LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hoxhaj: Shënimi i kufirit ngjarje pozitive për sovranitetin, asnjë metër nuk i falet Malit te Z

25 Gusht 2015, 15:40, Kosova & Bota CNA

Si kryetar i KPJ-së, ai konfirmon të ketë pranuar një raport nga Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare ku thotë se ?vija kufitare ndërshtetërore do të shënohet në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Planin e Ahtisaarit?.

?Pas leximit të tërësishëm të raportit, është shumë e qartë se nuk ka hapësirë për frikë dhe keqkuptime. Përcaktimi i vijës kufitare është në përputhje me Kushtetutën e vitit 1974 dhe Planin e Ahtisaarit. Asnjë metër e tokës së Kosovës nuk i falet askujt dhe shënimi i kufirit ndërshtetëror si kufi ndërkombëtar është ngjarje e madhe dhe shumë pozitive për sovranitetin e vendit? ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai fton qytetarët, partitë politike, deputetët apo edhe pjesëtarët e shoqërisë civile që ta shohin raportin dhe kuptojnë të vërtetën.

Lajmet e fundit nga