LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze: Koço Kokëdhima, një aleat i opozitës në betejën kundër Edi Ramës

31 Gusht 2015, 08:02, Aktualitet CNA

Ne nje analize mbi emerimin e Koço Kokedhimes si komisar politik per jugun nga Edi Rama, Mero Baze thekson se kjo eshte nje veper e kryeministrit i cili mban pergjegjesite per kete lloj organizimi, por ne asnje rast sipas tij opozita nuk ka pse shqetesohet. Per Bazen reagimi i PD eshte nje gabim trashanik, sipas tij Kokedhima eshte nje aleat me shume per PD deri ne zgjedhjet e vitit 2017.

Mero Baze shkruan: 

Partia Demokratike ka protestuar ndaj ndarjes së re organizative të Partisë Socialiste, duke harxhuar për këtë çështje një konferencë shtypi. Kryetari i Grupit Parlamentar të kësaj partie, e ka quajtur një skandal të madh emërimin e Koço Kokëdhimës si përgjegjës politik për rajonin e jugut, ku përfshihet Qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës dhe ka vazhduar me retorikën e dyshes Rama- Kokëdhima.

Ky është ndoshta një rekord historik botëror, kur një parti në opozitë e keqorganizuar, madje e ç?organizuar, me struktura politike jostatutore dhe me një kryetar që pyet çdo mëngjes njerëzit e shtëpisë a është më kryetar, të protestojë publikisht, madje me një profil të lartë politik, për formën e organizimit të partisë kundërshtare në pushtet, e cila e ka rimundur thellë vetëm disa muaj më parë. Se çfarë pune ka Partia Demokratike se si do të organizohet kundërshtari i saj politik, këtë vetëm Lulzim Basha mund ta kuptojë. Nëse socialistët janë duke u keqorganizuar, atëherë demokratët nuk kanë pse mërziten, duhet të gëzohen. Nesë janë duke u mirëorganizuar, duhet të shqetësohen, por jo të protestojnë, po të punojnë që t?i mundin.

Skema e re organizative e socialistëve është një ide politike e kryetarit të saj dhe është përgjegjësi e tij. Ajo nuk është as anti-ligjore, as shkelje e ndonjë ligji të shtetit shqiptar dhe mbi të gjitha, as ndonjë fenomen korruptiv që të shqetësojë opozitën shqiptare, e cila gjen ndonjë që nuk ka ikur me pushime dhe e nxjerr në konferencë shtypi.

Të bësh betejë si opozitar përse Rama përzgjedh Kokëdhimën të drejtojë partinë e tij në Jug, do të thotë të kesh vrarë përfundimisht shpresat se do ta fitosh ndonjëherë jugun dhe merresh  me kundërshtarin sesi ta qeverisë më mirë, apo më keq.

Problemi i Kokëdhimës si drejtues i socialistëve në Jug nuk është problem i opozitës, por nëse ekziston si i tillë, është problem i shumicës. Nga disa parametra formal, Kokëdhima ka dalë fitues i 21 Qershorit, ka mundur të fitojë pesë njësitë bashkiake që kishte nën kujdestari, edhe pse në disa e ngushtoi rezultatin frikshëm, duke e vënë në dyshim. Natyrisht që nuk ka ndonjë meritë të madhe, pasi bashki si Vlora, Himara, ishin të fituara paraprakisht, ndërsa Saranda u bë më e vështirë prej alergjisë që kanë prej emrit të tij, duke rënduar ndoshta pa të drejtë, emrin e kandidates së panjohur që përzgjodhi. Në Konispol dhe Vurg, ai u bë protagonist i një beteje dhe me karakter etnik, por ia doli të fitonte me kandidatët e tij.

Nga kjo pikëpamje, Kokëdhima nuk mund të quhet problematik. Koço Kokëdhima është problematik si model për socialistët, por ky është problem i tyre dhe jo i opozitës.

Problemi që prodhon Kokëdhima brenda së majtës, sidomos në Jug, është se ka një vendimarrje personale, së cilës i hapet gjithnjë rrugë nga Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste. I vetmi rast kur Rama ka folur kundër Kokëdhimës, ishte rasti Doshi, kur Kokëdhima tentoi të bënte si negociator i Ramës, ndërsa ky i fundit e goditi publikisht, duke marrë kështu një plumb ?rikoshet? dhe Kokëdhima.

Por, në rastet e tjera, Kokëdhima është një vendimarrës i papërgënjeshtruar. Ai ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit, duke kontrolluar dhe emërimet më banale në zonat e veta dhe duke qenë një mbikqyrës i bizneseve dhe problemeve të tyre. Nuk them se është një gjobvënës i tyre, por ata nuk ndjehen aq të sigurtë nëse nuk kanë mbështetjen e tij. Shumë socialistë nga Vlora në Sarandë e kanë testuar fuqinë e veprimeve të tij politike dhe e kanë pranuar se ai ka një mandat të pashpallur për superdeputet.

Por, nesë ka një problem profili politik i Kokëdhimës për momentin, është qëndrimi i tij ndaj drogës dhe sidomos kultivimit të hashashit. Qeveria e Edi Ramës u bë ylli i Brukselit kur goditi Lazaratin pak më shumë se një vit më parë, ndërsa këtë vit, duhet thënë pa hezitim, se kultivimi i hashashit ka ndryshuar gjeografinë, por jo sasinë. E vetmja gjë pozitive është se policia mund të hyjë dhe po hyn kudo që gjen, pra nuk ka zona të lira krimi, por ka një shpërthim të kultivimit të tij. Në këtë pikë, një rol kyç ka luajtur Koço Kokëdhima, i cili me qëndrimet e tij publike pro drogës dhe me një mendjelehtësi për të mos u kundërshtuar publikisht, madje dhe u dënuar, ka bërë të përkthehet kjo si një politikë zyrtare. I vetmi që ka folur qartë kundër tij është Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm, që e ka quajtur kriminale politikën e tij, por kjo vetëm sa ka armiqësuar raportet personale të Tahirit me Kokëdhimën, por në publik është përkthyer si një triumf i Kokëdhimës. Gjatë muajve të verës kam konstatuar vetë në disa fshatra në jug dhe në vendlindjen time parcela hashashi dhe një pafuqi të policisë për të bërë betejë fshat më fshat, pikërisht për shkak të dëmit që ka bërë qëndrimi i pasulmuar i Koço Kokëdhimës ndaj hashashit.

Kultivimi masiv i hashashit ka një justifikim për shkak të varfërisë, por është iluzion se ai ndihmon të varfërit. Ata që mbjellin janë ish-trafikantët që mbillnin në Lazarat, të cilët thjesht kanë ndryshuar tokat që zaptojnë. Asnjë ndihmë ekonomike nuk shkon tek fshatarët e varfër dhe as tek zonat e pazhvilluara. Fshatrat në jug këto javë janë në telashe me njerëz me maska që ruajnë hashashin e trafikantëve dhe që në darkë dëgjojnë se po kanë ndonjë hall, për këtë duhet të sqarohen me Koço Kokëdhimën. Ky është një problem që duhet ndarë qartë dhe për të cilin duhet një qëndrim i prerë. Ideja e legalizimit të hashashit, përveçse është një banalitet i rrezikshëm, është dhe një tregues se sa pa ide janë ?baballarët e kapitalizmit shqiptar?, të cilët në fund dorëzohen të gjithë tek ideja e ndonjë thesi droge në sup.

Unë nuk mendoj se socialistët në Jug do të forcohen ose dobësohen me caktimin e Kokëdhimës si Komisar i Jugut. Kokëdhima ka vetëm disa muaj që ka marrë teserën e partisë së tyre, kurse ata janë të vjetër në atë histori. Por, të vetmit që kam frikë se do të ndjehen më të fortë, janë ata që i kanë fryrë vesh më vesh idesë se droga duhet lejuar se ?Koçua nuk flet kot?. Dhe këtu duhet bërë betejë, sidomos për të provuar faktin, që nëse ?Koçua nuk flet kot?, atëherë thjesht duhet arrestuar. Nëse flet kot, duhet injoruar. Nuk ka pikë rëndësie nëse ai gradohet ose ç?gradohet si socialist, pasi ky është një pushtet që ia delegon Edi Rama dhe jo populli. Problemi i Kokëdhimës është se ai dërgon në publik mesazhe të ndryshme nga qeveria, madje shumë të ndryshme, dhe nuk ndihet i sulmuar për këtë. Pra, ne ende nuk e dimë nëse mesazhet publike të qeverisë janë ato të Kokëdhimës apo të Ramës, pasi janë shumë të ndryshme, ndërsa dy autorët janë bashkë. Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste, Rama është formalisht kundër drogës, Kokëdhima pro saj, Rama ka bërë ndarje dramatike me Doshin, Kokëdhima e ka relativizuar këtë, Rama ka ndodhur dhe që të mbështesë politikisht kandidatët dhe parti tjetër, Kokëdhima ka mbështetur dikë tjetër dhe ka fituar, siç ka qenë rasti i Vurgut. Ky është problem serioz politik. Pasojat e saj negative apo pozitive,  do të shihen më 2017-ën. Ironik është fakti se deri atëherë, ideja se ai nuk injorohet nga pushteti mund t?i bëjë më shumë dëm pushtetit sesa mund t?i bëjë opozita, e cila nuk e di pse mërzitet që ka një aleat më shumë në betejën kundër Edi Ramës.

Lajmet e fundit nga