LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyq për monumentin e Skënderbeut

3 Shtator 2015, 15:00, Kulturë CNA

Që prej vitit 1968, kur monumenti i heroit kombëtar, Skënderbeu, u vendos në qendër të Tiranës, imazhet e kësaj vepre të kthyer në simbol kanë qenë shoqëruese jo vetëm të ndryshimeve të kryeqytetit, por edhe të dhjetëra fotove që shumëkush mund të ketë shkrepur aty.

Por, përdorimi i imazhit të këtij monumenti në pasaportën biometrike pa marrë lejen e trashëgimtarëve të skulptorit të popullit Odhise Paskali, ka hapur siparin për një proces të rrallë në Gjykatën Civile.

Vajza e skulptorit, Floriana Paskali, kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar me kërkesë-padinë kundër Ministrisë së Brendshme, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Financave. Sipas paditëses, që përfaqësohet në gjykim nga avokati Thimio Kondi, riprodhimi i kësaj vepre është kryer në formën e grafikës në pasaportat e reja biometrike që u janë shitur shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është shkelur ligji për të drejtën e autorit.

?Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj?, shpjegon avokati.

Ja ku është abuzuar me ligjin sipas qëndrimit të paditësve: ?Ligji e përcakton qartë ku lejohet dhe ku jo përdorimi i një vepre artistike. Nëse bën një foto dhe e vendos në ambient personal, nuk ka problem. Por, nëse nga kjo foto nxjerr fitime, kemi shkelje të së drejtës së autorit. Në këto raste, duhet leja e autorit apo trashëgimtarëve?.

Në seancën e zhvilluar nga gjyqtarja e çështjes Brunilda Kadi, ju la kohë palës së tretë, Avokaturës së Shtetit, të jetë e pranishme.

Lajmet e fundit nga