LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal/ Anesti Xega i LSI, pronar i blerjeve ne burgun e Korces

30 Gusht 2015, 08:31, Denoncim CNA

Ish kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale rastin e burgut te Korces, ku te denuarait duhet te blejne gjithcka vetem ne dyqanin e Anesti Xeges, nje funksionar i LSI ne kete qytet.

Berisha shkruan, “Qytetari dixhital denoncon vjedhje te xhepave te atyre qe vuajne denimin te institucioni burgut Korçe!

me tej ai poston te plote tekstin e denoncimit,  “I nderuar zoti Berisha. Ekziston nje dyqan ku te burgosurit bejne blerje te ndryshme, prane IEVP Korce.
Abuzimi konsiston ne faktin qe cmimet e produkteve qe u tregtohen te denuarve, jane gati dyfish I cmimeve te tregut. Po ashtu familjaret nuk cojne me ushqime, ua kane ndaluar, duke I detyruar keshtu te bejne blerje vetem te ai dyqan. Per produktet qe nuk jane ne dyqan, si karta telefoni etj, I detyrojne te blejne te nje restorant ( ish Shtepia e Oficerave), pasi kete e administron personi qe ka edhe dyqanin e burgut.
Ky person eshte Anesti Xega, funksionar I LSI ne Korce, qe eshte shef te drejtoria arsimore, administron dhe dy dyqanet e siperpermendura.
A kontrollon administrata e burgut cmimet e shitjes??? Apo jane te lidhur te gjithe!!!!!
Kete e degjova si problem nga nje nene e nje te denuari, e cila nuk dinte kujt t I drejtohej!! Nuk kam besim te askush-tha!”, shkruhet ne postimin e publikuar nga Berisha.

11:03 Denoncim

Kaos në QKR

QKR-ja është një tmerr në vete për të gjithë qytetarët të ci...

Lajmet e fundit nga