LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari Collaku padit "Syrin" e Cim Pekes

4 Shtator 2015, 15:13, Aktualitet CNA

Gazetari Basir Collaku denoncon vjedhjen e intervistes me Zaganin nga portali Syri.net. Ne nje postim ne Facebook ai sqaron rrethanat e nje publikimi te paautorizuar.

“Profesionalisht u ndjeva i detyruar te sqaroj diçka serioze ne punen time si gazetar. Pak dite me pare une kam bere nje interviste, me ish-shefin a Antitrafiqeve te Drejtorise se Policise se Fierit, Dritan Zagani. Intervista eshte bere edhe me kamera. Pasi e kam punuar une kam rene dakort me Gazeta Shqiptare dhe News 24, per ta botuar. Kete media se pari e falenderoj per korrektesen serioze e profesionale. Interesi i perbashket ishte thjesht lajmi. Asgje tjeter. Ndersa do te dilte pjesa e dyte e kesaj interviste,nje pjese te ketij materiali te zbardhur ,ne oret e vona te mesnates e publikon portali Syri .net. Natyrisht jo te marre as autorizuar nga une per publikim. Nuk di si e kane vjedhur apo marre dhe botuar pa dijenine time, duke demtuar punen e sherbyer dikujt tjeter per interesa te dyshimta. Kta te pazot e te paafte, te rritur nen hijen e ushqyesve dine ti sherbejne gjithkujt por jo te vertetes e punes se atij qe e ben. Ne materialin e botuar nga ky portal, Syri.net, ka abuzim dhe pasaktesi qellimkeqe per te perfituar per synime qe anojne nga puna e piset. Zagani ne intervisten e tij nuk ka pohuar asnje fjali se trafiku i droges behej me skafin nen pronesine e z. SAJMIR Tahiri, minister i brendeshem. Ne intervisten e tij Zagani thote se kam hetuar dhe kusherinjte e ministrit qe perdornin skafin dhe makinen e tij, ndonese ishin kontigjent te trafikut te dr, nuk kane bere trafik me keto mjete. Sepse pohon Zagani, ata kishin mundesi te tjera e logjistike mbeshtetese te madhe. Kjo eshte nje shpifje dhe abuzim qellimshemtuar i Portalit Syri.net, ne publikimin e nje pjese te intervistes se bere e cila ishte nisur publikimin e plote dhe shume korrekt ne Gazeta Shqiptare dhe News 24, te cilet i falnderoj serish per korrektesen. Njeheresh i ftoj te botojne te plote duke e shoqeruar me materialin video, te cilin e ka eksluziv vetem Gazeta Shqiptare dhe News 24. Syri nuk mundet e as duhet te vjedhe punen e asnje gazetari, nese do te mbetet pjese e medias. Por une do kerkoj dhe ne rruge gjyqsore te me zhdemtojne per kete grabitje pune dhe imazhi”, shkruan Collaku.

 

Lajmet e fundit nga