Connect with Us

Larg duart nga Kisha, shoku kryeministër/ Behu shërbëtor, jo shkatërrimtar

Aktualitet

Larg duart nga Kisha, shoku kryeministër/ Behu shërbëtor, jo shkatërrimtar

Publikuar

-

Elvi FUNDO

Një debat që çdo ditë po bëhet edhe më i fortë, në lidhje më Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Por ky debat po banalizohet në mënyrë të tupshme nga kryeministri dhe njerzit e tij, duke e cuar deri në fyerje të Komunitetit Orthodhoks.

Kisha Orthodhokse pretendon për pronën e saj, për këtë publikon edhe një dokument pronësie të vitit 1921, nga ana tjetër ABC News, sjell një kronikë për Kishëzën në Dhërmi ku duket qartaz se aty ka ikona dhe shërbente si vend i shenjtë për besimtarët orthodhoksë. Kisha Orthodhokse prej disa ditësh proteston dhe ka ngritur sirenat e alarmit, dhe vjen reagimi.

Kryeministri ynë i nderuar,  pretendon se po prish një garazhd. Në mënyrën më të turpshme nuk bën asgjë tjetër por fyen komunitetin orthodhoks. Abc News tregoi ikonat brenda Kishes, Kisha dokumentin e pronësisë, kurse kryeministri tregonte dy foto nga jashtë objektit dhe e quante garazhd.

Ndoshta për të pafetë, ata që o kanë sytë e errët nga deliri i madhështisë, mund të jëtë garazhd. Ndoshta për partinë e zotërisë që në vitet ‘67 shkatërroi kisha e xhamia dhe ende ka termin shok, ndoshta është garazhd.

Ndoshta kryeministrit tonë dhe disa që e nxisin ju duket garazhd, sepse atij i duket vetja “Krishti i Dytë”, apo një profet i dytë, apo një idhull i dytë që është afër Zotit, apo më keq akoma vetë Zoti në tokën tonë.

Fatkeqsisht ai është kryeministri ynë delirant, që për herën e tretë guxon dhe ngre dorë kundër Kishës. Po për herën e trete.

kisha permet 2 kisha permetE bëri në Permet. Aty kishte një vendim gjykate dhe kërkoi t’ja jepte objektin Bashkisë. Hodhi në rrugë ikona, ikonostase, mjetet e shërbesës dhe gjithcka tjetër. Priftërinjë i tërhiqnin si të ishin banditë. Në fakt ata janë në qeveri e parlamentit.

LEXO EDHE:  Video-Rama zbulon projektin/ Porto Romano do të kthehet në një park të madh

Priftërinjtë i tërhiqnin policë privatë apo të shtetit,  zvarë nga rasa. Sot ai objekt është kthyer në shurtore publike. Cfarë e pengoi kryeministrin që me vendim qeveria t’ja jepte Kishës këtë objekt, që ishte në tokën e saj, dhe një objekt më parë i ishte rrënuar? Dhe mos e lejonte degradimin, por bëri të kundërtën? Thjesht delirantizmi.

kishaPas saj vazhdoi më rrethimin e Katedrales në Tiranë. Sharroi  kangjellat, duke cuar troko dhe sharra në derën e Kishës, si etërit e tij në vitin ‘67. Tani shkon dhe shkatërron një kishëz në Dhërmi.

Rama duhet ta dije mirë se orthodhoksët nuk janë as demokratë e as socialist, së pari janë BESIMTARË, janë komuniteti që i kanë falur këtij vendi identitet dhe histori. Dhe në mënyrë kriminale qeveria shkon dhe i prek objektet e Kultit. Atje ku vetëm diktatura dje guxoi, sot rikthehen pasardhësit.

Po pse nuk e ndihmon Kishën, por tallesh turpshëm? Si guxon të thuash do rilind Kishën? Po ti nuk je “Krishti i dyte”, ndoshta ashtu të duket vetja sepse ke pushtet, por ti nuk je as një shërbetor, thjesht një i tillë siç janë besimtarët orthodhoksë.

Ti nuk je dot shërbetor, ti duhet të përulesh, të besosh dhe të jesh dinjitoz dhe të bëhesh shërbetor, jo horrë dhe shkatërrimtar.  Ti ke nëvojë të shërosh delirantizmin tënd.

Shko në Kishë, shërohesh falas, pastron dhe qetëson shpirtin. Djajtë e politikës do të largohen mënjëherë. Ndoshta i shërben më mirë edhe vendit me detyrën që ke përkohësisht, Kisha është e përjetëshme, këtë nuk ke mundësi ta shkatërrosh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  “Mandati i tretë nuk është për mua…”/ Rama “befason” socialistët

LEXO EDHE:  Qurravitet Basha/ Po më sulmojnë dhe duan të përçajnë partinë

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Këto janë pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda.

Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov.

LEXO EDHE:  Video-Rama zbulon projektin/ Porto Romano do të kthehet në një park të madh

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Partia Demokratike gjatë prezantimit të programit ekonomik ka marrë kritika për faktin se nga një anë premtohen ulje të taksave dhe nga ana tjetër rritje e shpenzimeve. Disa nga ekspertët por sidomos kundërshtarët politikë, thonë se kjo është e pamundur të realizohet.

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti gjatë emisionit “Ilva Now” tregoi “burimin” nga do të vijnë rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Z. Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Duan të ushtrojnë forcë mizorike”/ Ngjela zbulon skenarin: Këta 3 politikanë po kërcënojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  "Qepe, gojën dhe rri urtë"/ Rama përplaset me komentuesit

Lidhur me shqetësimet për rritjen e borxhit publik, Dorian Teliti tha se, aktualisht ky borxh është në nivelin 83% ndërsa PD synon që ta ulë nga 3 deri në 5% në vit për ta afruar në nivelin optimal 60%./ VOA

LEXO TE PLOTE