LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festivali i rrushit dhe veres, Rahoveci mbledh mijera vete ne HardhFest

4 Shtator 2015, 14:25, Ekonomi CNA

Rahoveci mbledh mijëra vetë këtë fundjavë, në një festival të rrushit dhe verës. Komuna e njohur për vreshta e verë të mirë mirëpret ?HardhFest?, një festival ku përveç shijimit të verës, do të këndojnë artistë të njohur nga hapësirat mbarëshqiptare.

Ky festival do të mbahet më 5 dhe 6 shtator nën përkujdesjen e veçantë të ministrit të Bujqësisë, Memli Kransiqi dhe kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Sipas Krasniqit, ky festival është mundësi e mirë për të promovuar tokën dhe bujqësinë e Kosovës.

??HardhFest? apo festivali i vjeljes së rrushit është duke marr një dimension të ri dhe besoj po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative në Kosovë në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe atë promovues dhe kulturor?, u shpreh ministri Krasniqi gjatë një konference për media.

Kurse, Afrim Zharku, nga këshilli organizativ i ?HardhFest?, tha se këtë vit  organizimit i janë bashkangjitur të rinjtë nga gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Për ata të cilët vijnë nga vende më të largëta, ?HardhFest? ka ngritur edhe tendat, në të cilat mund të kalojnë natën të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet e fundit nga