LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cfarë ndodh në trurin tënd kur mëson gjuhë të huaja?

21 Gusht 2015, 08:51, Kuriozitete CNA

Zona të caktuara të trurit rriten për nga madhësia dhe funksioni, duke përfshirë zonën e Broca-s, e cila ndodhet zakonisht në hemisferën e majtë dhe lidhet me prodhimin e gjuhës. Kur fëmijët rriten me dy gjuhë, të dy këto gjuhë përpunohen në të njëjtën zonë. Por kur të rriturit mësojnë një gjuhë të dytë, një zonë tjetër zhvillohet pranë asaj të parës.

Disa të rritur mësojnë më shpejt se të tjerët dhe një studim ka treguar dallimet në zonat e trurit që ndryshonin: hipokampusi dhe zona e Broca-s ndryshojnë më shumë tek ata që mësojnë shpejt, dhe korteksi motor tek ata që mësojnë më ngadalë. Disa efekte varen nga gjuha e parë e atij që mëson. Për shembull, folësit e japonishtes nuk mund ta dallojnë kollaj ?r? dhe ?l? kur mësojnë anglisht, sepse në trurin e tyre, të dy këta tinguj aktivizojnë të njëjtën zonë. Tek anglisht-folësit, këta dy tinguj aktivizojnë zona që janë larg mes tyre. Më në përgjithësi, mësimi i një gjuhe të re përmirëson funksionet e trurit, ofron një kujtesë më të mirë, më shumë fleksibilitet mendor dhe krijueshmëri, dhe madje mund edhe të vonojë dementian./Bota.al

Lajmet e fundit nga