LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri në krye të operacionit kundër informalitetit/ Policia zbarkon tek bizneset

27 Gusht 2015, 11:46, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do drejtojë operacionin kundër evazionit fiskal. Tahiri ka marë ?bekimin? e kryeministrit Rama, për të qenë në krye të koordinimit të këtij aksioni që pritet të fillojë në ditët e para të shtatorit, thane burime zyrtare per citynmews.al.

Ministri i Brendshëm mësohet se ka filluar përgatijen e strategjisë, ai ka zhvilluar disa takime me krerët e policisë, drejtuesit e tatimeve dhe doganave, ndërkohë nga ana tjetër policia po bën planin e saj të masave.

Policia tashmë ka filluar lëvizjen në teren, paralel më një grup prej gati 500 të rinjsh që shkojnë në biznese. Policia shkon dhe mbledh apo kërkon fotokopjet e NIPT-it, ndërsa trupa e të rinjve shkon dhe plotëson një formular dhe raporton mbi bizneset e pa regjistuar apo që ju mungon kasa.

Shtatori pritet të jetë edhe muaji kur ky operacion do shtrihet në të gjithë vendin.

Lajmet e fundit nga