LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, 172 gjoba për zaptuesit e hapësirave publike

27 Gusht 2015, 15:25, Sociale CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos ndotin hapësirat publike në mënyrë që të mos penalizohen nga paketa e 7 masave ndëshkuese që u publikua dy ditë më parë.

Duke folur gjatë prezantimit të administratorëve të njësisë nr. 3, Ergesta Ninka dhe njësisë nr. 4, Lirika Kasa, Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të zbatuar masat ndëshkuese për ata që ndotin, dëmtojnë apo zaptojnë hapësirat publike të kryeqytetit.

?Barra financiare për të jetuar në Tiranë është zero. Mjafton të mos presësh pemë, të mos hedhësh plehrat në rrugë, të mos vandalizosh, të mos vjedhësh pusetat, të mos përdorësh makineritë e tonazhit të rëndë me baltë nëpër rrugët e Tiranës, të mos ndërtosh pa leje dhe mos t?ua ngarkosh këtë faturë qytetarëve të tjerë?, deklaroi Veliaj. Për të siguruar që administrata është prezente në komunitet në nivel kapilar dhe jo vetëm në qendër të qytetit, ai u ka kërkuar administratoreve të njësive që të raportojnë të gjitha rastet e ndotjes dhe shkeljes së këtyre masave?, tha Veliaj.

Vetëm gjatë kësaj jave në njësinë nr.5, Policia Bashkiake ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget, vazo lulesh, gardhe dekorative apo mjete të tjera të paligjshme, si dhe 43 gjoba të tjera për dëmtim dhe vandalizim të hapësirave publike.

Gjithashtu, jane 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme.

Lajmet e fundit nga