Connect with Us

Merkel: Nëse Europa dështon me refugjatët s’do të jetë ajo që kemi dashur

Bota

Merkel: Nëse Europa dështon me refugjatët s’do të jetë ajo që kemi dashur

Publikuar

-

Fluksi i madh i emigrantëve që janë dyndur drejt vendeve të Bashkimit Evropian këto muajt e fundit është kthyer në kryefjalën e diskutimeve në institucionet më të lartë të Unionit. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se “Europa në tërësi duhet të lëvizë” për të gjetur një zgjidhje për refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në BE. “Nëse Europa dështon me çështjen e refugjatëve, atëherë nuk do të jetë Europa që ne kemi dashur”, tha Merkel. Kancelarja i bëri këto pohime sot, pasi autoritetet austriake arrestuan 5 persona të dyshuar si trafikantë. Kapja e tyre u bë përgjatë vijës lindore kufitare. Thirrja e zonjës Merkel për bashkëpunim më të madh u pasua nga kryeministri francez Manuel Valls, i cili paralajmëroi se kriza evropiane e emigrantëve do të jetë një “sfidë e gjatë dhe e vështirë”. Policia austriake tha se më shumë se 200 emigrantë u gjetën gjatë natës duke gdhirë dita e sotme. Më herët të enjten, trupat e 71 emigrantëve të vdekur u gjetën në një kamion pranë kufirit me Hungarinë. Zonja Merkel tha se vendet evropiane duhet të ndajnë barrën e refugjatëve. Lidhur me sfidat që po përballet Gjermania, kancelarja tha se “Gjermania është një vend i fortë”, duke shtuar se “ne do t’ia dalim”. Gjermania parashikon se numri i azilkërkuesve do të katërfishohet në rreth 800,000 njerëz në vitin 2015. Kancelarja Merkel foli edhe për dhunën ndaj emigrantëve. Ajo nënvizoi se “nuk do të ketë tolerancë për ata që vënë në pikëpyetje dinjitetin e njerëzve të tjerë”. Reagimi i saj vjen pas një sërë sulmesh në strehimoret e refugjatëve dhe demonstratave anti-emigrantë. Merkel theksoi se “numri i njerëzve që po ndihmojnë të huajt për t’i futur në qytete dhe mes komuniteteve, madje edhe duke i marrë ata nëpër shtëpitë e tyre është shumë më i madh se numri i ksenofobëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave të diasporës

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve lokale në vend.

Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.

Në komunën e Prizrenit, mërgimtarët kanë votuar më shumë kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, i ndjekur ngushtë nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.

Haskuka ka marrë 202 vota, ndërsa Totaj ka marrë 171 vota.

Në Gjilan, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni ka arritur të marrë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë, gjithsej 199. Pas tij, më së shumti vota ka siguruar kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri. Haziri ka arritur të marrë 99 vota.

Në komunën e Gjakovës, Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289. Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.

Në komunën e Podujevës, Kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka arritur të sigurojë më së shumti vota nga diaspora për të udhëhequr me këtë komunë. Ai ka marrë 161 vota. Pas tij, Ekrem Hyseni nga radhët e LDK’së ka marrë 25 vota, ndërsa Besnik Tahiri i AAK’së, 8 vota.

Në komunën e Rahovecit gjërat ishin pak më ndryshe, këtu mërgata votoi për një kandidat që nuk është nga VV-ja. Kandidati nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora. Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Në Kamenicë ishte garë e ngushtë mes dy kandidatëve. Nga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Në Komunën e Junikut, 446 vota të diasporës mori Ruzhi Shehu i LDK-së. Ndërkohë, Agron Kuçi i AAK-së mori 330 vota nga diaspora.

E në Han të Elezit situata është ende e paqartë, aty PAZP ka vendosur të ketë rivotim, ndërkohë PDK ka dërguar ankesë në Supreme dhe ende pritet një vendim përfundimtar. Ashtu sikur në votimin primar, edhe në atë të mërgatës, fitues doli kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi. nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre, ndërsa Rufki Suma mori 16 vota.

Në komunën e Dragashit, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 359 vota. Ndërkohë, kundërshtari i tij në balotazh, Shaban Shabani, ka marrë 77 vota. Adnan Redzeplar i partisë Vakat ka marrë 157 vota.

LEXO EDHE:  Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

LEXO EDHE:  "Paqe" në Gjermani/ Merkel bind ministrin



Në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë 36 vota, 39 i ka marrë kandidati i VV-së, Fejzi Kiqina. Driton Ajazi i inicitavës DD ka marrë vetëm 4 vota por përsëri do të marrë pjesë në balotazh, ndërkohë Xhavit Drenori ka marrë 21 vota.

Në Malishevë, kandidati i VV-së, Alban Krasniqi ka marrë 183 vota, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së ka marrë 121 vota. Ekrem Kastrati i Nismës ka 57 vota, e Bajrush Hoti ka marrë 53 vota. PDK dhe Nisma do të garojnë në balotazh për këtë komunë.

Në Viti, kandidati i PDK-së, Bekim Azizi, ka marrë besim nga mërgimtarët me 289 vota, por të pamjaftueshme për të kaluar në balotazh ku do të garojnë kandidati i VV-së, Arsim Ademi dhe Sokol Haliti i LDK-së. Haliti mori 122 vota nga mërgata, ndërsa Ademi mori 116.

Në komunën e Istogut, kandidati i LDK—së, Ilir Ferati fitoi bindshëm më së shumti vota nga mërgata. ai mori 231 vota, kundrejt 83 të Agron Avdiajt të VV-së dhe 70 të Bekë Berishës nga AAK. AAK dhe LDK shkojnë në balotazh nga kjo komunë.

Në Shtime, Qemajl Aliu nga Vv mori më shumë vota nga mërgata me 66, ndërkohë Naim Ismajli i PDK-së mori 4 e Bedri Zeqiri i LDK mori 5. VV dhe PDK do të shkojnë në balotazh.

Në Vushtrri,  Arsim Rexhepi – kandidat i VV-së ka marrë më së shumti vota me postë në atë komunë. Ai ka marrë 37 vota, katër më shumë se Xhafer Tahiri i LDK-së. Ndërsa Ferit Idrizin e PDK-së e kanë votuar vetëm 10 mërgimtarë. LDK dhe PDK do të garojnë në balotazh, shkruan ekspres.

Në komunën e Klinës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thelluar edhe më shumë diferencën mes vendit të parë dhe të dytë me votat e diasporës. Nga 235 vota të diasporës në Klinë, 140 prej tyre i ka marrë Zenun Elezaj i AAK-së ndërsa Lulzim Dargidella i VV-së mori 36 vota, Besim Hoti i LDK-së 35 ndërsa Esat Raci i PDK-së 24. Në Klinë do të ketë balotazh mes Zenun Elezaj të AAK-së dhe Esat Racit të PDK-së.

Në Obiliq, VV do të garojë në balotazh me Xhafer Gashin. Kandidati i VV-së, Halil Thaci, mori 22 vota nga mërgata ndërkohë Gashi ka marrë 8 vota.

Në Kaçanik, Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota, ndërsa Shkëlqim Jakupi i LDK-së ka marrë 17 dhe Besim Ilazi i PDK-së ka marrë 10. PDK e VV do të garojnë në balotazh.

E në Fushë Kosovë, Vetëvendosje në Fushë Kosovë mori 49 vota nga 75 sa u dërguan me postë. Enver Bajqinca i VV-së dhe Burim Berisha i LDK-së, do të shkojnë në balotazh.

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kolumbi, arrestohet kryetrafikanti që krahasohet me Eskobarit

Publikuar

-

Nga

Forcat kolumbiane të sigurisë kanë arrestuar trafikantin më të kërkuar për drogë në vend, i cili ndodhej në arrati prej më shumë se një dekade duke korruptuar zyrtarë shtetërorë.

Dairo Antonio Usuga u transferua në Bogota mbrëmjen e së shtunës nga baza ushtarake Carepa, në Antioquia, me një avion policie.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Luis Fernando Navarro tha të shtunën se për kapjen e kriminelit, siç dhe e cilësoi ai, kishin bashkëpunuar të gjitha strukturat e sigurisë.

Presidenti Iván Duque e krahasoi arrestimin e Usugas me kapjen tre dekadave më parë të Pablo Eskobarit.

Usuga, i cili njihet kryesisht me pseudonimin Otoniel, dyshohet të jetë kreu i ashtuquajturit “Klani i Gjirit”, ushtria e të cilit ka terrorizuar pjesën më të madhe të Kolumbisë veriore për të fituar kontrollin e rrugëve kryesore të kontrabandës së kokainës, përmes xhunglave të dendura në veri, drejt Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara.



Ai ka qenë prej kohësh pjesë e listës së personave më të kërkuar të administratës amerikane, për kapjen e të cilit ishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Për inat të Europës shkon Greqia me Rusinë?

LEXO EDHE:  Kroaci, numri i refugjateve shkon ne 100 mije

Ai u akuzua për herë të parë në vitin 2009, në gjykatën federale të Manhatanit, mbi akuza të lidhura me lëndët narkotike e rreth dyshimeve se kishte ndihmuar një grup paramilitar të ekstremit të djathtë, të përcaktuar si një organizatë terroriste nga qeveria amerikane.

Në padi të mëvonshme në gjykatat federale të Bruklinit dhe në Miamit, ai u akuzua për futjen në SHBA të paktën 73 tonëve kokainë, mes viteve 2003 dhe 2014, përmes vendeve si Venezuela, Guatemala, Meksika, Panamaja dhe Hondurasi.

Autoritetet thanë se informacionet e zbulimit të ofruara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe çuan më shumë se 500 ushtarë dhe punonjës të forcave speciale të Kolumbisë, në mes të xhunglës atje kur Usuga strehohej, një vendndodhje që mbrohej nga tetë zinxhirë njerëzish të armatosur./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Australi/ Lëvizje e lirë në Melburn pas gati nëntë muajsh izolimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milionëshe e qytetit australian Melburn do të lejohet të qarkullojë lirisht dhe pa maska në mjediset e jashtme. Kryeministri i shtetit australian Viktoria njoftoi se kjo vjen si rezultat i ritmit të shpejtë të vaksinimit, me gati 80% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Qyteti i Melburnit ka mbajtur në fuqi disa nga masat më të forta të izolimit në botë në përballjen me COVID-19ën. Kryeministri i shtetit australian Viktoria, kryeqyteti i të cilit është Melburni, njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojë lehtësimi i kufizimeve, ndërsa po arrin në 80% niveli i vaksinimit të plotë të popullsisë.

“Kemi një marrëveshje me komunitetin viktorian. I kërkuam të vaksinohet dhe ata e bënë në kohë rekord e në shifra rekord. Kjo do të thotë se tashmë duhet ta hapim vendin”, tha Daniel Andrews, kryeministër i shtetit australian Viktoria.

Me një popullsi prej rreth pesë milionë banorësh, Melburni kaloi 262 ditë, ose pothuajse nëntë muaj, me udhëzime për izolimin e njerëzve në banesa që nga marsi i 2020-tës, duke ia kaluar edhe rekordit të Buenos Airesit.

Duke filluar nga e premtja, më 29 tetor, kur pritet të jetë vaksinuar plotësisht 80% e popullsisë së Viktorias, banorët e kryeqytetit Melburn do të lejohen të udhëtojnë lirisht dhe maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambiente të jashtme.

LEXO EDHE:  Pse duhet një BE me disa nivele anëtarësimi

LEXO EDHE:  "Paqe" në Gjermani/ Merkel bind ministrin



“Duhet të vendosim një sërë rregullash të reja dhe parametrash, të cilat do të jenë lehtësisht të zbatueshme, të thjeshta dhe të kuptueshme, sa më pranë të jetë e mundur me jetën normale”, tha Kryeministri Andrews.

Tashmë që procesi i vaksinimi po zhvillohet me ritëm të plotë, autoritetet në mbarë Australinë nuk do të mbështeten më tek masat izoluese për të frenuar përhapjen e virusit.

Shteti australian Viktoria regjistroi të dielën 1935 raste të reja infektimi nga koronavirusi, si dhe 11 vdekje. Vendi pritet të funksionojë me parametrat e një “ekonomie të vaksinuar”, ku vetëm personat e vaksinuar do të lejohen në mjedise të caktuara.

Ndërsa mendohet se shteti Viktoria do të arrijë nivelin 90% të vaksinimit deri në fund të nëntorit, kryeministri Andrews shtoi se shpreson të shikojë në 26 dhjetor mbi 80 mijë tifozë të mbledhur për të ndjekur ndeshjet e boksit Australi-Angli./voa

LEXO TE PLOTE