Ja sa shpenzoi në një natë “mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian – CNA
Connect with us

Showbizz

Ja sa shpenzoi në një natë “mbreti i Instagramit”, Dan Bilzerian

Publikuar

-

Dan Bilzerian nuk njihet si tip dorështrënguar gjithsesi fatura që ai ka paguar për një natë të kaluar në Nju Jork është e pabesueshme.

Ai ka qenë me miqtë e tij dhe femrat që mban nga pas në një festival ku ka shpenzuar shifrën e çmendur të 654 mijë dollarëve.

E gjithë shuma është përdorur për pije jashtëzakonisht të shtrenjta dhe fishekzjarrë.

Vetëm fishekzjarrët kanë kushtuar 150 mijë dollarë.

Kryesore Show Biz

Jeta luksoze e Fatmir Hysenbelliut/Zbulon pamjet e shtëpisë së re

Publikuar

-

Fatmir Hysenbelliu është një ndër emrat më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, i cili tërheq shpesh vëmendjen e ndjekësve në Instagram me pozat e shumta ku tregon jetën luksoze që bën.

Së fundmi, ai ka ndarë me publikun pamje nga shtëpia e tij e re në Tiranë, e cila ndodhet në një ndërtesë të lartë nga ku mund të shihet i gjithë kryeqyteti.

Fatmiri ka filmuar pjesën e jashtme të shtëpisë, pishinën dhe ambientin rreth saj.

“Shtëpia”, shkruan biznesmeni krahas pamjeve të publikuara.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Sharje dhe akuza/12 çiftet VIP që çfarë s’thanë për njëri-tjetrin pas ndarjes

Publikuar

-

Historitë e dashurisë dhe ndarjet mes VIP-ave janë dy nga lajmet më të komentuara në mediat rozë. Shumë personazhe të njohur shqiptar pas ndarjes kanë ruajtur marrëdhënie dhe mendime të mira për ish-partnerët e tyre, ndërkohë për shumë të tjerë ka qenë e kundërta.

1.Shpat Kasapi-Afërdita Dreshaj

Ndarja e këngëtarit Shpat Kasapi nga modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka qenë një ndër lajmet më të bujshme që ndonëse në fillim u duk sikur ish-çifti i kishte dhënë fund lidhjes në mënyrë paqësore, më vonë doli se mes tyre kishte hatërmbetje. Kohë më parë, në një postim të moderatorit Ermal Mamaqi, ku lajmërohej pjesëmarrja e modeles Xhesika Berberi në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Shpati la një koment që bëri xhiron e rrjetit në atë kohë.

 

Në të shkruhej: “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do të ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, duke shkaktuar shumë komente në rrjet.

Mirëpo, lidhur me këtë gjë Afërdita preferoi të përgjigjej duke postuar një foto të bashkëshortit dhe duke shkruar mbi të: ‘Gjithçka që dua’. Ndërsa thumbimet e Shpatit për martesën e Afërditës nuk ndaluan me aq, pasi i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” , teksa u pyet se si u ndje për martesën e ish-partneres ai u shpreh se u rehatua shumë, duke shkaktuar të qeshura tek publiku.

2. Baby G-Fero

Një vit më parë u përfol në media se këngëtarja e njohur Baby G dhe reperi Fero ishin në një lidhje. Në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku Fero shfaqej teksa e prekte këngëtaren në vende private. Ndonëse ata nuk e pranuan publikisht lidhjen, pas ndarjes duket se marrëdhëniet e tyre nuk ishin aspak të mira. Në disa postime, këngëtarja e ironizoi Feron duke thënë: “I lemë fëmijët të luajnë me lodrat e përdorura”.

Mirëpo, thumbimet e saj vazhduan edhe më tej. Në momentin që Fero publikoi këngën e re të titulluar ‘Veni 1’, Gordana e ofendoi rëndë Feron nëpërmjet një videoje. “Krejt e DIN. Personalisht unë kështu mendoj! Kur ai (Noizy) bente muzike, ti ishe akoma në bo*et e babit!”, shkruante ajo teksa dëgjonte këngën e Noizyt.

3. Kastro Zizo-Erleta Hoti

Disa vite më parë, Kastro Zizo dhe ish-gruaja e tij, Erleta Hoti, morën vëmendjen e të gjitha mediave me ndarjen e tyre. Në disa intervista që Erleta dha për mediat shqiptare tregoi se pas lindjes së vajzës Nia, këngëtari fillonte të dilte shpesh në darkë dhe kthehej në shtëpi në gjendje të dehur dhe bënte gjeste dhe ofendime që nuk u pranuan nga ana e saj.

Madje ajo e akuzoi Kastron se merrte fshehurazi kursimet e vajzës, gjë të cilën kantautori e mohoi duke e akuzuar Ertelën se është me problem psikike. Më vonë nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ish-partnerja e Kastros e akuzoi këngëtarin se nuk kujdesej financiarisht për të bijën, por lidhur me këto akuza Kastro u përgjigj duke i hedhur poshtë dhe duke thënë se për vajzën kujdeset shumë mirë.

4. Morena Taraku-Sasha Sobhani

Muaj më parë një nga lajmet më të komentuara ka qenë ndarja e këngëtares shqiptare Morena Taraku nga miliarderit iranian Sasha Sobhani. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, një bujë të madhe bëri ndarja dhe kjo për shkak të akuzave që Morena bëri kundër miliarderit.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ofendoi Sashan duke e quajtur gej. “Kur e kupton se i dashuri yt është gej”, kishte shkruar ajo në një video. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sashas i cili në një postim shkruante: ‘Turp të kesh’, dhe më pas publikoi një video me disa femra për vërtetuar të kundërtën.

5. Majlinda Zeka-Majk

Ndonëse janë të ndarë, Majk dhe Majlinda janë prindër të një djali të cilin e quajnë Roan. Pak muaj më parë nëpërmjet një postimi Majk i ktheu përgjigje fansave të cilët e akuzonin se nuk kujdesej për të birin, duke u sqaruar se nuk ishte faji i tij por i Majlindës, e cila nuk e lejonte ta takonte. Kjo deklaratë nuk u prit fare mirë nga ana e Majlindës e cila në disa postime akuzoi rëndë Majkun duke i thënë se nuk interesohej dhe nuk kujdesej financiarisht për të birin.

“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,kishte shkruar ajo duke vazhduar më tëj me akuzat ndaj reperit. Megjithatë kohët e fundit Majk është parë më shpesh nën shoqërinë e vogëlushit duke treguar kështu se keqkuptimet mes tyre janë sqaruar.

6. Erjona Sulejmanië-Blerim Xhemaili

Bëri bujë në media dhe ndarja mes futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili dhe modeles Erjona Sulejmani. Dyshja i dha fund martesës disavjeçare, por ndarja e tyre mori vëmendjen e mediave për shkak të deklaratave të forta të modeles.

E ftuar në një emision, Erjona deklaroi se Blerimi nuk e kënaqte në krevat dhe se gjatë martesës së tyre e ndjente veten si në kafaz. Asokohe, Erjona madje rrëfeu se do të publikonte dhe një video ku do të zbulonte gjithçka që kishte përjetuar dhe çdo sekret i jetës private të futbollistëve do të zbulohej.

7. Majk-Melita Nushi

Pas ndarjes nga Majlinda, Majk u lidh me modelen kosovare, Melita Nushi me të cilën ndonëse nuk e pranoi asnjëherë publikisht lidhjen u kapen shpesh herë mat me njëri tjetrin.

Siç duket lidhja mes tyre nuk përfundoi mirë dhe kjo e tregoi më së miri një deklaratë e reperit në rrjetet sociale. ‘Dhe si çdo gjë tjetër në jetë mund ta marrësh atë pasi të kem përfunduar unë’, shkruante  Majk në postimin e tij, dhe të gjithë aluduan se ky ishte një ofendim për Melitën dhe një konfirmim i ndarjes së tyre.

8. Einxhel Shkira-Bekim Balaj

Lidhja mes futbollistit Bekim Balaj dhe moderatores Einxhel Shkira ndonëse nuk zgjati shumë u kthye në një nga lajmet më të komentuara në mediat rozë. Ata u përfolën për një lidhje dhe se madje kishin kaluar dhe pushimet bashkë, por ndonëse në fillim e mohuan, pas ndarjes Einxhel në një intervistë për ‘Paloma’ pranoi se kishte qenë e lidhur me Bekimin dhe e quajti atë një fans.

“Është një histori e vjetër. Ai ka qenë një fansi im prej shumë vitesh dhe më në fund një ditë unë vendosa ta takoja për t’i dhënë një autograf. Kaq ishte! Jo ndonjë histori për t’u shënuar në kalendar, të paktën për mua. “, tha për mediat moderatorja.

Ndërkohë Bekimi nga ana tjetër e mohoi këtë gjë duke rrëfyer se as nuk e njeh Einxhelin. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak moderatores e cila menjëherë reagoi duke e paralajmëruar Bekimin se do t’i publikonte bisedat private. “Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, ka thënë Einxhel.

9. Noizy-Kristjana

Noizy është shumë i komentuar për jetën e tij private dhe për lidhjet e ndryshme që ka pasur. Pak vite më parë në media u përhapën me shpejtësi disa mesazhe mes tij dhe balerinës 18-vjeçare, Kristjana Saxobeat e cila kishte bashkëpunuar me reperin në një nga klipet e tij.

Në mesazhet dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe që bënë bujë në atë kohë, Noizy shihej i shtrirë pranë balerinës, ndërkohë që në bisedat private flitej për romancën mes tyre. Mirëpo, i ftuar në një emision reperi i njohur  ofendoi vajzën në fjalë dhe tha se duhet të deno.nc.uar nga të gjithë për trillimet që bënte.

10.Kristela Gjoka-Noga

Po ashtu martesa e papritur dhe ndarja mes ish-modeles Kristela Gjoka dhe reperit Noga u komentua gjatë. Martesa e çiftit zgjati shumë pak dhe pas ndarjes, reperi Noga e akuzoi Kristelën për ab.or.ti.m. Ndonëse Kristela asaj kohe e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ishin gënjeshtra, Noga nuk u ndal me aq dhe publikoi një eko të shtatzënisë duke thënë se modelja zgjodhi paratë përpara fëmijës së saj.

‘E kuptova interesin e saj të vërtetë vetëm kur ajo filloi të mohonte fëmijën tonë. Unë s’kam nevojë të përdor atë për famë, sepse kur unë kam qenë i famshëm, ajo shkonte në Lezhë me 2 euro në xhep’, tha Noga.

11. Afërdita Dreshaj-Agon Amiga

Ndonëse dy personazhet e njohur nuk ishin të lidhur, flirti mes tyre bëri xhiron e rrjetit disa vite më parë. Disa mesazhe private mes këngëtarit dhe modeles u përhapën me shpejtësi në media, ku shihej se Agon Amiga e kishte tradhëtuar bashkëshorten me modelen.

Në një nga emisionet, ai u shpreh hapur se Afërdita Dreshaj ishte ajo që i prishi martesën, pasi kishte pasur qëllime të tjera ndaj tij, jo thjesht bashkëpunimi për klipin e tyre. Nuk mungoi as Afërdita me reagimin e saj, e cila e quajti “ps.iko.pat të sëmurë” reperin.

12. Devis Xherahu-Paola Kondakçi

Ndonëse këngëtari Devis Xheraku dhe ish bashkëshortja Paola kanë vite që janë ndarë, sherri mes tyre mbahet akoma mend. Paola dhe modelja Ertemiona, partnerja aktuale e Devisit, u përfshinë në një sherr pas klipit të këngës “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ish Missi, shfaqeshin në skena private./Xing.al.

Debatet mes tyre shkuan deri në ofendime mes dy vajzave, “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, rrëfeu atëherë Paola duke e akuzuar në këtë mënyrë Devisin për tradhëti. Megjithatë lidhur me këto deklarata këngëtari nuk reagoi.Burimi:xing.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Sherr” në familje/Mbretëresha nuk “lejon” Meghan dhe Princ Harry të ikin nga shtëpia

Publikuar

-

Çifti i njohur është në pritje të fëmijës së parë dhe prej kohësh është përfolur se duan që të shkëputen nga Pallati mbretëror dhe për këtë arsye po e ndërtojnë shtëpinë e tyre larg familjes.

Mirëpo, siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Mbretëreshës Elizabeth e cila për të ruajtur Meghan dhe Harryn thuhet se do të rimarr në punë Christopher Geidt, i cili do të rivendoset në postin e Lordit të Përhershëm të Pritjeve dhe detyra e tij kryesore është që të ruaj dhe të ketë një sy tek çifti i famshëm.

“Madhëria e saj e vlerëson këshillën e mençur të Geidt-it. Ky rol i ri i jep atij një status formal përsëri”, ka treguar për mediat e huaja Richard Eden.

Ndër të tjera mediat e huaja rrëfejnë se duke qenë se Geid është kryetar i Trustit të Komonuelthit Britanik do të mundohet që të punojë ngushtë me Herryn dhe Meghan që ata ta bëjnë sa më mirë punën e tyre si president dhe zv/ presidente.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:03 - 26 Mars, 2019

Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Trending

Read previous post:
Treni për emigrantë 10 euro, për qytetarë 5 euro

Përfaqësuesit e Hekurudhave të Maqedonisë, e kanë konfirmuar lajmin se çmimi i biletave për emigrantët është rritur nga 338 denar...

Close