LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti i heq sot imunitetin Armando Prenges

7 Shtator 2015, 06:48, Aktualitet CNA

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet që të mblidhet Kuvendi  për seancë plenare.   Në këtë seancë të  parë për sesion e ri politik pas pushimeve verore,  ligjvënësit shqiptarë pritet të votojnë propozimin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të miratuar mbrëmjen e së dielës për heqjen e mandatit të deputetit për socialistin Armando Prenga.   Vendimi i Këshillit u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, ?Plagosje e rëndë me dashje? dhe ?Kanosje? në konfliktin e armatosur në Laç me 4 shtator, ku u plagosën 7 persona.   Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ishte i pranishëm vetë deputeti Prenga, i cili i cilësoi akuzat ndaj tij politike dhe aspak të vërteta. Prenga mohoi të ketë qenë i pranishëm në konflikt, apo të ketë qëlluar me armë mbi fisin Cali.   Nga ana tjetër organi i akuzës deklaroi se nga hetimet rezulton se Prenga ka përdorur dy herë armë zjarri.   Prokurori tha se në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja 4 automatik dhe 5 pistoletë dhe se nga verifikimi i Policisë Gjyqësore ka rezultuar se Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë. Sipas tij,  rrezikshmëria e veprave paraqitet e lartë dhe se Prenga nga akuzat rrezikon maksimumi një dënim me 15 vjet burg.

Rendi i ditës në seancën e sotme plenare

1. Shqyrtimi i njoftimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për arrestimin në flagrancë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Armando Prenga dhe i kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga (nenet 13, 118 dhe 119 të Rregullores) 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 27.07.2015 (neni 44, pika 2 e Rregullores) 3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores) 4. Miratimi i Programit të Punës të Kuvendit për periudhën 7 shtator ? 5 nëntor 2015 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores) 5. Miratimi i Kalendarit 3 javor ( 7 ? 24 shtator 2015) të punimeve të Kuvendit (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores).

Lajmet e fundit nga