LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KDI: Institucionet po frikësojnë denoncuesit e korrupsionit

28 Gusht 2015, 16:10, Kosova & Bota CNA

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i ka dalë në mbështetje, një qytetari i cili kishte denoncuar korrupsionin, por i cili pastaj është gjobitur.

Ismet Kryeziu nga KDI ka theksuar se me veprimet që organet e drejtësisë po iu bëjnë qytetarëve, të cilët po denoncojnë rastet e korrupsionit por frikësojnë këta të fundit.

?U bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të mos ngushtojnë hapësirën, mos të frikësojnë sinjalizuesit e rasteve të korrupsionit, por të ngushtojnë rastet e veprimeve korruptive që tani e 16 vjet janë duke ardhur në pah nga institucionet e Kosovës?, është shprehur Kryeziu, transmeton rel.

Ish- punëtori i ProCredit Bank, Abdullah Thaçi, është gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai ishte akuzuar se më 31 korrik të vitit 2012, derisa ishte në orar të punës, në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim, u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke dhe zbulon se janë keqpërdorur mjetet e buxhetit të Kosovës.

Zbulimi i këtyre llogarive kishte ndikuar që Prokuroria në Prizren të ngrejë aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim.

Ismet Kryeziu ka bërë të ditur se si shoqëri civile janë duke ndihmuar Abdullah Thaçin në mbledhjen e shumës prej 5 mijë eurosh që do të paguajë si gjobë për veprën e tij.

?Banka Pro Credit ku ka punuar Abdullah Thaçi, e ka larguar nga puna tash e tre vjet dhe tani është i dënuar me një vlerë prej 5 mijë euro. Ne jemi përfshirë në këtë fushatë për të ndihmuar koston financiare që e ka shqiptuar gjykata?, ka bërë të ditur Kryeziu.

Kryeziu ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë t?i denoncojnë publikisht praktikat korruptive për të fuqizuar, siç shprehet ai, institucionet me integritet.

Megjithatë, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë nuk besojnë aq shumë në raportimin e korrupsionit….

?Po ku ta raportojmë korrupsionin. Fjalë ka se ka korrupsion, por fakte nuk ka, çka të flasim kot. Duhet ta dokumentojmë korrupsionin, ne nuk mund ta dokumentojmë kur faktet e korrupsionit i kanë qeveritarët, ata që vetë e bëjnë korrupsionin?, shprehet Qazim Pajazitaj, ish profesor i shkencave natyrore.

Edhe Hajdar Berisha, pensionist, tregon se raportimi i korrupsionit do të ishte një punë e kotë, pasi që siç thotë ai janë të ?fortit? që po e bëjnë këtë korrupsionin në Kosovë.

?Po unë do ta raportoja korrupsionin por nuk do të bëhej asgjë, pasi që ata që janë nëpër institucione, në të gjitha vendet i kanë të punësuar të afërmit e tyre dhe pavarësisht asaj ata do të dalin të pafajshëm?, shprehet ai.

Xhelal Bajçinovci, rreth 50 vjeçar, qytetar nga Prishtina, i cili merret me hotelieri thekson, se e din se ka korrupsion në institucionet e Kosovës, por që për ta dokumentuar është një punë e vështirë.

?Korrupsioni e ka rënduar shumë Kosovën ku të gjitha vlerat e shoqërisë i ka larguar. Askush nuk po guxon që të investojë në Kosovë vetëm për shkak të korrupsionit. Është shumë vështirë për këtë popull për ata që punojnë më nderë e që mezi ja dalin të jetojnë, e ata të cilët më veprime korruptive po pasurohen?, shprehet ai.

Korrupsioni në Kosovë në raportet e ndryshme ndërkombëtare ishte theksuar se si një nga sfidat me të mëdha me të cilat duhet të merren autoritetet e vendit.

Sipas disa hulumtimeve të bëra nga organizatat e shoqërisë civile, korrupsioni i kushton Kosovës mbi 100 milionë euro humbje çdo vit.

Lajmet e fundit nga