LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OKB: Gjatë gushtit u vranë 1.325 irakianë

2 Shtator 2015, 15:35, Kosova & Bota CNA

Rreth 318 vrasje sipas këtij raporti janë regjistruar në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad.

Në raport, siç transmeton AA, vihet në dukje, se mes viktimave 585 janë civilë dhe 740 pjesëtarë nga forcat e sigurisë irakiane, duke përfshirë edhe anëtarët e milicisë pro-qeveritare.

Ndërsa 1.811 persona u plagosën gjatë të njëjtës periudhë, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe dhunës në Irak.

Sipas të dhënave nga Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) në muajin korrik, 1.332 persona u vranë dhe 2.108 të tjerë mbetën të plagosur në të gjithë vendin.

Iraku ka qenë i karakterizuar nga mungesa e ushtrimit të autoritetit të shtetit në disa rajone të tij, që nga qershori i vitit të kaluar, kur organizata terroriste DAESH pushtoi dhe mori nën kontroll Mosulin.

Lajmet e fundit nga