LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë; konsumatorët, më të prekurit nga paketa e re fiskale

1 Shtator 2015, 16:20, Ekonomi CNA

Nëse deri më sot, e martë, qytetarët e Kosovës ishin të pangarkuar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në produktet farmaceutike, tani e tutje si pasojë e TVSH-së së vendosur, ata do të paguajnë më shtrenjtë për barnat që blejnë.

Konsumatorët e ndiejnë barrën buxhetore që në ditën e parë të hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale, sipas së cilës norma e TVSH-së te barnat rritet nga zero në 8 për qind.

?Sot më duket se pagova afërsisht 50 cent më shumë se herët e kaluara. Një ilaç sot e kishte çmimin 10 euro e 30 cent, ndërsa dje ka qenë 9 euro e pak?, u shpreh Hyrie Ymeri, qytetare e Prishtinës.

?Barnat duhen rritur me 8 për qind, megjithëse kam dëgjuar se do të hiqet dogana e barnave. Ne i kemi kryer tashmë furnizimet me barna dhe çmimi duhet të rritet me 8 për qind?, tha Hyrmet Nebiu, farmacist.

Për njohësit e çështjeve ekonomike, paketa e re fiskale ndikon negativisht në xhepin e konsumatorëve, por ka efekte pozitive në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo pasi, sipas legjislacionit në fuqi, nga sot hiqet TVSH-ja e produkteve të lëndës së parë dhe makinerive prodhuese. Kjo, sipas Këshillit të Invesitorëve Europianë, mundëson rritjen e prodhimit, gjeneron vende të reja pune dhe ndikon në rritjen e të ardhurave buxhetore.

?Me këtë paketë, bizneset parashikohen të kenë lehtësira fiskale, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik, duke ndihmuar prodhuesit vendas që ta kenë më të lehtë prodhimin e tyre. Ata lirohen nga TVSH-ja ndaj lëndës së parë dhe makinerive. Ndërsa në anën tjetër, sa u përket konsumatorëve, kjo krijon një barrë ndaj tyre, të cilën do ta ndienjë përmes rritjes së çmimeve?, tha Shpend Balija, drejtor i Këshillit të Investitorëve Europianë në Kosovë.

Ajo çfarë mbetet ende për t?u sqaruar, e që konsiderohet e rëndësishme, është lista e produkteve të lëndës së parë dhe llojet e makinerive prodhuese, që do të çlirohen nga TVSH-ja.

?Ne si këshill bëjmë apel, që materialet e lëndës së parë të çliruara nga TVSH-ja, lista e tyre të jetë gjithëpërfshirëse, si dhe të merren parasysh kërkesat e bizneseve, se cilat produkte të lëndës së parë duhen çliruar nga TVSH-ja. Kjo sepse, nëse në fund nuk çlirohet një sasi e madhe e lëndës së parë dhe makinerive, atëherë kjo paketë fiskale nuk do ta ketë efektin të plotë?, tha më tej Shpend Balija.

Sipas paketës së re fiskale, është bërë shkallëzimi i TVSH-së, duke e zbritur atë nga 16% në 8 për qind për produktet e shportës dhe shërbimet publike, ku përfshihen energjia, ngrohja dhe uji, por TVSH-ja është rritur me 18 për qind për të gjitha produktet e shërbimet e tjera.

Kjo do të thotë se, qytetarët e Kosovës do të ballafaqohen me rritje të përgjithshme të çmimeve, duke filluar nga nënproduktet e naftës, shërbimet e internetit etj, e për këto të fundit kompanitë kanë njoftuar opinionin publik se faturat do të përllogariten me normën e TVSH-së prej 18 për qind.

Pritet të ketë ulje automatike të çmimit të energjisë elektrike, ngrohjes qendrore dhe ujit, ndërsa ulja e çmimit në produktet e shportës, ku TVSH-ja është 8 për qind, është në vullnetin e bizneseve.

19:17 Ekonomi

Bie rubla ruse

Rënia e aksioneve në bursa që nga Evropa, në Azi e në kontin...

Lajmet e fundit nga