LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eduart Ndocaj: Jam oponent me qeverine, vleresoj Ramen, LSI force korruptive, do punoj per PDK

7 Shtator 2015, 13:37, Aktualitet CNA

Ju do te jeni deputet i grupit parlamentar PS ?

Une dy vite me pare kam garuar per deputet ne qarkun Lezhe per aleancen e majte ?Rilindja? me shpresen se Shqiperise i duhej rrotacioni politik pasi maxhoranca e djathte kishte konsumuar shume pushtet dhe keqqeverisje, ndaj dhe une vendosa per nje ndryshim ne sherbim te qytetareve Lezhjane dhe per te gjithe qytetaret Shqipetare. Afrimi qe me bene mua drejtuesit e larte te PS-se qe nga kryetari Rama per te kandiduar ishte nje dakordesi e imja per te sherbyer integrimit e zhvillimit me te shpejte te vendit tim. Une gjithnje jam oponent me qendrimet e qeverisjes ne kushtet e varferise se sotshme, por asnjehere nuk thyej rregullat e mandatit e kontrates politike.

Si deputet i PDK, do te bashkepunoni me maxhorancen ?

Sot une jam i zgjedhur ne pozicionin e zv.kryetarit te Partise Demokristiane dhe do ti sherbej asaj, megjithese sot ne jemi te rreshtuar ne koalicion me maxhorancen dhe do te rrespektoj me rigorizitet vendimet politike te Partise qe une jam drejtues i saj. Normalisht perderisa jemi ne koalicion, ne do te bashkepunojme me maxhorancen ne interes te zhvillimit,mireqenies,progresit e integrimit te shpejte te Shqiperise ne BE.

Cili eshte vleresimi juaj per qeverisjen e rilindjes ?
ndocajNormalisht une kam rezervat e mia kryesisht per koalicionin me LSI-ne,une e kam konsideruar e vazhdoj ti mbetem mendimit se Partia e Metes ka nje filozofi te vetme, ate te pragmatizmit, te profitimit e korrupsionit. Persa i perket z.Rama une jam i bindur se ai eshte njeriu me i interesuar sot ne Shqiperi qe ta coje vendin perpara, te rrite mireqenien, stabilitetin e te integroje sa me shpejt Shqiperine ne familjen Europiane. Mendoj se qeverisja e sotme eshte treguar e mefshte ne reforma dhe proceset e tjera ne dobi te shoqerise.

Po vleresimi juaj per kryeministrin Rama ?

Z.Rama,eshte nje Kryeminister i ri,vital e me te ardhme por duhet me i shtrenguar me aleatin kryesor te tij LSI pasi duket se do te kete pasoja jo vetem per qeverisjen por me keq, per te gjithe shoqerine shqipetare.Besoj se Rama do te kete nevoje edhe per keshillat e oponenteve sic jam une pasi demokracia kristiane sjell mendim te shendoshe ne interes te kombit.Ne demokristianet do te sherbejme edhe ne maxhorance,por duke afruar modelin e mire e te shendoshe ne favor te qytetareve pa kurrefare kompromisi me ata qe bashkepunojne me krimin,trafiqet dhe aferat korruptive./Telegraf

Lajmet e fundit nga