Ardjan Takaj, presidenti i Skenderbeut i mbytur ne borxhe/ Banka i bllokon dhe nxjerr ne shitje “Tropikal” resort – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ardjan Takaj, presidenti i Skenderbeut i mbytur ne borxhe/ Banka i bllokon dhe nxjerr ne shitje “Tropikal” resort

Publikuar

-

Isa Bylykbashi ne nje reagim te tij sot per gazeten Telegraf, pretendon se prona e tij prej mbi 80 mije m2 eshte vjedhur dhe nuk po i kthehet. Ai ne denoncimin e tij tregon me fakte gjithcka ka ndodhur me kete prone. Ne shkrimin e saj gazeta Telegraf jep detaje se cfare po ndodh me pasurite e presidentit te ekipit te Skenderbeut Ardjan Takaj. Ai ka nje borxh prej disa milione euro dhe per kete arsye biznesi i tij eshte bllokuar dhe po del ne shitje nga banka. Nje prone e cila pretendohet se eshte fituar ne menyre te paligjshme nga presidenti i ekipit te Skenderbeut.

Banka Intesa SanPaolo i ka dhënë hua disa miliona euro administratorit të shoqatës “Tropikal” me garanci pronën e ish Kampit të Pionierëve në Durrës, e blerë nga sindikata e Gëzim Kalasë. “Administratori, mbase edhe qëllimisht nuk e paguan huanë disa miliona euro, dhe Banka SanPaolo i fiton pronën e lënë si garanci nga shoqata “Tropikal”. Kjo është një skemë e tjetërsimit të pronave të fituara me fallcifikim, pasi më vonë do të jetë tepër e vështirë të bëhet kompesimi fizik i pronës”, tregon Bylykbashi per Telegra.

Bankat para se të japin çfarëdo hua, duhet të garantohen a kanë pasuritë e patundshme, që vihen si garanci, jo vetëm hipotekën, por edhe origjina e rregjistrimit të pronës, gjë që i mungon pronës së shoqërisë “Tropikal”, pasi e ka marrë nga sindiakat, që nuk kanë pronë të tyre. Kështu që një shoqëri përmbarimore në 28.03.2013 ka vendosur masën e sekuestrimit konservative mbi pasurinë e paluajtshme të palës debitore të rregjistruar në rregjistrin hipotekor me nr. Rregj. Hipotekor 6089 datë 21.02.1995, Njësi me sipërfaqe 85.221 m2 zona kadastrale 8518 me vendndodhje ish kampin e Pionierëve, Plazh Durrës në pronësi të Shoqërisë “Tropikal” shpk. Ndërsa sot banka SanPaolo e nxjerr në ankand këtë pronë, ndërkohë, që ish-pronarët nuk munden do të marrin pronën e tyre.

Sipas Isa Bylykbashit, një tjetër skemë e tjetërsimit, është se sipërfaqja e pronës te Kampi i Pionierëve në Durrës në 81.000 metra 2, është copëzuar në dhjetëra pjesë të vogla, sipas studimeve pjesore urbane, për t’u shitur më lehtë, por edhe për të marrë më lehtë lejen e ndërtimit, deri në 5.000 m2, kështu që të bëhet edhe më i pamundur kthimi fizik i saj”, thekson ai.

Aktualitet

Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

Publikuar

-

By

KLP ka përzgjedhur 15 prokurorët që do të jenë pjesë e  SPAK-ut,

Prezantimi është bërë nga kreu i KLP, Gentjan Ibrahimi, i cili ka thënë se një pjesë e kandidatëve, kanë gabuar me dorëzimin e dokumentacionit.

Lista e përzgjedhur nga KLP, përbëhet nga prokuroët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behat Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Kështu janë skualifikuar disa emra të njogur të prokurorisë, si Donika Prela, Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më lodhën pushimet”/ Aktorja seksi nuk ndalet me fotot provokuese, por i habit të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Pas një sezoni të suksesshëm në “Duplex”,  aktorja seksi Eliona Pitarka, ka nisur pushimet dhe ka postuar shpesh foto me rroba banjo duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por me postimin e fundit, Eliona shprehet se është lodhur nga këto pushime, teksa pozon në breg të detit.

“Kthehu punes aty kalon me bukur se pushimet”, i shkruan një komentues ndërsa Eliona i tregon se mezi po pret.”Presim Shtatorin, taksirat me pushu dhe 1 muaj”, përgjigjet Eliona.

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Publikuar

-

By

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, viti 2011

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, si e vrau Lulzim Basha ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njeriun që e bëri kryebashkiak të Tiranës.

Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë. Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Arben Ristani duke folur në Kuvend

Arben Ristani duke folur në Kuvend

Në vitin 2013, Arben Ristani zgjidhet deputet në listën e PD-për Vlorën, nga Sali Berisha. Shpërblim ky ose jo, nuk ka rëndësi, ai tashmë kishte filluar karrierën politike në PD.

Vjen Lulzim Basha, zgjidhet kryetar, Ristani kandidon, por përballë ka dy rivalë të tjerë, të cilët duket se janë të fortë. Enkelejd Alibeaj dhe Eduart Selami.

Ristani me mbështetjen e elitës së vjetër të PD-së, apo senatorëve të saj, të njerëzve që kishin mbështetur Sokol Olldashin, zgjidhet numri dy i PD-së, me një diferencë me rreth pesë vota, me rivalin e tij kryesor Enkelejd Alibeaj, i cili kishte dhe bekimin e Lulzim Bashës.

Këtu filloi dhe shkatërrimi i karrierës politike të Arben Ristanit. Megjithëse ai punonte ditë e natë dhe zbatonte çdo urdhër të Lulzim Bashës, megjithëse në emër të Bashës shkoi dhe shkatërroi degët e PD-së, largoi nga PD-ja njerëz. Çfarë nuk bëri që të merrte besimin e Lulzim Bashës, por atë nuk e fitoi kurrë.

Pasi kishte hyrë në një garë pa lejen e tij, Ristani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe asnjë ditë dhe asnjë çast, në shumë raste nuk u pyet fare, për zhvillimet dhe organizimin e PD-së. Çdo gjë i jepej gati, dhe ai vetëm firmoste.

Ristani pranoi të bënte gjithçka, vetëm që të kishte besimin e kreut të PD-së. Por, megjithë përulshmërinë e tij deri në neveri, Lulzim Basha kurrë nuk e pranoi si numrin dy të Partisë Demokratike. Kurrë nuk e pranoi si partner politik.

Por, gjithnjë e më shumë e përdhosi, e linte jashtë vendimmarrjes dhe nuk e pyeste kurrë. Çdo hap që hidhej, ishte pa dijeninë e Ristanit. Të paktën kështu pretendohej apo deklarohej nga ai shpesh.

Mësimin e fundit, Lulzim Basha ia dha në zgjedhjet e vitit 2017, duke e kandiduar të katërtin në qarkun e Vlorës, ku në vitin 2013, pra katër vite më parë, PD kishte marrë vetëm tre mandate deputetësh.

Përpara Arben Ristanit vendosi një aleat si Vangjel Dule, i cili katër vite më parë kishte qënë pjesë e koalicionit të socialistëve.

Por, mesa duket është e qartë që Lulzim Basha nuk e ka dashur në krah Arben Ristanin. E mori e hodhi në “kosh të plehrave”, nuk i dha as mandat deputeti, megjithëse ky i fundit i kishte dhënë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ristani përpëlitet sërish pas kreut të PD-së, kërkon të kapë ndonjë kockë, pranon ndjesën e Lulit, e mbështet atë në garën për kryetar të PD-së dhe turpësisht bashkë me disa sekretarë të tjerë të cilët Luli i “shkeli me këmbë”.

Ka provuar në heshtje dhe publikisht vetëngrirjen e Lulit, proçesin e falsifikimit dhe manipulimit, vjedhjes së votave brenda PD-së, një garë false dhe një rival të pavlerë.

Nga ana tjetër, ishin po këta, Arben Ristani e shokët e tij të cilët çertifikuan proçesin zgjedhor dhe riorganizimin e PD-së, duke zhvilluar një masakër elektorale brenda trupës së Partisë Demokratike. Duke përjashtuar, denigruar, dëbuar dhe përçarë strukturat e saj.

Dhe tani, pas dy vitesh të gjithë po mësojnë të vërtetën. Atë që Ristani e ka ditur, por nuk e ka thënë kurrë me gojën e tij. Atë që Ristani e ka pranuar në heshtje, por nuk e tha kurrë me zë të lartë.

Tani, pas gjashtë vitesh të Bashës si kryetar, pas katër vitesh ku si sekretar e tallnin dhe pas dy vitesh si ish-sekretar e diskeditojnë, Arben Ristani filloi të flasë.

Por, të paktën më mirë një fund i dhimbshëm, sesa një dhimbje pa fund. Ka ardhur koha që të dëgjohen edhe të vërtetat e Arben Ristanit, edhe të shumë të tjerëve, të cilëve më në fund, iu dëshën kaq kohë, që të kuptojnë se kush ishte Lulzim Basha dhe sa shumë i kishin munguar të vërtetat demokratëve dhe cila është ajo që duan ata brenda PD-së.

Tani ka më shumë ditë sesa kuleçë, le të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh vërtetë brenda PD-së, me shumë prej drejtuesve të saj dhe ish-drejtuesve, të cilët mendojnë dhe janë të bindur se largimi i Lulzim Bashës, sjell edhe largimin e Edi Ramës.

Basha për ta është personi përgjegjës, i cili në gjashtë vite i dorëzoi gjithçka dhe çdo pushtet në tavolinë Edi Ramës, duke u treguar i paaftë, i dështuar, pa folur më tej edhe për marrëveshjen e 17 majit, e cila përfundoi me 16 milion eurot në xhepat e e familjarëve të Lulzim Bashës./ CNA.al

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending