LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra shqetësuese, kosovarët po heqin dorë nga shtetësia

3 Shtator 2015, 16:00, Kosova & Bota CNA

Sali Haliti ka vizituar të enjten Departamentin për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Prishtinë, për të tërhequr shtetësinë e djalit të tij i cili ka vendosur që të marrë pasaportën gjermane.

Haliti mendon se djali i tij dhe të gjithë shqiptarët e Kosovës që po heqin dorë nga shtetësia, janë të detyruar për ta bërë një gjë të tillë nëse duan të kenë shtetësi gjermane, pasi ky vend dhe disa vende tjera europiane nuk lejojnë dy shtetësinë.

Por, vetë Haliti ka vendosur që të jetojë në Gjermani pa e marrë shtetësinë gjermane, vetëm që ta ruajë shtetësinë kosovare.

?Arsyeja është se jemi pranë kufirit me Zvicrën dhe pagesa është më e madhe. Deri më tani nuk ka tentuar as ai por shkaku i pagesës. Ai që e humb shtetësinë është i humbur edhe vet se asgjë tjetër më shumë. Këtë ia kam thënë edhe djalit. Të gjithë mendojnë se e marrin një pagë a diçka më shumë për një perspektivë më të madhe, por prapë se prapë asgjë?, shprehet Haliti.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më tani, mbi 33 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia për të marrë shtetësinë e vendeve europiane ku jetojnë.

Vetëm të enjten numri i kosovarëve që hoqën dorë nga shtetësia shkoi në 42, ndërsa shifrat në vazhdimësi janë në rritje.

?Numri i kërkesave për lirim nga shtetësia gjatë periudhës janar-gusht 2015 ka qenë 3 mijë e 604. Prej tyre, vendime pozitive ose lirim nga shtetësia janë 3 mijë e 436, vendime negative ose refuzim 41 dhe në pritje të vendimit janë 127.

Arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia është marrja e një shtetësie tjetër të një shteti të Bashkimit Europian që nuk lejon mbajtjen e dy shtetësisë?, deklaroi Rroksana Qarri nga Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qarri ka treguar se qytetarët të cilët kërkojnë heqjen e shtetësisë, të gjitha dokumentacionet i kompletojnë nëpër komunat e tyre, pasi që ata duhet të heqin dorë nga do gjë që kanë pasur në Kosovë.

Pas kësaj procedure, Ministria e Brendshme ka obligim që brenda 90 ditëve t?i lirojë nga shtetësia, por vendimet merren gjithmonë brenda dhjetë ditëve.

Por, procedurat për rimarrjen e shtetësisë për qytetarët që e heqin atë, janë më të vështira.

Drejtoresha e Zyrës për Informim, Rroksana Qarri ka sqaruar se ligji për shtetësi ju garanton rifitimin e shtetësisë të gjithë personave që kanë humbur atë, por përgjigjja në kërkesa të tilla bëhet brenda 180 ditëve.

Lajmet e fundit nga