LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irak, nga sulmet kamikaze te ISIS vriten tete ushtare

24 Gusht 2015, 14:00, Kosova & Bota CNA

Nga një varg i sulmeve vetëvrasëse me makina-bomba të militantëve të grupit, Shteti Islamik, në provincën Anbar në Irak, janë vrarë tetë ushtarë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se cak i sulmeve të sotme ishin bazat e forcave të sigurisë, ku ndodhen ushtarë, policë dhe pjesëtarë të grupeve aleate.

Nga ana tjetër, mbrëmë vonë, ushtria e Irakut ka njoftuar se aeroplanët e saj luftarakë i kanë sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Këto sulme ushtria i ka vlerësuar si ?cilësore?, ndërsa në shënjesëtër të një sulmi ishin anëtarët e këtij grupi ekstremist në qyteti Tal Afar, derisa e mbanin një takim.

Lajmet e fundit nga