LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli ia ndërpret burgun kërcënuesit të ministrit e djalit të kryeministrit

7 Shtator 2015, 13:25, Kosova & Bota CNA

Morina, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale të kanosjes, parashikuar sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe ishte dënuar me tre muaj burgim. E njëjta gjykatë po ashtu, ndaj tij kishte caktuar masën e paraburgimit, deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Sipas vlerësimit të kolegjit penal të Apelit, nuk ka arsye ligjore për caktimin e paraburgimit konform Kodit të Procedurës Penale, ngase nuk ekziston rreziku i përsëritje së veprave penale.

?Kjo kur kihet parasysh fakti se gjykimi është mbajtur, dënimi iu ka shqiptuar dhe në seancën e shqyrtimit fillestar, i pandehuri i ka pranuar veprat penale, është penduar për to, si dhe të dëmtuarve (Arban Abrashi dhe B.M.), u ka kërkuar falje publike?, thuhet në njoftim e Gjykatës së Apelit.

?Gjykata e Apelit konstaton se nuk ka rrethana të posaçme që arsyetojnë frikën e bazuar, se me ndodhjen e tij në liri, do të mund të përsëriste veprat penale, ndaj vlerëson se masa e paraburgimit kundër të pandehurit është e pajustifikueshme?, ka thënë ai

Lajmet e fundit nga