LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhje miliona euro ne KESH?

28 Gusht 2015, 09:05, Aktualitet CNA

KESH nuk pret të mbledhë 290 milionë euro nga klientët familjarë për faturat e energjisë elektrike të papaguara, që datojnë para datës së ndarjes së KESH nga OSHEE?

Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj.

Të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n.

Vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n. Sipas raportit në bilanc, pakësimi në të ardhura nga shitja e energjisë elektrike vjen për shkak të sasisë më të ulët të energjisë së shitur si rezultat i pakësimit në sasi të energjisë së brendshme të prodhuar nga Grupi në 2014. Prodhimi i brendshëm i KESH në 2014, ishte 3,408,555 MWh ose 41% më i ulët se në 2013.

Në kahun tjetër, janë rritur ndjeshëm shpenzimet, si rrjedhojë e zërit ?Humbje nga zhvlerësimi?, prej rreth 19 miliardë lekë, që pothuajse ka dyfishuar shpenzimet totale, në 38 miliardë lekë. Në bilanc thuhet se ?Një humbje nga zhvlerësimi njihet nëse vlera kontabël e një aktivi tejkalon vlerën e tij të rikuperueshme. Një humbje nga zhvlerësimi i një aktivi financiar të matur me kosto të amortizuar llogaritet si diferencë mes vlerës së tij kontabël dhe vlerës aktuale të flukseve të pritshme monetare të ardhshme skontuar me normën origjinale efektive të interesit të aktivit?. Të detajuara, humbjet nga zhvlerësimi nw vitin 2014 vijnë 17.6 miliardë lekë nga familjet dhe pjesa e mbetur janë të arkëtueshme të tjera (tregtare etj).

Rritja e lartë e shpenzimeve ka bërë që kompania të dalë me një humbje të lartë prej 22 miliardë lekësh (158 milionë euro) në 2014-n, nga 9.3 miliardë lekë që ishte fitimi i një viti më parë.

290 milionë euro pa shpresë arkëtimi

Sipas shpjegimeve në bilanc, Më 31 dhjetor 2014, humbjet totale nga zhvlerësimi prej 290 milionë eurosh, apo 40,667,371 mijë LEK (2013: 23,092,854 mijë LEK) lidhen me gjendjen e të arkëtueshmeve nga klientët familjarë për faturat e energjisë elektrike të papaguara që datojnë para datës së ndarjes së KESH nga OSHEE, të cilat Grupi nuk pret t?i mbledhë.

Kreditë

KESH ka në total 86.3 miliardë lekë kredi në fund të 2014-s, nga të cilat 76% janë nga bankat dhe pjesa tjetër nga qeveria.

Sipas raportit, grupi ekspozohet ndaj rrezikut të kredisë, i cili është rreziku që njëra nga palët në një aktiv financiar të shkaktojë humbje financiare për palën tjetër duke dështuar në shlyerjen e një detyrimi. Ekspozimi kryesor i Grupit ndaj rrezikut të kredisë lind për shkak të arkëtueshmeve financiare, tregtare dhe të tjera.

Monitor

Lajmet e fundit nga