Connect with Us

Aktivistët e Vetëvendosjes i këpusin dhunshëm rrethojat shtesë të qeverisë

Kosova & Rajoni

Aktivistët e Vetëvendosjes i këpusin dhunshëm rrethojat shtesë të qeverisë

Publikuar

-

​Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një aksioni të zhvilluar sot kanë këputur rrethojat shtesë që i ka vendosur Qeveria e Kosovës

Qeveria ditë më parë ka shtuar rrethojat rreth ndërtesës së saj për çështje sigurie.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi kishte thënë se kjo nuk ka ardhur si rezultat i kërcënimeve të Vetëvendosjes por si masa sigurie ndaj ISIS’it.

Ndryshe, i pari i Kuvendit Kadri Veseli i kishte larguar rrethojat në hapësirënt përreth pas protestave të veteranëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Thaçi mesazh të fortë/ “Nëse nuk ruhet partneriteti me SHBA dhe BE, rrezikohet liberalizimi i vizave”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh shumë të fortë përsa i përket liberalizimit të vizave.

Teksa ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, Thaçi deklaroi se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.

“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, me NATO-n, e në veçanti me SHBA-të. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Kreu i Shtetit në televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, nëse nuk ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, rrezikohet liberalizmi i vizave.

LEXO EDHE:  Kosovë, Qeveria planifikon dyfishim të tatimit mbi biznesin

LEXO EDHE:  Izraeli në krizë politike/ Çfarë vendosi Gjykata për Kryeministrin

“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”, nënvizoi Thaçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përplasje me armë në kazino/ Vritet 22 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje në një kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:47 të mëngjesi, ku katër persona të armatosur kanë hynë në kazino dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.

LEXO EDHE:  VKM/ Krijohet Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizimeve, hapet Konsullatë në Mynih

LEXO EDHE:  Izraeli në krizë politike/ Çfarë vendosi Gjykata për Kryeministrin

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Pas deklaratës së Metës/Ndoka: Rama e dinte me kohë, ndoshta na surprizon

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të takimit/ Rama i tregon dhëmbët Metës

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE