LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mustafa takohet me shefin e misionit të FMN-së për Kosovën

3 Shtator 2015, 16:30, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në një takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Jacques Miniane.

Siç njoftohet në një komunikatë për shtyp nga Kryeministria, gjatë takimit u bisedua për zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për procesin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë në zhvillimin ekonomik, performancën pozitive fiskale si dhe ecurinë e proceseve të tjera ekonomike në vend.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga qeveria e Kosovës, duke theksuar se ecuria e programit të Kosovës me FMN-në është më pozitive se që është pritur dhe kjo për shkak të treguesve pozitiv në ekonomi.

Lajmet e fundit nga