Connect with Us

Kryeministri Rama, kundër Lega Nord në intervistën e dhënë për “L’Unita”

Politikë

Kryeministri Rama, kundër Lega Nord në intervistën e dhënë për “L’Unita”

Publikuar

-

Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën italiane “L’Unita”, kryeministri Edi Rama dënoi qëndrimet kundër emigrantëve të Lega Nord në Itali dhe të drejtuesit të saj, Mateo Salvini, i cili ka kërkuar kthimin mbrapsht të emigrantëve, madje edhe duke mbytur anijet.

Intervista

Guvernatorët legistë, Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e emigrantëve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni ju sot në krye të një vendi që njezet vjet më parë njohu një emigrim të fortë drejtë Italisë?

“T’i sulmosh kundërshtarët me objektivin që t’i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t’i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. E cila pretendon t’u japë zgjidhje problemeve të renda por, siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit”.

Vija fundore e Lega-s është ajo e sulmit kundër Ipeshkëve të akuzuar si “kokëçarës” që e menaxhojnë mikpritjen si të ishte biznes. Në këtë drejtim Kisha bën politikë apo u kujton njerëzve arsyet e mëshirës njerëzore?

“Politikanët ose partitë që i propozojnë një bashkësie rrugën e pastrimit identitar të çfarëdo natyre, sjellin vetëm ferre shumë më të dhimbshëm se sa ferri që pretendojnë të zhdukin. Mbase ka gjasë që në Itali duke i’u vërsulur Papës, Kishës, Ipeshkëve të ben të fluturosh lartë në sondazhe, po nuk duhet një diplomë në histori për të kuptuar se qendrime të tilla e ulin poshtë njeriun dhe njerëzimin tonë. Mirëpo fakti se e gjitha kjo është kaq e qartë, e bën ende më të trishtueshëm e të rrezikshëm lulëzimin e kësisoj subjekteve akoma sot e gjithë ditën”.

Italia dhe Greqia janë porta e Mesdheut. Në takimin e fundit europian kryeministri Renzi kërkoi rishpërndarjen e kuotave mes vendeve anëtare për azilkërkuesit dhe rishikimin e traktatit të Dublinit. Sipas jush, ky është një problem i çdo shteti më vete apo do të lypsej një pergjigje e të gjithë Bashkimit Europian si i tille ndaj zbarkimeve?

“Çka është me të vërtetë frikësuese është vetë fakti që vrojtohet dhe flitet për këtë dejá vu dramatike, pa asnjë shenjë përgjigjeje bindëse nga ana e BE-së. Provohet një ndjenjë e fortë boshllëku përballë marshimit mbi Europën të armatës së antipolitikës dhe populizmit. Dhe kjo bën me të vërtetë të papranueshme zvjerdhjen e atij mendimi të mrekullueshëm strategjik i cili e pagëzoi me emrin Bashkim Europian projektin më të qendrueshëm të paqes mes vendeve që mendja njerëzore ka konceptuar ndonjëherë”.

Po si mund të përballet një migrim masiv si ky që përshkon Mesdheun? A i ka Bashkimi Europian instrumentat për ta bërë këtë apo, i shtyre nga egoizmat kombëtarë, duhet të ngrejë flamurin e bardhë?

“Ky migrim masiv ka nxjerrë në sipërfaqe atë që ndërkohë ekzistonte, boshllëkun e Europës së sotme. Ta shohesh kaq të manget në strategji përballë dallgës së papushimtë të njerëzve të dëshpëruar që i ikin mjerimeve të luftës, të krijon ndjesinë e tmerrshme të një kundërdallge egoizmash kombetarë që e bejnë Bashkimin Europian mohimin e vetvetes, të arsyeve të lindjes dhe të ekzistencës së tij. Është tepër e thjeshtë në dukje ta mbash këtë problem kolosal larg kufijve të tu, kur nuk je kufiri i shpresës për këta mijëra të dëshpëruar, siç janë Italia apo Greqia. Por në të njejten kohë ama, është budallallëk me tepri të mos kuptosh se kjo përplasje o përballohet së bashku, ose rrezikon të shpartallojë me themeli mbarë Europën që njohim sot”.

E megjithatë, vende të mëdha si Britania e Madhe apo rajone si Veneto ose Lombardia, besojnë që përgjigja është Nimby, “not in my backyard”…

“Ndërkohë që jetohet me iluzionin se mjafton t’i mbajmë larg “ata atje” për të qënë të qetë, problemi ka hyrë tanimë brenda në të gjitha shtëpitë. Sa më shumë Europa politike do të refuzojë t’i nënshtrohet domosdoshmërisë së një veprimi të përbashkët, aq më shumë takticizmat e sforcuara të çdo vendi më vete do të zgjerojnë livadhet e antipolitikës, me të cilën vijnë bashkë ksenofobia, urrejtja, sekëlldia sociale dhe lëkundjet e brendshme. Isha shumë i kënaqur për se si njerëzit e vlerësuan duke i dhëne një fitore historike PD-së së Renzi-t në zgjedhjet e shkuara europiane; mbajti një mendim kritik për Europën pa e refuzuar atë, por duke folur me zë të lartë për Shtetet e Bashkuara të Europës, ndryshe nga të tjera parti të së majtës europiane që u influencuan nga dallga populiste dhe humbën. Të shihje Francën e Jean Monnet-se, De Gaulle-it, Miterrand-it, ku pergjatë asaj fushate elektorale fjala Europë përmendej thuajse gjithnjë për keq, të dukej se ishe në një makth”.

Në Itali ka një komunitet shqiptar shumë të madh në numër. Kush është ndjesia e bashkëkombasve tuaj ndaj vendit tonë?

“Rasti shqiptar në Itali duket se tanimë është pjesë e mësimeve të historisë. Duket sikur është një epokë gjeologjike më parë, po në fakt kanë kaluar vetëm 25 vjet. Dhe do të doja t’ju sillja disa të dhëna lehtësisht të verifikueshme që jam i sigurt do të habisnin shumicën e italianëve. Ata të mallkuar që të pavdekësuar në fotografinë bardhezi të Oliviero Toscani-t bënë xhiron e botës mbi anijen më të stërmbushur të historisë së lundrimit dhe i dhanë babait të Legës, një farë Umberto Bossi, idenë gjeniale që t’i mbyste të gjithë duke përdorur topat e ushtrisë italiane, sot kontribuojnë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë”.

LEXO EDHE:  Berisha “kryqëzon” Ramën/ Ja pse u mbyllën dyert e negociatave për Shqipërinë

Në ç’menyrë dhe në çfarë proporcionesh?

“Në 2014-ën ata kanë derdhur në arkën e shtetit italian plot 3.2 miliardë euro taksa! Pikërisht ata, të mallkuarit e arratisur nga ferri i një diktature që bënte pastrim identitar të natyrës ideologjike, e që terrorizuan ëndrrat e italianëve falë zëdhënësve të politikës më të ulët e më të neveritshme. Dhe kontributet e tyre në 2014-ën ishin 2.8% më shumë se në 2013-ën. Me një shumë sa rreth 25% e PPB-së së Shqipërisë”.

Doni të thoni se duke u dhëne kohë e mundësi, migrantët kthehen në një burim pune dhe ekonomie për vendin pritës?

“Sigurisht. Komuniteti shqiptar që sot punon fort në Itali, është kontributori i dytë pas atij rumun, i cili vitin e shkuar ka derdhur 6.4 miliardë taksa për shtetin tuaj. Por marrë për frymë popullsie, shqiptarët janë të parët. Jo vetëm kaq: Ata janë disa mijëra me pak se 300 mijë si taksapagues, po mbi 40 mijë prej tyre jetojnë falë një biznesi të vogël ose të mesëm. Pra, edhe kanë krijuar punësim dhe jo vetëm për vete”.

Duke qënë se tema e emigracionit sot ka rikthyer zjarrin në shpirtra, ata ndjehen të mirëpritur dhe të integruar apo thjesht të duruar me zor?

“Shqiptarët nuk e jetojnë Italinë si një vend ku janë të huaj, po si shtepinë e tyre. Janë të integruar dhe nuk ndjehen të kërcënuar. Për më tepër, prej kohësh s’ka më flukse migratore nga Shqipëria drejt Italisë; është një emigracion historik tanimë dhe i ligjeruar”.

Pra, Salvini në vend se të shkojë në Nigeri duhet të shkojë në Tiranë dhe të këmbejë dy fjalë me ju. Apo i mjafton të bëjë një xhiro në komunitetin shqiptar këtu tek ne…

“Për Salvinin dhe jo vetëm për të, mbase do të ishte interesante të mësonte se emigrantët në Itali kanë kontribuar gjatë vitit 2014 me 16.5 miliardë euro taksa. E meqë shpenzimet publike në adresë të tyre kanë qënë 12.6 miliardë, janë 4 miliardë euro fitim më duket për shtetin italian”.

Janë shifra të pakundërshtueshme?

“Janë të vërteta. Por e dimë nga eksperienca se kush pështyn mbi të mjerët për të fituar mbështetje elektorale nuk i shikon kurrë shifrat. Sepse përndryshe do të dinte që është historikisht e provuar se me emigrantët nuk humben po fitohen para”.

Ju besoni se dallga e re migratore që vjen nga Afrika ose nga Lindja tutje është e ngjashme apo e ndryshme nga ajo që vjen nga Ballkani apo Europa Lindore?

“Shumë e ndryshme. Ata që vijnë nga jashtë Europës i ikin mjerimit absolut të konflikteve e të shkatërrimeve. Nuk dua të them natyrisht që popuj të tërë mund të gjejnë vend në këtë kontinent: prandaj ka nevojë të harmonizohet sensi i solidaritetit me politika që i ndihmojnë aty ku jetojnë”.

Po emigracioni europiano-lindor çfarë motivacionesh ka?

“Shikon një kontinent që shkon përpara me shpejtësi të ndryshme, i cili, faktikisht, po dështon të jetë një motor shprese për ata që s’ndjehen pjesë. Europa është një ëndërr që kush është jashtë Unionit, si ne, e ka kultivuar gjithnjë. Falë shtysës së pabesueshme të kësaj ëndrre, Ballkani ka lënë pas shpinës konflikte që nuk rreshtën asnjëherë në historinë tonë. Sa për t’ju dhënë një ide, ëndrra e një Shqipërie dhe e një Serbie europiane me çoi mua në Beograd për vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në tokën e armiqve pas 68 vjetësh! Dhe kryeministrin serb, mikun tim Aleksandar Vuçiç, e solli në Tiranë për vizitën e parë në histori të një kryeministri të vendit të tij”.

Pra Shqipëria do ende të hyjë në BE. A nuk ju duket se ky projekt e ka shteruar forcën e vet shtytëse, siç edhe ju e përmendni, dhe është i destinuar të paloset mbi vetveten në mos të shpërbëhet?

“Anekdota personale që sapo ju tregova e shpjegon mirë forcën e brendshme të projektit të Bashkimit Europian si horizont i pazëvendësueshëm për të ardhmen e gjeneratave të tjera. Nuk e uroj natyrisht barbarizimin shoqëror që do të çonte ku thatë ju; sepse sot te dalësh nga Europa e Bashkuar do të thotë të dalësh nga historia dhe nga paqja. Ajo çka e lëkund sot projektin nuk është ideja e etërve themelues të BE-së po mungesa e strategjisë dhe e kurajos në drejtim. Projekti është i papërmbushur, po kjo nuk e bën më pak të vlefshëm”.

Çfarë ideje keni krijuar për krizen greke? Europa pëson disiplinën gjermane apo Athina nuk ka bërë reformat e duhura?

Është shumë thjeshtëzuese, sipas mendimit tim, mbi një temë kaq komplekse të fajësosh Gjermaninë dhe ta shohesh Greqinë si viktimë të disiplinës gjermane. Po edhe, nga ana tjetër, nuk mjafton të mendosh se Athina ka jetuar me dekada duke konsumuar përtej mundësive të veta pa menduar se një ditë do të vinte fatura, dhe prandaj ka ardhur koha për të paguar. Mbase ka një pjesë të së vërtetës në këto, por mendoj se kjo temë nuk shterrohet pa folur për papërmbushmërinë e euros.

E megjithatë monedha unike është praktikisht tipari më dallues i BE…

Shumica e vendeve anëtare, mbase të gjithë perveç Gjermanisë, e jetojnë atë si një monedhë të huaj ose si një mark te maskuar. Sidoqoftë, për t’i prerë krahet populizmit dhe forcave të antipolitikës, duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Dhe duhet patjetër një monedhë e aftë të kthehet në pasuri të përbashkët e të gjithëve. Për t’u rritur së bashku duke realizuar ëndrrën e etërve themelues dhe për të mos i transformuar në makthe nesër, ëndrrat e fëmijëve tanë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkon sërish në zyrë Ramës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot në kryeministri ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.

Ambasadorja amerikane ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga shefi i maxhorancës.

Ky është takimi i dytë i ambasadores amerikane me Ramën në Kryeministri.  Kujtojmë se i pari ishte pak minuta para se qeveria të miratonte paketën anti-KÇK./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agjencia BIRN nën akuzë për shantazh/ Kompania zvicerane bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë, Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për mashtrim nga kompania zvicerane “Terraoil Sëiss”, e cila operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve prej 9 vitesh.

Akuzat vinë pas një shkrimi të datës 7 shkurt të këtij viti, ku BIRN theksonte se kjo kompani i ka transferuar naftën e Visokës një kompanie serbe me pronar rus.

Kompania e akuzon BIRN-in se ka mashtruar me qëllim për t’i dëmtuar imazhin kompanisë si dhe si formë shantazhi për të ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos i dhënë të drejtën kompanisë në operimin e fushave naftëmbajtëse në Cakran-Mollaj, ku është shpallur fituese.

Ndërkohë, sot mësohet se kompania “Terraoil Sëiss” i ka dërguar një letër Marija Ristic, drejtoreshës së BIRN, ku shprehet se Kryeredaktori i Birn Albania Besar Likmeta, po keqpërdor agjencinë mediatike, për shantazh dhe dizinformim.

Firma deklaron se BIRN-Albania, qëllimisht është përfshirë në një aferë “për interes të një pale të tretë”, duke luajtur “një lojë të pisët” e duke dëmtuar rëndë kompaninë Terraoil Sëiss.

“Këmbëngulja e tij (Besar Likmeta) për t’u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë ‘lojë të pistë’, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t’u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur”, shkruhet në letër.

“Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar”, mbyllet reagimi.

Letra e plotë:

Letra

E nderuar zj. Ristic,

Në vijim të shantazit mediatik dhe dizinformimit që me kokfortësi po vazhdon t’i serviret opinionit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë nga Kryeredaktori i Birn Albania, z.Besar Likmeta, duke keqpërdorur besueshmërinë e agjensisë Birn-Albania të cilën ju e përfaqësoni, e vlerësojmë të arsyeshme që t’ju bëjmë thirje të analizoni me seriozitet veprimet e tij të rënda, me të cilat është përfshirë në një veprimtari të pandershme nga pikpamja etike dhe profesionale si dhe të paligjshme, veprime me të cilat kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë rëndë kompaninë Terraoil Swiss dhe interesat publike të qindra aksionarëve të saj publik, të nxitur e shtyrë nga motive të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e interesave publike për të cilat është e motivuar Agjensia prestigjoze BIRN.

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

Edhe pas këtij dëmi të rëndë që na është shkaktuar, do të dëshironim që të ishim ne të gabuar në vlerësimin tonë, se BIRN-Albania qëllimisht është përfshirë në një aferë të tillë “për interes të një pale të tretë” siç jua kemi theksuar edhe në përgënjeshtrimin  që ju kemi dërguar më datën 8 shkurt 2020; dhe kjo do të ishte gjysma e së keqes, por fatkeqësisht, këmbëngulja e tij për t’u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë “lojë të pistë”, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t’u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur. Këtë bindje na e përforcojnë plotësisht edhe reagimet e sotme të disa mediave të “vogla” në Shqipëri që nuk janë në nivelin e medias që Ju përfaqësoni, por që kanë kapur “fillin e lëmshit” të krijuar dhe mbetet të besojmë se ky lëmsh do të shpërbëhet deri në fund.

LEXO EDHE  Me armë dhe para pranë selisë së PS-së, zbardhet dëshmia e Vladimir Gjutës

Do të ishte në nderin tuaj profesional, por edhe një “ndjesë” ndaj Terraoil Swiss si dhe Agjensisë BIRN, besueshmëria e së cilës është keqpërdorur, që “këtë fill të këtij lëmshi” që u ekspozua sot në medi, ju personalisht ta vazhdoni “shpërbërjen” e tij, nëpërmjet një investigimi shumë të thjeshtë, real e të vërtetë, veprim me të cilin me të vërtetë do t’i bëni një shërbim të madh interesit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qëndrimi juaj publik ndaj një investigimi të tillë do të nxjerri në dritën e diellit insinuatat e BIRN-Albania për lidhjet e Terraoil Swiss me “gjigandin Gazprom” dhe “interesat ruse”, lidhjet e Terraoil Swiss me “interesat serbe”, nxjerrjen e “sekretit shtetëror” e akuza të tjera si këto, si dhe do të vërtetojë se kush qëndron në prapavijën e kësaj kryqëzate mediatike, subjekte dhe përfaqësues të të cilave  BIRN-Albania është angazhuar t’i përfaqësojë në “mbrojtjen e interesova të tyre që u janë shkelur e cenuar” sipas “investigimit” të kryer prej tij…

Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar.

Mbetet që të shpresojmë ende në mirëkuptimin tuaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

I pangopur me babëzinë e tij/ “Bëma” e radhës e kryebashkiakut të Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Fierit, Armand Subashi.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shkruan se Subashi është i pangopur në babëzinë e tij dhe kërkon të marrë çdo pushtet.

Sipas ish-deputetit demokrat, kryebashkiaku Subashi ka dërguar “emisarët”, e tij, në shtëpitë e Kryetarëve të fshatrave, dhe bëjnë presion, për të dorëzuar vulën që disponojnë nga zgjedhjet e kaluara të pas 2015.

“Subashi i Bashkisë në Fier, vazhdon të uzurpojë, çdo pushtet, është i pangopur, në babëzinë e tij.

Nuk terhiqet, para asgjeje, dergon, emisaret, e tij, ne shtepite e Kryetareve te fshaterave, ( shihni foton ) dhe bejne presion, per te dorëzuar vulen qe disponojne nga zgjedhjet e kaluara te pas 2015.

Subashi i Bashkise hedh gurin dhe fsheh doren.

Nuk firmos asnje shkrese vetë, por ka zonjen Peshkpia, qe pasi u stervit mire, ne qeverisjen e PD, si shefe e finances (nen kupto shefe e vjedhies ) ne Albpetrol, tani menaxhon financat e Bashkise dhe si nenkryetare, hedh firmen kuturu.

Drejtuesit e Njësisë vendore, verberisht dhe si skellever, te bindur per ate palo rroge, shkojne dhe bejne presion te kryetaret e zgjedhur me vote, qe tju marrin vulen dhe ta kalojne ate, te te perzgjedhurit e Subashit.

Subashajt nuk ndalojne i duan te gjitha.”-shkruan ish-deputeti.

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Dështimi për hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës

LEXO EDHE:  Rama: Debati i Asamblesë së PS-së meriton të bëhet publik

Po ashtu, Baçi thekson se “Kryetaret e fshatrave jane zgjedhur, nga banoret, e kane marre vulen, nga institucioni, pas nje proçesi te rregullt ligjor.

Ju e dini, qe pas mbarimit, te mandatit, duhet te mblidhen banoret e çdo lagje, te fshatit dhe te zgjedhin nga nje perfaqsues dhe keta perfaqësues, te zgjedhur nga banoret, mblidhen dhe zgjedhin kryetarin.

Zbatoni proçesin ne kete menyre dhe pas kesaj, fituesi merr detyren, dhe per rrjedhojë edhe vulen.

Vula nuk te ben kryetar, kryetar te ben vota.”

Por, sipas tij, “Subashi i bashkise, si gjithe Subashet, e tjere te Rames e duan pushtetin ne tavolin, e duan me emerim, e duan me te vjedhur.”.

Më tej, ish-deputeti ka edhe një mesazh të fortë, ndërsa thekson se përgjegjësit e kësaj “maskarade”, sikurse e cilëson ai, do të përgjigjen para drejtësisë.

“Te gjithe ju, qe po drejtoni kete maskarade, ne vazhden e maskarades, te vjedhjeve te votave dhe uzurpimit te pushteteve, duke neperkembur dhe varferuar, fieraket dhe Shqiptaret, do te pergjigjen, para drejtesis, per veprimet tuaja.
Qytetaret do tju ndeshkojne me gjykimin e tyre te drejte.
Ne nuk harrojme”-përfundon postimin e tij ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE