Connect with Us

Shenim/Ndaleni represionin

Aktualitet

Shenim/Ndaleni represionin

Publikuar

-

Mos i trembni njerezit. Mos i godisni ata qe punojne. Ishte e tmerrshme te shikoje fallangat e tatimoreve tek mesynin neper dyqanet e lagjeve. Si banda.

Evazion ka ne gjithe boten. Edhe ne SHBA po deshet. Por nuk e bejne te vegjlit. Dhe nuk i shkon shteti te vegjelve te dera ne asnje vend te zhvilluar. U shkon vetem per kontrollet e higjenes. Por jo per taksat. Sepse parate i vjedhin te medhenjte. Dhe e bejne ne bashkepunim.

Eshte e lehte tu hakerrohesh te vegjelve. Ky aksion ka per te mbyllur shume prej tyre. Keta jane njerez qe kane punesuar veten sepse nuk kane qelluar nje nder ata 300 mije fatlumet. Tani meqe do i nxirni ne rruge, amendoni buxhetin. Rrisni fondet sociale, jepuni buke sepse nuk mund ti lani duart kaq kollaj

Ndaleni represionin. Kercenimet me gjoba jashte cdo llogjike dhe hakerrimet me burg jane cmenduri. Nuk mblidhen taksat me dhune. Shqiperia e 2015 nuk mund te jete Rusia e Jeltsinit.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Klodian Tomorri: Është cënuar siguria kombëtare

Mos e godisni ekonomine me forte se e keni sakaq ne dite te hallit.

Klodian Tomorri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Publikuar

-

Nga

Nuk u paraqit në Komision/ Blushi justifikon Metën: S’mund të anulonte axhendën e sotme

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy dokumenta ku arsyeton mungesën e Metës sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve për nismën e PS për shkarkimin e tij.

Blushi shkruan se axhenda e Metës ka qenë paracaktuar pasi sot ishte takimi me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Ai shton se Meta ka theksuar se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më datën 10 maj.

“Në përgjigje të interesimit të kolegëve gazetarë dhe pasi u njohëm me shpifjet dhe qëndrimet aspak korrekte të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, lidhur me arsyet e mospranisë së Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, sqarojmë se:

Në datën 28 prill 2021, siç faktohet edhe nëpërmjet këtij komunikimi zyrtar me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Presidenti i Republikës është vënë në dijeni me një kërkesë për takim, për në datën 6 maj 2021, të Ministres Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Në datën 29 prill 2021, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, në përgjigjen e dërguar për MEPJ ka shprehur zyrtarisht vullnetin e Kreut të Shtetit për takimin me znj.Edtstadler dhe po këtë ditë Drejtoria e Protokollit të Shtetit ka sugjeruar që takimi, sipas axhendës së përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë, të zhvillohej në datë 6 maj 2021, në orën 11:15 – 11:55.

Edhe ky sugjerim i propozuar, është mirëpritur nga ana e Presidentit Meta dhe është fiksuar në axhendë po atë ditë, më 29 prill 2021.

Ndërkohë në datën 5 maj 2021, Komisioni për Çështjet Ligjore, me anë të një komunikimi të përcjellë në rrugë elektronike dhe shkresore pas orës 14:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, ka kërkuar, që Kryetari i Shtetit të marrë pjesë në datën 6 maj 2021, ora 11:00, në një seancë dëgjimore.

Presidenti Meta, siç është bërë me dije edhe në shkresat e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot.1520/2, datë 5.5.2021 dhe nr. prot. 1533/2, datë 6.5.2021, drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, ka shprehur gadishmërinë e Tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por në datën 10 maj 2021.

Kjo edhe për shkak se axhenda e Tij për datën 6 maj 2021, ishte e paracaktuar dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe Qeveria, siç faktohet nga këto dy dokumenta, që provojnë edhe njëherë nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve të sotme të deputetëve të Kuvendit njëpartiak, gjoja për shmangien e Presidentit nga ballafaqimi me ta.

Ky komunikim zyrtar mes Institucionit të Presidentit dhe MEPJ, vërteton botërisht jo vetëm se Qeveria, nga i merr urdhërat Kuvendi njëpartiak, ishte në dijeni të axhendës së sotme të Kreut të Shtetit, por fakton para të gjithë shqiptarëve edhe banalitetin e pretendimeve të deputetëve në skadim mandati.

Sigurisht, që Presidenti i Republikës, nuk mund të anulonte apo të shmangte sot agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën ishin të planifikuara prej kohësh realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit, siç ishte edhe takimi i mëpasshëm me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Blofet e Kuvendit njëpartiak nuk çudisin më askënd, pasi ishte ky Kuvend, që për hir të Partisë i shtoi kushtet e integrimit europian Shqipërisë dhe shkallmoi pabesisht Marrëveshjen ndërpartiake të 5 Qershorit për Kodin Zgjedhor, pasojat e së cilës janë skandaloze me shumëfishim të krimeve zgjedhore.”, shkruan Blushi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  “Vetëm 10% e italianëve të infektuar me Covid-19”/ Klodian Tomorri: Imuniteti i tufës është shumë larg

LEXO EDHE:  By Klodian Tomorri/ The double incinerator affair

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Falimentimi i bizneseve dhe dashnori në shtrat

LEXO EDHE:  Gazetari i Top Channel sulmon Andi Bushatin/ Paratë që u vodhën në Bankën e Shqipërisë financuan portalin tënd

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE