Connect with Us

Akuzat e opozitës, Tahiri i kërkon Prokurorisë që të hetojë

Politikë

Akuzat e opozitës, Tahiri i kërkon Prokurorisë që të hetojë

Publikuar

-

Akuzat e hedhura në publik nga një ish-oficer policie dhe nga opozita në drejtim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë qenë objekt i bisedës së zhvilluar mes këtij të fundit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Takimi mes dy zyrtarëve ka nisur rreth orës 17:00 dhe ka zgjatur për 40 minuta. Në fund të tij, ministri Tahiri, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve tha se akuzat e hedhura në publik në drejtim të tij do të jenë objekt hetimi nga organi qendror i akuzës.

“Kërkova që Prokuroria të nisë hetimet për gjithçka është hedhur në publik nga politika dhe ish-oficerë të policisë. Ajo që më intereson më shumë në këto momente është që të hetojnë institucionet. Politika të heshtë dhe të flasë atëherë kur të kenë përfunduar hetimet”, tha Tahiri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dita e të Drejtave të Fëmijëve/ Presidenca vishet ngjyrë blu

Publikuar

-

Nga

Dita e të Drejtave të Fëmijëve/ Presidenca vishet ngjyrë blu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit është veshur me ngjyrat blu.

Presideca është solidarizuar në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”.

Kreu i Shtetit Ilir Meta, deklaron se është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.

“Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët.

LEXO EDHE:  Lubonja ‘kryqëzon’ Grida Dumën: Çfarë ishit duke bërë deri dje?

LEXO EDHE:  “Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris”/ Gjergji Thimo publikon numrin e dosjes dhe i kërkon “llogari” Fatos Nanos

E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.”, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Organet kompetente të nisin menjëherë hetimet”/ Spahia: Po tentohet tjetërsimi i provave

Publikuar

-

Nga

“Organet kompetente të nisin menjëherë hetimet”/ Spahia: Provat po tjetërsohen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha detaje për denoncimin e bërë mbrëmjen e djeshme nga kryedemokrati Lulzim  Basha për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid.

Spahia u shpreh se organet kompetente duhet të nisin menjëherë hetimin në mënyrë që të mos tjetërsohen provat.

 “Është detyra e organeve kompetente që të bëjnë një hetim për denoncimin e kryetarit të PD. Kryetari mbrëmë denoncoi me evidenca të qarta një skandal të jashtëzakonshëm. U denoncua një mashtrim i kryeministrit dhe qeverisë sa i përket shifrave të vdekshmërisë. Është një fakt i rëndë të mashtrihen qytetarë shqiptarë. Është një akt i shëmtuar që meriton vëmendjen e cdo qytetari. Sic bëri thirrje kryetari hetimin e domosdoshëm, të nisë menjëherë pa humur kohë, në mënyrë që të mos ketë mundësi askush të tjetërsojë provat. Të jeni të binur se kryeyari Basha i vijnë informacione të detajuara nga burime të besueshme. Por i takon organeve kompetente të zbardhin këtë situatë. Nuk ishte një risi, ishte një dokumentin i  një fakti. Çdo qytetar ëhstë i njohur me faktin që shumë prej persiave që vdesin nga koronavirusi nuk regjistriohen si të tillë”, deklaroi Spahia.

Më tej, ish deputeti sqaroi se në dokumentin e publikuar bëhet fjalë për persona të cilët kanë humbur jetën në dy spitalet Covid dhe janë transferuar në morg, ndërkohë që nuk janë raportuar.

Të gjithë ata persona janë transferuar në morg nga dy spitalet Covid. Janë perosna që kanë humbur jetën dhe janë transferuar nga dy spitalet Covid. Sipas demokratit një manipulim i tillë është bërë për të treguar se situata e pandemisë është mirë.

LEXO EDHE:  “Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris”/ Gjergji Thimo publikon numrin e dosjes dhe i kërkon “llogari” Fatos Nanos

LEXO EDHE:  “Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris”/ Gjergji Thimo publikon numrin e dosjes dhe i kërkon “llogari” Fatos Nanos

Qëllimi për të mbajtur një flamur sikur  e kemi mirë situatën e pandemisë. Duhet të jemi të qratë se metoda me tampon është një nga metodat e zbulimit. Është e qartë se ka një politikë të strukturave qeveritare për ta ulur atë numër. Duhet të mbajnë përgjegjësi strukturat, kryeminisri, duhet ti japin përgjigje të qartë. U takon organeve hetimore të ndërmarrin hapa urgjentë në mënyrë që të mos tjetërsohen provat. Prokuroria duhej të shkonte në morgun e Tiranës të merrte të gjitha dokumentet e nevojshme.Të gjitha vdekjet që kanë ndodhur në dy spitalet Covid, duhet të kategorizohen vdekje nga Covid. Ne biem dakord që në ato spitale trajtohen persona të sëmëurë me Covid. Faktet tani janë aty”, tha Spahia për “ABC News”./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Prokurorë hetoni, provat janë aty”/ Basha: Rama po bën politikë me vdekjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi akuzat që ka hedhur ndaj qeverisë sa i takon viktimave nga Covid-19.

Në një dalje për emdia, Basha tha se kryeminsitri Edi Rama po del shpesh në konferenca për të manipuluar shifrat reale, duke u bërë thirrje prokurorëve që të nisin hetimet.

Për kreun demokrat, Rama është përgjegjës për situatën ku ndodhet vendi.

“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

LEXO EDHE:  “Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris”/ Gjergji Thimo publikon numrin e dosjes dhe i kërkon “llogari” Fatos Nanos

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Vlorë?/ Rama ndryshon strategji

Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE