LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fragmentet më të hershme të Kuranit mund të rishkruajnë historinë e islamit”

31 Gusht 2015, 15:50, Kulturë CNA

Fragmentet e Kuranit më të vjetër të gjetura në Birmingham muajin e kaluar, mund të datojnë para profetit Muhamed dhe mund të rishkruajnë historinë e hershme të islamit.

Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit britanikë, që besojnë se faqet e shkëputura nga libri i shenjtë janë 1448 deri në 1371 vite të vjetra.

Fragmentet u zbuluan brenda faqeve të një Kurani të shekullit të 17-të në bibliotekën e Universitetit të Birminghamit. Teksti është i shkruar në lëkurën e një delje ose dhie dhe gjuha e përdorur është një arabishte e hershme. Fragmentet përmbajnë Suret, ose kapitujt, 18, 19 dhe 20 të Kuranit.

Dorëshkrimi ka qendruar për më shumë se një shekull në arkivat e Universitetit të Birminghamit së bashku me një koleksion dorëshkrimesh dhe librash nga Lindja e Mesme, por askush nuk ishte në dijeni të rëndësisë së tij deri më sot.

Gjithçka ka nisur kur një studiues dhe njohës i mirë i këtyre dorëshkrimeve, kërkoi që t?i bëhej një testim radiokarboni dhe rezultati ishte mbresëlënës.

Susan Worral, pjesë e bordit drejtues të bibliotekës, thotë se studiuesve nuk u shkonte ndërmend as në ëndrra që bëhej fjalë për një tekst kaq të lashtë.

?Të zbulosh që kemi një prej fragmenteve më të hershme në botë të Kuranit, është shumë emocionuese?, thotë ajo.

Metoda e përcaktimit të periudhës së shkrimit me radiokarbon siguron një saktësi më të lartë se 95 përqind. Kjo do të thotë që me 95 përqind mundësi, dorëshkrimi i përket një periudhe mes viteve 568-645.

?Dorëshkrimi na çon pas në kohë, në vitet e lindjes së islamit. Sipas traditës myslimane, Profeti Muhamed mori shpalljet dhe ngriti Kuranin mes vitit 610 dhe 632, viti i vdekjes së tij?, thotë David Thomas, profesor i Krishtërimit dhe Islamit në Universitetin e Birminghamit.

Thomas thotë se të dhënat sugjerojnë që personi që ka shkruar këto dorëshkrime me gjasa ka qenë gjallë në kohën e Profetit Muhamed.

?Mund ta ketë njohur, mund ta ketë parë, mund të ketë dëgjuar predikimet e tij. Mund ta ketë njohur personalisht?, thotë ai.

Universiteti i Birminghamit ka vendosur për ekspozim publik fragmentet në fjalë.

Sipas studiuesve, Kurani është mbledhur gradualisht dhe i plotë si libër është përfunduar rreth vitit 650.

Lajmet e fundit nga