LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetevendosje akuzon Mustafen: Po qeveris me SHIK-un

5 Shtator 2015, 15:06, Kosova & Bota CNA

Nuk ndalen polemikat mes lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Isa Mustafa, të cilat pak kohë më parë degjeneruan edhe një një gjuhë ofenduese nga ana e shefit të Qeverisë. Këtë radhe, kreu i Vetëvendosjes i është përgjigjur Isa Mustafës lidhur me komentin e tij që lëvizja është një organizatë me mekanizma kriminalë.

?Kur vjen puna tek mashtrimi, Isa Mustafa mund të merret si shembull studimor nga departamentet universitare?, e nis reagimin Visa Ymeri, në një postim në rrjetet sociale.

?Ky njeri, që flet për respektim të të drejtave të barabarta të gruas, por që i gjykon gratë të padenja për të protestuar përballë tij, që flet për shtrirje të sovranitetit në Veri ndërkohë që i jep Serbisë Zajednicën, ka vazhduar me mashtrime të reja. Pafytyrësia nuk është strategji apo taktikë e tij, është esencë kryesore?, shkruan Ymeri.

Ai vijon duke thënë se Mustafa i përket një partie që shumë shpesh është ankuar për SHIK-un dhe veprimtarinë famëkeqe të kësaj organizate kriminale-politike, e cila, sipas tij, edhe i ka vrarë disa figura të njohura të LDK-së.

?Por, sa herë që lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nënshkrimet për të hetuar SHIK-un, LDK-ja e kryesuar nga Mustafa nuk i ka dhënë nënshkrimet. Arsyet mund të jenë vetëm frika prej SHIK-ut, ose bashkëpunimi me të. Ose të dyja. Së fundmi Mustafa ka pranuar që kreun e SHIK-ut ta vërë në krye të institucionit më të rëndësishëm të vendit, pra në krye të Kuvendit. Mustafa ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës me SHIK-un, të cilin dikur e akuzonte nëpër media e nëpër tubime. Pra ose po e drejton Mustafa SHIK-un, ose po e drejton SHIK-u Mustafën?, shkruan Ymeri. /tesheshi.com/

Lajmet e fundit nga