LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvrasja e efektivit në Berat, dyshohet për borxhet e kumarit

5 Shtator 2015, 07:31, Kronika CNA

Hetimet e policisë hedhin dritë mbi shkaqet që çuan policin e patrullës së Beratit drejt vetëflijimit. 41-vjeçari Ilir Nano bashkëjetonte me një grua pas divorcit dhe kishte probleme financiare

Ilir Nano, efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Beratit që i dha fund jetës dy ditë më parë me armën e shërbimit, ishte baba i dy fëmijëve. Ai ka shërbyer në sektorë të ndryshëm të policisë, në zonën e Beratit dhe Skraparit, ndërsa së fundmi ishte pozicionuar në ?Patrullë?. Konkluzioni paraprak i dhënë ditën e djeshme nga Policia e Beratit lidhet me gjendjen e rënduar depresive të efektivit.

Lajmet e fundit nga