LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inspektoriati Shendetesor: Ka probleme me higjienen ne kopshte e shkolla

31 Gusht 2015, 14:20, Sociale CNA

Në prag të viti të ri shkollor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka inspektuar të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet, konviktet dhe bibliotekat, ku ka konstatuar shkelje për sa i përket kushteve higjienosanitare.

?Kemi inspektuar mbi 637 shkolla, 174 kopshte dhe 185 çerdhe, por edhe të gjitha universitetet e bibliotekat në shërbim të studentëve dhe nxënësve të shkollave. Kemi vërejtur shkelje të rregullave higjienosanitare, mungesë të hapësirave të duhura për mësimdhënie, në mënyrë të veçantë mungesë të ujit të rrjedhshëm, e në të njëjtën kohë edhe lagështirë e mungesë të suvatimeve, apo papastërti të tjera?, tha Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH-së.

Sipas zotit Deda, në lidhje me këtë situatë janë vënë në dijeni kryeministri, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, si dhe të 61 kryetarët e bashkive, që kanë në territoret e tyre institucionet, ku janë hasur probleme.

Ndonëse ka probleme, Deda shton se, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e ndonjë shkolle, pasi drejtuesit e bashkive kanë marrë përgjegjësitë e tyre për të marrë masat deri në filllim të vitit të ri shkollor.

?As edhe një shkollë nuk është në gjendje të hapë dyert e të kryejë misionin e vetë të mësimdhënies, sikurse edhe kopshtet apo çerdhet, përkundrazi, ne i kemi ndjekur dhe kemi lënë detyrat e para në muajin maj. Tashmë kemi bërë inspektimin e dytë nëpër të gjitha këto institucione dhe kemi vërejtur se janë plotësuar një pjesë e kërkesave. Pjesa tjetër është detyrë e menjëhershme e kryetarëve të bashkive, të cilët janë informuar mbi këtë çështje. Kam bindjen se deri në datën 15 shtator, kur fillon edhe viti i ri shkollor, ashtu sikurse kur të fillojë viti i ri akademik për universitetet, gjithçka do të jetë e përfunduar?, u shpreh Eltar Deda.

Probleme janë konstatuar në tualetet e disa shkollave,mungesë e ujit të rrjedhshëm, lagështirë në klasa e të tjera. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka në tagrin e tij që, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve që janë lënë me shkrim – jo vetëm drejtuesve të shkollave, por edhe kryetarëve të bashkive, – të bëjë mbylljen e tyre, si dhe të penalizojë me gjobë këta të fundit.

Lajmet e fundit nga