Connect with Us

Kryeministri Rama: Nuk jam një llogaritar i mirë, por ekonomia është mirë

Intervista

Kryeministri Rama: Nuk jam një llogaritar i mirë, por ekonomia është mirë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë për Top Channel, flet për Samitin e Vjenës; ekonominë, duke shpjeguar me detaje operacionin kundër evazionit fiskal; për reformën në drejtësi, ku për herë të parë tregon se çfarë do të ndodhë, nëse mazhoranca nuk do t’i arrijë 93 votat për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri jep argumentet e tij përse nuk ka probleme brenda koalicionit, siç është përfolur masivisht në media gjatë dy muajve të fundit. Shefi i Qeverisë shqiptare pohon se do të ketë edhe reformim të Kodit aktual Zgjedhor. Pjesë e intervistës janë edhe çështjet, që lidhen me mosndëshkimin e zyrtarëve të lartë në Qeverinë “Berisha”, të dyshuar për afera korruptive, dhe përse pas 2 vitesh në qeveri, mazhoranca e majtë nuk ka zbardhur ende tragjedinë e Gërdecit, përfshi edhe atë të 21 Janarit.

Në fund, Rama flet edhe për koncertin e këngëtares Anastacia dhe çfarë e shtyu atë ta mbështeste këtë koncert. Me kryeministrin Edi Rama bisedoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

– Zoti Kryeministër, le ta nisim këtë intervistë me Konferencën e vendeve ballkanike, që do të mbahet më 27 gusht në Vjenë. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Kryeministri Edi Rama: Samiti i Vjenës është vazhdimi i një procesi të nisur në Berlin një vit më parë. Ka ardhur koha për të bërë një bilanc dhe për të shtyrë përpara një projekt të madh kompleks të transformimit të paqes, në një hapësirë bashkëpunimi rajonal dhe ndërveprimi mes vendeve për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, duke përfituar nga mbështetja e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për të zhvilluar infrastrukturën, për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, për të zhvilluar kanalet e këmbimeve të përbashkëta në të gjithë sektorët e tjerë.

– Investimet në infrastrukturë janë kryefjala e kësaj konference. A besoni se Bashkimi Europian do t’i mbështesë financiarisht këto projekte?

Kryeministri Rama: Së pari, ne kemi arritur të bindim palën tjetër, që “Korridori Blu” – prioriteti ynë dhe i programit tonë qeverisës, – të vendoset si prioritet i parë në projektet e infrastrukturës, pasi është një korridor, i cili lidh përfundimisht jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë me Unazën Mesdhetare, si dhe e përfshin Shqipërinë në hartën turistike të Mesdheut edhe përmes tokës.

– Në Vjenë do të jeni në një panel televiziv me homologun tuaj Vuçiç. Mund të na thoni diçka më shumë?

Kryeministri Rama: Është një panel i organizuar për të pasur një debat mbi të sotmen dhe të nesërmen, ashtu siç e shohim bashkërisht. E kam pranuar këtë me kënaqësi, pasi është një tjetër mundësi për të komunikuar jo vetëm me njëri-tjetrin, në kuptimin me opinionet publike të vendeve tona dhe të vendeve të rajonit ku kjo – le të themi, – përballje miqësore televizive do të transmetohet, por edhe me audiencën europiane.

– Zoti Kryeministër. Janë rreth 150 milionë dollarë, që i mungojnë buxhetit të shtetit nga mosrealizimi i planit prej Tatimeve e Doganave. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mosrealizim?

Kryeministri Rama: E vërteta është se, në këtë rast, “djalli” nuk është aq i zi sa duket kur thonë, sepse një analizë e detajuar, që ne kemi bërë me ekspertizën e Qendrës për Zhvillimin Ndërkombëtar të Harvardit dhe me ekspertizën e FMN-së, na ka dhënë një sërë të dhënash shumë interesante mbi një situatë, ku ndryshe nga çfarë pretendohet, nuk bëhet fjalë për parà të humbura apo aq më pak të vjedhura, sikundër propagandon dëshpërimisht opozita, por bëhet fjalë për simptomat e qarta të ndryshimit të modelit tonë ekonomik. Le të marrim, fjala vjen, energjinë. Ndërkohë që ishte planifikuar të importohej energji dhe nga importi të përfitohej një sasi të ardhurash në buxhetin e shtetit, është importuar shumë më pak energji, sepse është administruar shumë më mirë sistemi, dhe kjo është një e mirë për ekonominë. Nga ana tjetër, kemi pasojat e rënies së çmimit të naftës dhe të mineraleve, që ne nuk mund ta parashikonim qysh në shtatorin e kaluar, që ka ndikuar, por paralelisht kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit të naftës së përpunuar në Shqipëri dhe kjo është një gjë e mirë për ekonominë. Gjithashtu, në këtë aspekt ka ndikuar edhe ndryshimi i normës së interesave, që përsëri është një gjë e mirë për ekonominë, por ka shënuar një rënie të të ardhurave sikundër edhe inflacioni i mbajtur në nivele të ulëta, që është një gjë e mirë për ekonominë. Kanë shënuar rënie të të ardhurave edhe incentivat fiskale, që ne kemi bërë. Fjala vjen, importi i makinerive shënon sot shifra rekord, por për shkak se ne kemi hequr TVSH-në, pra kemi hequr nga buxheti i shtetit një pjesë për t’ia kaluar në formë incentivi sipërmarrjes, kemi rënie të të ardhurave. Kështu, janë një sërë të dhënash të tjera, pasi ajo çka do të ishte vërtet shqetësuese, do të ishte nëse rënia e të ardhurave do të lidhej me rënien ekonomike, por ndërkohë kemi një rritje ekonomike përtej parashikimit, të bërë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që ishte 2.7% në tremujorin e parë, duke shkuar në 2.88%. Besojmë se, edhe tremujori i dytë do të jetë i tillë, nuk kemi asnjë dyshim për të tretin. Pra, ka një sërë aspektesh, që e bëjnë këtë masë të parë kështu në bllok, në pamjen e parë, një tregues të shumë aspekteve të tjera brenda saj. Ka një problem me cigaren. Rritja e akcizës solli që, në periudhën deri në zbardhjen e plotë të vendimit, kompanitë të krijojnë një stok shumë të madh për t’i shpëtuar akcizës së re, gjë që solli edhe një rënie të importit. Por, nga ana tjetër, kemi një dukuri të aktivitetit informal me duhanin, për të cilin ne kemi marrë të gjitha masat për ta përballur në muajt në vijim. Në total nuk bëhet fjalë për një gropë të shkaktuar nga keqadministrimi, por bëhet fjalë për një situatë tranzitore, të përkohshme, që lidhet me transformimin e modelit tonë ekonomik.

– Një e treta e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare janë të paregjistruara ose nuk kanë fare kasa fiskale. Kështu deklaroi ministri Ahmetaj. Sipas jush, zoti Kryeministër, kjo situatë ka ardhur si pasojë e korrupsionit në Tatime, apo paaftësi në vjeljen e detyrimeve tatimore?

Kryeministri Rama: Së pari, çështja e informalitetit në ekonomi është një çështje e trashëguar prej 20 vitesh dhe e rënduar në 20 vite. Së dyti, ne kemi shënuar progres të konsiderueshëm në formalizimin e ekonomisë dhe në formalizimin e punës. Pra, mjafton të kujtojmë se kemi nxjerrë nga puna në të zezë, nga skllavëria, me mijëra e mijëra njerëz, që sot janë të formalizuar. Ashtu sikundër po të shikojmë sasinë e kuponëve të mbledhur, është e pakrahasueshme me dy vite më parë, si volum përfitimi i vlerës së shtuar që përmban kuponi. Por, nga ana tjetër, sigurisht që shifrat vazhdojnë të jenë alarmante. Për këtë arsye, ne sot ndihemi plotësisht të përgatitur për të ndërmarrë një operacion rrënjësor kundër informalitetit në ekonomi, për t’i dhënë fund një epoke, ku ia kemi hedhur njëri-tjetrit dhe kemi vjedhur njeri-tjetrin. Por edhe për t’u bërë bashkë me konsumatorin, në radhë të parë, dhe në partneritet me biznesin e ndershëm që paguan taksat, në mënyrë që të mbrojmë konsumatorin dhe të mos lejojmë cënimin e biznesit të ndershëm nga konkurrenca e pandershme. Gjë që do të thotë se, ne e shikojmë këtë operacion jo si një luftë kundër biznesit, por si një bashkërendim të përpjekjeve shoqërore për të bërë të mundur, që të gjitha ato të ardhura që u vidhen njerëzve, që i vidhen përmes konkurrencës së pandershme biznesit të ndershëm, që i vidhen shtetit, të kthehen në më pak taksa, rroga më të larta dhe më shumë investime.

– Ky aksion kundër evazionit fiskal, a do të shoqërohet edhe me ndryshime ligjore?

Kryeministri Rama: Po. Kemi një paketë, e cila besoj do t’i dorëzohet Kuvendit deri në fund të muajit shtator dhe do të kemi një rëndim të konsiderueshëm të masave ndëshkuese për evazionin fiskal, por dhe për të gjitha format e veprimtarisë së paligjshme ekonomike dhe tregtare.

– Kompania britanike “Crown Agents”, e cila u kontraktua nga qeveria juaj për të asistuar doganat, nuk dha rezultatet që ju prisnit. Si e shpjegoni këtë zoti Kryeministër, duke pasur parasysh faktin, që “Crown Agents” në Rumani dhe në Bullgari pati rezultate?

LEXO EDHE:  Rama kërkon takim “kokë me kokë” me Bashën?/ Nuk është e hijshme që...

Kryeministri Rama: Nuk mund ta themi kështu. Ne besojmë që kemi pasur një ndryshim të konsiderueshëm në administrimin tatimor dhe doganor, sidomos në momentin dramatik, kur gjithçka e gjetëm të shpartalluar, dhe kjo s’duhet harruar, ku ka ndikuar sigurisht edhe asistenca e “Crown Agents”. Ndërkohë që e përsëris, nuk duhet t’i referohemi mungesës së shumës, së parashikuar për t’u mbledhur si të ardhura gjatë këtij viti, si një mungesë në administrim, sepse nuk është e tillë.

– Në konferencën për shtyp me Kancelaren Merkel u angazhuat për të mbaruar këtë reformë brenda kësaj vjeshte. Mendoni se mund të arrihet ky afat, zoti Kryeministër?

Kryeministri Rama: Jam i bindur. Është një angazhim i marrë nga shumica qeverisëse dhe është një angazhim që përputh, nga njëra anë, përpjekjen tonë për të reformuar drejtësinë dhe, nga ana tjetër, domosdoshmërinë për të kryer detyrën e rëndësishme të shtëpisë, në raport me procesin tonë të integrimit, që është reforma në drejtësi.

– Ndryshimet kushtetuese, që kërkon kjo reformë, kërkojnë 93 vota në Parlament, të cilat mazhoranca juaj nuk i ka. Natyrshëm lind pyetja, ku do t’i gjeni 93 vota?

Kryeministri Rama: Unë nuk jam një llogaritar i mirë dhe një llogaritës i mirë votash, por unë ju siguroj se reforma në drejtësi do të kalojë.

– Në pamundësi për ta miratuar reformën në drejtësi në Parlament, a keni në plan t’i drejtoheni popullit nëpërmjet një referendumi për ta miratuar atë?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje, që i takon një diskutimi brenda Aleancës për Shqipërinë Europiane, por jo si një domosdoshmëri për të kaluar reformën. Reforma, jam i bindur, do të kalojë në Parlament.

– Por e keni apo jo si mundësi?

Kryeministri Rama: Është gjithmonë një mundësi, por reforma do të kalojë në Parlament besoj.

– Ndërkohë që ju thoni se reformën do ta bëjnë ekspertët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar – në një intervistë me kolegen Elja Zotka, – se reforma në drejtësi është lënë në dorën e militantëve ekstremistë politikë. Kujt duhet t’i besojmë, Ju apo Presidentit të Republikës?

Kryeministri Rama: Besoj se, nuk mund të biem në një mendje, që ekspertët e Komisionit të Venecias, ekspertët e Këshillit të Europës, ekspertët e Bashkimit Europian, ekspertët e OPDAT-it – misionit amerikan për të asistuar drejtësinë në Shqipëri, – dhe gjithë ekspertët e tjerë të mbledhur në procesin më intensiv dhe gjithëpërfshirës që ka njohur ky vend, pas procesit të Kushtetutës së re, janë militantë partiakë.

– Jemi dy vite larg nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017-s. A ka në plan mazhoranca juaj, zoti Kryeministër, për të ndërmarrë një reformë zgjedhore?

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje e konsensusit parlamentar dhe sigurisht, që neve do të na duhet të ndërhyjmë në Kodin Zgjedhor, sepse jemi angazhuar që të reflektojmë pikë për pikë rekomandimet e dala, kur të dalin, nga raporti i misionit të ODIHR-it.

– Opozita ka lënë të kuptohet se, nëse do të kemi një reformë zgjedhore, atëherë opozita është e gatshme të pranojë sistemin me prim. A jeni dakord, që në zgjedhjet e 2017-s të kemi zgjedhje me këtë sistem, pra me prim?

Kryeministri Rama: Ky është një teknikalitet, që nuk ka asnjë lidhje me çfarë na duhet të bëjmë në raport me reformën zgjedhore, sepse ajo që na duhet të bëjmë në raport me reformën zgjedhore është të zbatojmë rekomandimet e ODIHR-it dhe ajo që duhet të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme është t’iu japim mundësi emigrantëve shqiptarë, që jetojnë jashtë, të votojnë pa pasur domosdoshmërisht nevojë të jenë këtu në Shqipëri. Ky është një angazhim programor i PS, edhe i LSI. Është një detyrim, që kjo aleancë ua ka të gjithë emigrantëve shqiptarë, që nuk kanë mundësi të vijnë në Shqipëri për të votuar dhe duan të marrin pjesë në vendimmarrjen e rëndësishme të jetës politike të vendit, që është konstituimi i Parlamentit dhe i Qeverisë së re. Ndaj dhe do të bëjmë çmos, që ta realizojmë për vitin 2017, edhe pse nuk mund ta themi këtë me 100 për qind siguri, sepse është një proces jo i lehtë teknikisht.

– Zoti Kryeministër, a keni ju një dialog të vazhdueshëm me aleatin tuaj, Ilir Meta, përsa i përket problemeve që lindin natyrshëm, kur dy forca politike bashkëqeverisin?

Kryeministri Rama: Sigurisht që kemi dhe nuk e kuptoj nevojën e kësaj pyetjeje. Ne sapo kemi kaluar një test të rëndësishëm, ku kemi konfirmuar një milion votat e mbështetjes për këtë koalicion. Dhe i kemi rikonfirmuar pas një periudhe jashtëzakonisht të vështirë sfidash qeverisëse dhe reformash të dhimbshme, duke marrë nga populli shqiptar as më shumë dhe as më pak, por besimin e rinovuar për të shkuar më tutje në rrugën e reformave. Kështu që, nuk e kuptoj ku është problemi.

– Përpara zgjedhjeve vendore iu kemi parë çdo të mërkurë, ora 9, të shkoni në selinë e Kryesisë së Kuvendit, madje punonjësit e Kuvendit thonë “u mblodh Rambujeja e së mërkurës”, duke takuar zotin Meta. Do të vijoni këtë praktikë, zoti Kryeministër?

Kryeministri Rama: Kur të fillojë sesioni i ri parlamentar, patjetër.

– Koalicioni qeverisës ka marrë një milion vota më 23 qershor, jo vetëm për të kryer reformat që Ju keni nisur, por edhe për t’iu dhënë përgjigje disa çështjeve, si për shembull, ndëshkimi i të korruptuarve në qeverisjen e shkuar tetëvjeçare, për të cilët Ju, kur ishit në opozitë, keni folur fort madje. Keni premtuar për t’i dhënë një përgjigje çështjes së Gërdecit, po ashtu dhe për 4 të vrarët e 21 Janarit. Keni thuajse dy vite, që jeni në pushtet zoti Kryeministër, dhe këto çështje kanë mbetur pa përgjigje. Cila është përgjigjja juaj përballë shqiptarëve për këto çështje?

Kryeministri Rama: Unë e kam thënë që në krye të herës dhe besoj se ju mund ta verifikoni nga regjistrimet e kryera lidhur me këto çështje, që detyra jonë në radhë të parë është të krijojmë kushtet që drejtësia të funksionojë. Ne kemi një drejtësi të kapur nga një bandë gjykatësish të korruptuar, që e kanë kthyer sistemin tonë të drejtësisë në një koorporatë dhe që, me një të rënë të çekiçit, marrin vendime skandaloze. Jo vetëm denigruese deri në fund për shumë viktima të padrejtësisë, por edhe me kosto të jashtëzakonshme financiare për këtë vend, duke mos iu bërë syri “tërr”, por duke bërë marrëveshje me grabitësit e këtij vendi. Në momentin kur reforma në drejtësi do të kalojë, si një platformë e re veprimi dhe ndërveprimi në sistemin e drejtësisë, besoj që do të krijohen hapësira për të shkuar më tutje, edhe në trajtimin e çështjeve konkrete. Ne nuk do t’i ndahemi këtyre çështjeve. Por, mos të harrojmë se, ne nuk jemi të zgjedhur për të dhënë dënime dhe për të bërë ekzekutime. Lavdi Zotit, ajo kohë ka vdekur 25 vite më parë. Por jemi zgjedhur për të krijuar kushtet, që drejtësia të funksionojë. E këtë detyrë do ta kryejmë me pasion dhe me besnikërinë më të lartë ndaj popullit shqiptar.

– Le ta mbyllim këtë intervistë me një çështje kulture, zoti Kryeministër. Këngëtarja me famë botërore, Anastacia, do të zhvillojë një koncert në Shqipëri më 25 gusht. Çfarë iu shtyu ta mbështesni këtë koncert?

Kryeministri Rama: Së pari, bëhet fjalë për një personazh shumë interesant, jo vetëm për faktin e asaj që ka bërë dhe bën në skenë, por edhe të jetës së saj. Një grua, që ka mundur tumorin dhe ka avokuar vijimësisht për rolin dhe të drejtat e grave, në një vend ku po bëhet një përpjekje kolosale në këtë drejtim, të paktën përsa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe në jetën publike përmes politikës. Nga ana tjetër, unë besoj se, ne i kemi mundësitë që edhe Shqipëria të jetë një stacion, ku të këndohet përpara të rinjve, të rejave, por edhe gjeneratave të tjera, ashtu siç këndohet në vendet e tjera përreth, apo në vendet e Europës. Ky koncert është fillimi i një plani për ta përfshirë Shqipërinë në një hartë koncertesh, të cilat Europa i ka me shumicë.

– Kryeministër, faleminderit për të gjitha përgjigjet.

Kryeministri Rama: Faleminderit juve për këtë intervistë të parë të sezonit të ri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Policia “me dorë të hekur”/ Qindra gjoba për këmbësorët dhe heqeje patentash për shoferët

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

– Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

– Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.
Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

LEXO EDHE:  Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

LEXO EDHE:  Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali/ Berluskoni falenderon Ramën: E njoh kryeministrin e Shqipërisë

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 109 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

LEXO TE PLOTE

Intervista

“Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Gjatë qendrimit në vendin tonë, Depardieu u takua e me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Aktori është shprehur se i pëlqeu Rama por nuk folën për politikë.
Sipas tij është është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë.

Depardieu u shpreh se Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë.

“Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë’, u shpreha aktori një intervistë për A2.

Intervista e plotë:

Mirëserdhët në Shqipëri dhe faleminderit për këtë bisedë. Besoj që e vizitoni vendin tonë për herë të parë…
Po është hera e parë që vij në Shqipëri. E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e monstrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë.
Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika. Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit.
Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë.
Çfarë mund të na thoni për karakterin tuaj në filmin që po xhironi?
Ai është një avokat, por duhet të pyesni Arbenin se çfarë do të bëjë me këtë personazh. Sepse ai e ka jetuar luftën e Kosovës, dhe periudhën pas lufte. Ajo që nuk kuptoj unë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri, edhe tani pas lufte, është se nuk mund ta lënë pas atë që ndodhi dhe të bashkohen, ndoshta edhe në një union ballkanik siç thashë më herët. Është njëlloj si historia e Nazizmit, e gjermanëve apo idetë diktatoriale sovjetike. Këto janë biseda diktatoriale, të dala nga moda. Janë njëlloj nazizmi, diktatura, apo njëlloj si konfliktet e besimeve fetare. Prandaj është mirë që të gjejmë filozofinë në besimin që kemi.
Meqenëse jemi duke folur për politikën, gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë, jeni takuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Për çfarë u fol në Kryeministrinë shqiptare?
Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.
Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu.
Ju zgjodhët që të bëheshit rus, pak vite më parë. Ishte një zgjedhje për të qenë më i lirë?
Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem I lirë.
Pra, kjo ka qenë një zgjedhje e juaja për të qenë më i lirë si qytetar?
Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat. Unë mund të them se nuk jam dakord me Erdogan, pasi mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës.
Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë.
Ju keni braktisur shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u larguat nga shtëpia për të shkuar në Paris kur ishit vetëm 16 vjeç. Një ditë në një sallë teatri ju vendosët të bëheshit aktor. Çfarë ndjesie ju ka shtyrë drejt aktrimit?
Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.
Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm.
Mendoj se një nga filmat më të mirë që keni realizuar është “Green Card”. Mendoj se pjesa ku ju luani piano është skena më e fuqishme që mund të realizojë një aktor. Në fillim nuk doni të luani në piano dhe unë si publik gjendem në një gjendje ankthi. Sapo personazhi, George, nis të luajë, pa diskutim shkakton të qeshura. Por, menjëherë pas kësaj George nis të luajë piano dhe të recitojë. Këtu nis përlotja. Në një skenë që zgjat më pak se 5 minuta publikun e ushqeni me 3 gjendje të ndryshme emocionale…
“Green Card” është vërtet një nga filmat specialë të Peter Ëeir, një regjisor australian që nuk i pëlqente shoqëria amerikane, madje as klasa e mesme e kësaj shoqërie. As unë nuk e dua shoqërinë amerikane. Janë gati të akuzojnë për çfarëdolloj gjëje, shumë aktorë kishin një jetë të shthurur, gratë pinin shumë. Janë një shoqëri pa histori.
Unë kam dashur gjithnjë të ndryshoj fundin e filmit “Konti i Monte Kristos”. Ju ka ndodhur të dëshironi një fund tjetër për ndonjë nga filmat ku luani?
Jo tamam ndryshimin e një filmi. Do të doja të kishte falje. Alexander Dumas e ka përshkruar Kontin e Monte Kristos shumë të nxirë, të veshur jo mirë, duke tymosur, një figurë e nxirë… gati për hakmarrje dhe hakmarrja është shumë e bukur për kinematografinë, por mënyra më e mirë për të jetuar është të falësh dhe të jetosh i qetë. Këtë do ndryshoja. Sa më shpejt të mbyllësh hesapet me hakmarrjen, është më mirë. Dashuria është zgjidhja. Pas hakmarrjes duhet të mbetet veç dashuria për të filluar një jetë të re.
Ju vetë besoni vetë në një Zot?
Jo, nuk besoj. Unë besoj se Zoti është brenda secilit prej nesh. Unë mendoj se filozofia e hebrenjve, unë bëhem zot i vetes, është e sakta. Kabhal thotë kështu. Unë mendoj se ka një fuqi, por nuk besoj në Zot.
A jeni penduar për ndonjë gjë në jetë?
Jo, edhe nëse jam penduar për ndonjë gjë ndonjëherë, unë nuk jam kthyer pas. Sepse nëse pendohesh atëherë t’i mbetesh në të shkuarën dhe unë nuk i jam kthyer asnjë pendese. Unë jam optimist. Kaq.
Keni pasur shumë të dashura, jeni martuar tre herë…
Jam martuar vetëm një herë zyrtarisht, por kam pasur tri marrëdhënie serioze.
Cila është gruaja juaj ideale?
Të gjitha femrat janë ideale.

LEXO TE PLOTE

Intervista

Agron Gjekmarkaj “shuplaka dhe ledhatime” Lulzim Bashës/ Tjetër thotë, e tjetër bën, por ka një bonus përballë Ramës

Publikuar

-

Nga

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një intervistë të tij ka komentuar edhe opozitën e Lulzim Bashës. Ai e shikon ate shpesh inkoherente, dhe nxjerr jo pak problematika dhe arsye që e kanë dëmtuar këtë opozitë, por thekson dhe gjerat që, sipas Gjekmarkajt, opozita i ka bërë mirë.

“Këtë opozitë e kanë demtuar shpesh inkoherencat! Mosperputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund te perkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam pare me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike te krijoje hapësirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato jane të pastra e të dobishme per vendin, të shohë perpara pa harruar çka qenë!

 

Opozita e Lulit shume zhurmë për asgjë?

Opozitën mund ta shajmë sa të duam , mund ti bejmë verejtje pa fund nëse e gjykojme atë nga e djathta apo te tjerë nga e majta! E përseris Qeveria është problemi! Ka 6 vjet që hame bukë e televizor, bukë e rrena, bukë e tallje, bukë e arrogance!

Le ti themi gjërat që Opozita ka bërë mirë ! Ligji i dekriminalizimit dhe e gjithë beteja për të, shndërrimi i reformës në drejtësi nga një traktat ideologjik në diçka të pranueshme, denoncimet të cilat e kanë bërë më të vetëdijshme shoqërine për çka ndodh në vend, qasja ndaj dosjeve te cilat kanë bërë pis zgjedhjet si ajo e Dibrës dhe Durrësit, por edhe vendimet e guximshme për të mos qenë fasadë!

Por kete opozite e kanë dëmtuar shpesh inkoherencat! Mospërputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund të përkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë  ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam parë me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike të krijojë hapesirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato janë të pastra e të dobishme për vendin, të shohë përpara pa harruar

lulzim basha republika e re

çka qenë! Në PD ka munguar gjithmonë kulti i garës , ndoshta ngaqë Sali Berisha ishte një lider karizmatik i padiskutueshëm dhe me mbeshtetje, por ka munguar dhe sot ku e ku ke tepër! Kulti i garës në Shqiperi urrehet teksa tentohet gjithmone kulti i Individit!

Opozita e Bashës per mua gjate ketyre muajve ka qenë më e vertete dhe me aktive së asnjeherë tjeter! Ka sakrifikuar, ka lëshuar pushtet, çdo gjë që ka pasur! Kjo mund të shërbeje për purifikim dhe rindertim të PD së ! Një mënyrë për tu afruar me njerzit! Por trasmetorët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pa domethënie! Ketu lind nevoja për figura politike me peshë dhe për elitën e vendit ! Opozita po lëviz dhe këtë e shoh me rëndesi! Nuk më duket bosh! Kjo levizje jep dobi për shoqerine e shpresoj edhe për politiken në teresi e PD në veçanti!

Banaliteti nuk prodhon gjenialitet! Vendit i duhen më të miret që të ketë normalitet! Dhe e fundit per këtë pyetje , kushtet gjermane për qeverinë tonë e çertifikuan krizën, e quajten të rënde, kërkuan që ajo të zgjidhet, I kerkuan të dënojë hajdutet e zgjedhjeve, vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, kthimin e gjykatave, gjithësa ka ndodhur edhe falë përpjekjeve të opozitës

PD e lodhur apo pa ide?

PD në optikën time ka nevoje për një detante të madhe si fillim nëse pretendon pushtetin! Ajo duhet të nxitet dhe me i interesuari që ta kërkojë do duhej të ishte Basha! Një detante që i ben bashkë të gjithe faktorët historikë dhe intelektualë, cdo njeri që ka mbeshtetje, 10 , 100 apo 1 mije vota e më tepër! Votat e djathta ekzistojnë po duhet një farë pune per ti kompaktesuar mbi të gjitha vullnet! Natyrisht idetë janë themelore, po duhen përcaktuar ato prioritare e mbi te gjitha koherenca !! Pastaj idetë duan shpatullat që ti mbajne!

LEXO EDHE:  Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali/ Berluskoni falenderon Ramën: E njoh kryeministrin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Basha ka bere disa propozime me interes për ndryshimin e sistemit, por ai së pari nëse do të behet i besueshëm

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha

duhet të kerkoje publikisht, nepermjet reformes zgjedhore, që të marrë fund emërimi i deputeteve në lista! Preferencat duhet ti caktojë elektorati jo Kryetari i partisë! Keshtu një parti behët më atraktive pse jo edhe më demokratike! Kesisoj puftet humbasin rrol perballë atyre që kanë nje cv dhe një perballje me opinionin publik! PD nuk më duket e lodhur po as shumë e freesket jo!  Nuk është pa ide, por ende ska precizuar gjithë  ato baziket ! Ajo për rrogat psh me duket shume e mirë! Qytetarët te xhepi janë të ndjeshëm dhe meritojne më shumë! Tani opozita nuk ka shumë kohë qofte nëse kemi zgjedhje të kohshme e aq me tepër nëse i kemi të parakohshme! I duhet revolucion i  brendshëm dhe shpejte! Populli po pret opoziten më 30 qershor ja dergoi asaj këtë mesazh.

Çfarë i mungon Bashës?

Basha ka cenet dhe virtytet që zoterojne shumica e shqiptarve! Ka nje bonus të madh përballë kryeministrit ka mbajtur larg botën e krimit! Nuk duket arrogant dhe shfaq aftësi komunikative normale pa pretenduar që është mesianik së paku në dukje! Për mua i mungon kurajo për tu rrethuar me personalitete të forta një handikap që duhet ta superojë! Nuk mjafton të thuash njerzit e mi nuk kanë lidhje me krimin, sepse edhe mediokriteti është një sëmundje e rrezikshme!

Ka marrë vendime të forta si askush tjeter ndaj duhet të tregohet i fortë  per tu shtrire dorën te gjithve , edhe atyre qe i konsideron kundërshtar me kushtin që këta ta duan bashkim pajtimin për të kompaktësuar të vetet, militancën, pastaj dorën ta qesë përtej gardhit dhe të kërkojë personalitetet që mund ti japin nje dore ketij vendi!

Basha duhet ta kuptoje se njerzit kanë alergji nga partite ndaj ai PD duhet ta ofrojë si laborator ku shoqëria të realizoje qëllimet e veta! Ai duhët te jetë garanti! Shoqëria nuk ka nxitim për të bërë Bashën Kryeminister ajo ka nxitim për të përmirësuar jetën e vet si dhe standartet! Basha ketë duhet ta lexojë mirë e me vëmendje! Shoqëria po e vrojton dhe teston atë ndërkohë që pret që ai ta kapë këtë vështrim! Deri tani i ka munguar aftesia të bëjë koncensione! Shpresoj ta gjejë këtë aftësi jetike si brenda ne PD si jashte saj! Në çdo rast unë besoj që rrotacioni është i dobishëm për aq kohë sa pushtetet nuk marrin fytyrën e njeri-tjetrit! Për fat të keq kjo kohë është e shkurtër në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: