LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irani, i gatshëm të bisedojë për Sirinë me këdo

8 Shtator 2015, 16:20, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite për mënyrat se si të zgjidhet konflikti civil në Siri.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Teheran, së bashku me homologun e tij austriak, Heinz Fischer, Rohani ka thënë se ?Irani do të ulet në çdo tryezë me vendet rajonale dhe fuqitë botërore, nëse rezultati do të ishte një e ardhme e sigurt, e qëndrueshme dhe demokratike për Sirinë?.

Megjithatë, ai ka thënë se Teherani nuk do të debatojë për të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, derisa të arrihet paqja.

?Prioriteti ynë është të ndalohet gjakderdhja, të sillet siguri dhe t?iu lejohet njerëzve të kthehen në shtëpitë e tyre. Më pastaj, mund të flasim për të ardhmen?, ka thënë Rohani.

Irani shiit, mbështetës kryesor i regjimit të Assadit, akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite, që është rivale e tij sunite, për mbështetjen e rebelëve dhe militantëve sirianë.

Lajmet e fundit nga