LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë, 15 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të maturës

29 Gusht 2015, 16:10, Kosova & Bota CNA

Mbi 15 mijë maturantë në gjithë shtetin e Kosovës, të shtunën i janë nënshtruar pjesës së parë të provimit shtetëror të maturës të afatit të gushtit.

Pjesa e parë e testit të maturës përmban 120 pyetje, 50 prej tyre nga lënda e gjuhës shqipe, 40 gjuhë angleze dhe 30 nga matematika, ndërsa është mbajtur në 162 qendra të testimit.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëros të Maturës, Azem Guri, në konferencë për media e ka vlerësuar të sukseshme mbarvajtjen e procesit.

?I gjithë procesi i provimit shtetëror të maturës është zhvilluar sipas planit dinamik që ka paraparë Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës dhe nga terreni ne nuk kemi ndonjë rast të raportuar se mund të ketë ndodhur në ndonjë qendër të testimit të mund të ketë prishje të rendit, të mbarvajtjes së provimit shtetëror të maturës?, thotë Azem Guri, kryetar i KQShM, Ministria e Arsimit.

Ndërkohë, edhe pse për administrimin e provimit janë angazhuar qindra komisionerë e mbikqyrës dhe mbi një mijë administrues nga Ministria e Arsimit, janë shënuar 4 raste të publikimit të testit në rrjete sociale, për çka Guri tha se janë raste të izoluara dhe si të tilla nuk mund të ndikojnë në rezultatin real.

?15 mijë maturanë, nëse vetëm 4 raste janë që kanë komunikuar, nuk do të thotë se të gjithë kanë qenë në komunikim. Këto katër raste janë të izoluara, janë kapur maturantët faktikisht, dihen me emra e mbiemra dhe qendrat e testimit se ku kanë qenë, prandaj nëse bëjmë krahasim me afatin tjetër, ky është rast minimal?, shton Guri.

Pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës do të mbahet më 5 shtator, ndërsa rezultatet do të publikohen më 15 shtator.

Lajmet e fundit nga