LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malazezi me kërcënim të armës detyron shqiptarin të flasë në gjuhën malazeze

20 Gusht 2015, 15:00, Kosova & Bota CNA

Gojko B. (50), nga Budva, siç shkruan kjo gazetë, është arrestuar, sepse ka keqtrajtuar turistin shqiptar G.Sh (46) nga Shkodra, duke e kërcënuar me revole që ?ta mësojë të flasë në gjuhën malazeze?. Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes në një kafene të Budvës, jo shumë larg nga stacioni i autobusëve.

Sipas kësaj gazete, shqiptari ishte duke ndenjur në një kafene dhe pasi kishte porositur kafenë, Gojku kishte nisur ta keqtrajtonte. Atë, sipas raportimit, e kishte neveritur shqiptari derisa fliste shqip. ?Gojko B. ka qenë në gjendje të dehur dhe ka kërkuar prej shqiptarit që të përsërisë fjalët që ai i shqiptonte në gjuhën malazeze dhe ndërkohë ka nxjerrë revolen, të cilën ia ka drejtuar nga këmbët, nën tavolinë?, shkruan ?Vjesti?.

Siç shkruan gazeta, fillimisht askush në kafene nuk e kishte vënë re se po ndodhte diç e çuditshme, deri sa kamerierja nuk e ka parë se turisti i frikësuar po përsëriste pas fjalët që i shqiptonte Gojko. Kamerierja i ishte afruar tavolinës dhe e kishte pyetur Gojkon se ç?po ndodhte, ndërsa ai më pas ishte ngritur nga tavolina, kishte filluar ta puthte shqiptarin dhe kamerieren, ndërsa turisti kishte ikur nga kafeneja.

Turisti më pas e ka paraqitur rastin në polici.

Policia pas marrjes në pyetje, Gojkut i ka caktuar masën e ndalimit për 72 orë, shkruan kjo gazetë.

Lajmet e fundit nga