Kuriozitete
Tre motra lindin në të njëjtin ditë e në të njëjtin spital
Tre motra irlandeze, kanë lindur fëmijë në të njëjtën ditë e në të njëjtin spital. Motrat lindën fëmijët në spitalin Mayo në Castlebar ne 1 shtator. Ato u shprehen që këtë gjë nuk e kishin planifikuar, por thjeshtë kishte ndodhur. Stafi në këtë spital u shprehen se te tre foshnjat janë shumë mirë me shëndet. Mairead FitzPatrick, lindi e para në orën 03:25 sipas orës lokale. Ajo lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Thmoas Og. Joeline Godfrey, lindi vajzën Sorcha në ora 11:00. Kurse në orën 20:30 lindi motra tjetër, Bernie Ward, dhe lindi një djal të cilin e quan Phelim. Edhe mjekët në këtë spital janë të surprizuar nga kjo koiçidencë. “Të gjithë po flasim për këtë gjë” “Asnjëherë nuk ka ndodhur që të kemi 3 motra shtatëzënë e në të njëjtin spital”, është shprehur infermierja, Mary Samlon.