LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon ne parlament sherri mes familjes shqiptare e gazetarit italian

24 Gusht 2015, 17:00, Kronika CNA

Sherri i pak ditë më parë mes familjes shqiptare Sinjari e gazetarit të Striscia la Notizia Vittorio Brumotti e miqve të tij, përgjatë rrugës provinciale Toriano-Bardineto në provincën e Savonës, ka përfunduar në Parlamentin italian.

Deputeti i Partisë Demokratike Michele Anzaldi duke iu referuar ngjarjes ka komentuar se do t?i kërkoj ministrit të brëndshëm italian Anxhelino Alfano një interpelancë parlamentare mbi gjithcka ka ndodhur. Në profilin e tij zyrtar në Tëitter parlamentari italian ka komentuar; ?Është skandaloze. 5 ditë nga sumi agresiv ndaj figurës së njohur televizive e sportistit Vittoro Brumotti, nuk ka asnjë masë konkrete apo qartësi mbi ngjarjen.?

Ndërkohë vetë Vittorio Brumotti nga një hap prapa i bërë pak ditë më parë ku kërkonte të shuante gjithcka me komentin ?Janë gjëra që ndodhin, mos abuzoni me faktin se janë të huaj? etj, duket se pas deklaratës zyrtare të familjes së Petrit Sinjarit e avokatit të tyre Enriko Nan, ka kaluar në kudërsulm. Pohimet publike të ditëve të fundit nga gazetari italian ?se jam mirë? apo ?do shërohem shpejt? etj, janë zëvendësuar me deklaratat e tij se ?nga sulmi i dhunshëm është në rrezik karriera ime? apo ?rrezikoj të humb një sy?.

Pak orë më parë gazetari italian ka dalë me një komunikatë zyrtare shtypi ku informon mbi pozicioni e tij në këtë ngjarje.

?Realiteti. thuhet në të, sic e dëshmon video e dëshmitë e shumta është vetëm një, unë, babi im e dy miqtë e mi që më shoqëronin gjatë stërvitjes ditën e martë (18 gusht), jemi sulmuar barbarisht e pamotiv nga dy individë brutalë, të ndihmuar më pas dhe nga një i tretë i seksit femër, e cila më goditi në gjoks ndërsa isha i rrëzuar përdhe.

Lexova me keqardhje e hidhërim deklaratat e sulmuesve me anë të avokatit të tyre në disa organe mediatike. Jo vetëm që nuk pranojnë fajet e tyre sic u kisha kërkuar haptazi për të eleminuar nga kjo situatë reagimet ksenofobe, por përpiqen të fshihen pas një grindjeje që nuk ndodhi kurrë. Sulmuesit jo vetëm që nuk hezituan të më conin në gjëndjen në të cilën ndodhem sot duke rrezikuar në mënyrë serioze fundin e karrierës time, por i zunë rrugën makinës së miqve të mi, e cila po luante rolin e një ?saffety car?, duke i sulmuar më një dhunë të pakutpueshme e të pajustifikueshme. Unë e im atë ndërhymë për t?i ardhur në ndihmë drejtuesit të makiës e për të evituar më të keqen nga brutaliteti i tyre. Njëri prej tyre më ka goditur duke më shëmbur murin orbital të syrit të djathtë. Falë kaskove që mbanim në kokë për shkak të stërvitjes, kemi shpëtuar ndryshe as unë e as im atë nuk do të ishim sot këtu për t?ju treguar këtë histori kaq brutale e të pashpjegueshme sulmi.?

Në fund të deklaratës së shtypit Vittorio Brumotti informon se i ka dhënë mandatin avokatit të tij të kërkoj jo vetëm dënimin e fajtorëve por dhe shlyerjen e dëmëve të pësuara nga sulmi i tyre.

Lajmet e fundit nga