LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Lideri i Ballkanit" përjashtohet nga konferencat e kryeministrave/ Rama ngelet sodites ne Vjene

27 Gusht 2015, 08:26, Aktualitet CNA

U nis drejt Vjenës për t?i sjellë miliona euro Ballkanit, por përfundoi i mënjanuar nga momenti kulmor i punimeve të samitit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, janë përjashtuar nga axhenda e ditës së dytë të Samitit të Vjenës, samit ky më rëndësi për fatin e Ballkanit. Ndërsa lajmi me titull ?Rama i siguron miliarda euro Ballkanit?? vijon të qarkullojë me shpejtësi në portale, blogje dhe rrjete sociale, kryeministri Edi Rama është shmangur nga samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ndryshe nga Samiti i Berlinit, ku Rama mori rolin e kryeminsitrit të Ballkanit, në samitin e Vjenës, i cili po mbahet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe kancelares gjermane Merkel, Rama ka marrë një goditje të fortë. Rolin e liderit të Ballkanit, në këtë samit, do ta marrë kryeministrit serb Vuçiç, i cili do të jetë i vetmi kryeministër nga vendet e Ballkanit, që do të dalë sot në krah të kancelares Merkel dhe kancelarit austriak.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, nuk figurojnë në axhendën e punimeve, në ditën e dytë të Samitit të Vjenës. Nuk dihet me saktësi se çfarë fshihet dhe dora e kujt qëndron pas zbehjes së rolit të kryeminsitrit Edi Rama në këtë samit. Por, duket se retorika agresive e kryeminsitrit Edi Rama kundër BE, shurdhëria e qeverisë për të adresuar çështjen e azilkërkuesve, korrupsioni dhe përkeqësimi i raporteve me fqinjët, kanë ndryshuar kursin e marrëdhënieve të Tiranës me Berlinin. Gazeta ?SOT? ka zbardhur axhendën e punimeve të ditës së dytë të samitit. Konkretisht është parashikuar një konferencë për shtyp me kancelarin Federal austriak Werner Faymann, me kancelaren federale gjermane Angela Merkel, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian mbi punët e Jashtme dhe politikat e sigurisë, me zëvendëspresidenten  e Komisionit Evropian Frederica Mogherini dhe kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç. Kryeministri Edi Rama nuk figuron në axhendën e kësaj konference, e cila do të përmbyllë këtë samit.

Shmangia e Bushatit   

Po gjatë ditës së sotme është parashikuar një konferencë për shtyp e ministrave të Jashtëm të Ballkanit dhe atij austriak. Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, komisioneri Evropian Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, por jo ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

16:30 Aktualitet

Nga Lenini te Rama

Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të...

Lajmet e fundit nga