Connect with Us

Zjarr në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe tokë

Kronika

Zjarr në Velipojë, digjet një shtëpi dhe një sipërfaqe tokë

Publikuar

-

Një zjarr ka rënë në orët e pasdites së kësaj të hëne në Velipojë, në vendin e quajtur Rec i Ri.

Lajmi është bërë i ditur përmes postimit të fotove nga përdoruesit në rrjetet sociale, në të cilat shihet se flakët kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

LEXO EDHE:  Zjarri në Majën e Rrunës/ Flakët jashtë kontrollit mbi tunelin e Kalimashit

Mësohet se forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë vënë nën kontroll situatën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident në Berat/ Shoferi përplas tre makina të parkuara, dy persona të lënduar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në Berat ku shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Pak metra më tutje ai është përplasur edhe me 3 mjete të tjera, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy persona.

Të lënduarit po marrin mjekimin nga mjekët dhe janë jashtë rrezikut për jetën.



Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe  me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdorim detyre dhe mashtrim/ SHÇBA vë në pranga komisarin e “Fast Albania”

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

SHÇBA ka vënë në pranga Komisarin me iniciale F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania”, pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Ekzekutimi i vendimit penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan erdhi pasi kjo Gjykatë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg”.



Komisari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

LEXO EDHE:  Video-Shpërthejnë dy bombula gazi në Durrës/ Ish-hotel Vollga përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina e shefit të policisë së burgut

Në kuadër të këtij procedimi penal, SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë edhe punonjësin e policisë, Inspektorin me iniciale S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penal dhe kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK mbyll hetimet/ Kërkon 10 vite burg për “kokën” e grupit të Shijakut

Publikuar

-

Nga

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen 339, në kuadër të operacionit ”VolVo 4” duke kërkuar 10 vite burg për kreun e grupit kriminal të Avdylajve, Astrit Avdylaj.

4 grupe kriminale u goditën në Brengosë të Hasit në 21 tetor të 2018 dhe pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit “Avdylajt” e Shijakut.



Astrit Avdylaj i cili u lirua nga burgu në korrik 2021, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, akuzohet për veprën penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafik i lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE