LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi gjerman: Po rrezikoni liberalizimin e vizave

21 Gusht 2015, 17:00, Kronika CNA

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka deklaruar se lëvizja e lirë në zonën Shengen rrezikohet nga fluksi i lartë i azilkërkuesve. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për BBC. Nuk dihet nëse Gjermania do të kërkojë rikthimin e regjimit të vizave apo jo.

Pak ditë më parë Unioni i Bashkive dhe Komunave gjermane doli me një propozim të tillë, si alternativa më e mirë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve.  Shqipëria do të ishte një prej vendeve të penalizuara nëse do të kishim një rikthim të vizave.

Vendi ynë është i dyti në listë, për nga numri i shtetasve që kërkojnë azil në Gjermani. Kjo nga të dhënat zyrtare të publikuara disa ditë më parë nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Ndër të tjera në intervistën e tij, ministri Maiziare tha se Anglia duhet të pranojë më shumë emigrantë dhe duhet të jetë e vetëdijshme për këtë problem.

Zona Shengen përbëhet nga 26 vende europiane, të cilat kanë rrëzuar kontrollet e doganave dhe kanë njehësuar rregullat për azil. Shqipëria përfitoi nga liberalizimi i vizave në nëntor të vitit 2010

Lajmet e fundit nga