LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

HABERET E MITROS/MILETI FITOKA MË SHUMË ME BISNES?

23 Gusht 2015, 08:07, Opinione CNA

Nga MItro CELA

Po bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rriten apo nuk na rriten taksat?!
Unë:-Rama thotë: taksat ulen. Ai e di më mirë se është kryeministër dhe e ka emëruar vetë kajmekamin e parave.
Ajo:-Basha thotë: taksat rriten. Dhe ky e di mire, sepse është kryetar partie?!
Ndërkohë në ekran doli Majko. Po fliste në parlament. Nuk I dukej normale që të tatoheshin 15 përqind kursimet e qytetarëve?.Zjarr për zjarr e kërkoi fjalën Ilir Beqja:
-Të mbash para në bankë dhe të jetosh me interesa, nuk është sukses për popullin. Populli, me kursime duhet të bëjë bisnes, që të fitojë më shumë?!
U ngrita. U vesha dhe yxhym tek banga ?Kredins?. Nuk I mora leje Ezmerkës. Më lindi një ide e lartë shumë. Më thotë arkëtarje:
-Para tre muajve rinovuar kontratën. Pse do ?digjni? interesat?
-Dua të merrem me bisnes!
– Më fal për mungesë takti: Kush ta ka dhënë këtë mëndje?
-Ministri I Shëndetësisë! E tha në parlament. Kur e tha , tundi kokën edhe Rama.
– Pse nuk thua që suksesin e ke të garantuar?Ja paratë. Ja dhe kryqi për tre muaj interesa?Mua këtu më ke?Të të them edhe një llaf: Do bësh sherr me Ezmerkën?!
Me parë në xhep, mora rrugën për në ministrinë e Shëndetësisë. Takimin e parë e bërë me një edhe këshilltar edhe miku im.
I thashë: ? Dua të takoj ministrin!? Më tha: ? Nga se vuan?! Do ndërhyrje për të shkuar në Turqi?!??? ?Jo! Dua mend nga ministri për bisnes?Paratë I I hoqa nga banka. I kam në xhep??
-Mos! Paskë sëmundje të rënd. Të ka shkarë një drrasë. Ma lër mua në dorë. Po flas me minstrin! Për të sëmurët nga trutë e kokës, kemi marveshje me Japoninë!…Çdo gjë xhaba!
?U riktheva në bankë?me bisht në shalë!

19:02 Opinione

Sfida refugjatë

Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...

18:04 Opinione

Cfarë do bëni?

Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...

08:27 Opinione

Kanë/Nga Edison Ypi

Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...

17:07 Opinione

Pordhopol

Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...

20:17 Opinione

Dalekët

Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...

Lajmet e fundit nga