LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita në dy kohë/ A po kopjon Lulzim Basha, Ramën?

18 Gusht 2015, 08:31, Aktualitet CNA

Nga Elvi FUNDO

Politika shqiptare e ka të shkurtër kohën kur formëzoi dy drejtues të rinj. Ramën në PS dhe Bashën në PD.

I pari, në mandatin e parë, ui zgjodh bindshëm pas disa cirqeve politike Brenda PS-së, braktisi Bashkinë e Tiranës, përveshi mëngët dhe veshi opingat. Ju qep cdo fshati, cdo qyteti, cdo skute ku kishte problem, jo për ti artikuluar politikisht pasi Qeveria Berisha kishte shumë pak kohë në pushtet, por për të njohur bazën dhe për të marë nën kontrroll real partinë. Zhvillon zgjedhje në bazë, jo pa debate, PS-ja pëson krisje të vogla, por armata e militantëve të saj nuk i ndahet Ramës edhe pse ka zëra kundër dhe levizje si ajo Blushi, Harasani, Malaj.

I dyti, pra Basha, u emërua me 80% të votive nga Berisha i cili javën e fundit zhvilloi më shumë fushatë se vetë kandidati. Në këtë kohë Basha nuk shkoi asgjëkundi. Por vonoi gati një vit zgjedhjet në bazë, shpiku koordinatorë pas koordinatorësh. Koordinatorë recitues sic i quan Agron Gjekmarkaj, se për pallavra dhe fasadë janë të zotë për punë ëhë? PD doli nga zgjedhjet e brendshme copë e cikë. Ka artikulime kundër por jo LMN të strukturuar si PS-ja dikur. Më gafat dhe terrorin psikologjik dhe real të qeverisë shpresonte të fitonte. Kutitë i dolën bosh. Ende nuk ka filluar të shkojë cep më cep të ulet dhe të takojë demokratë, përjashto mitingjet dhe disa shëtitje.

rama me gomarI pari, ka një historik të shkurtër në vitin 2009. Pas mbylljes të kutive doli dhe shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të atij viti.

Rama shpalli fitoren, kutitë nuk flisnin të njëjtën gjuhë. Rama nuk ka mazhorancë, Ilir Meta pas pazareve me njerëz të mediave dhe spektaklit të Dritan Priftit fluturon në krahët e Berishës. Rama ngelet në opozitë. Fitore? Ku ishte fitorja? Rama kërkon kauz kërkon shpëtim. Ka ashpallur fitoren pork a humbur. Zëra të mekur, vera e 2009 kalon në qetësi. Menjëherë një analizë, shpallet rezultati, formohet qeveria e re, Rama gjen zgjidhjen: hap kutite, më pas shkon tek Hap kutitë osë largohu, bën grevë urie përpara kryeministrisë, por ikën me bisht në shalë.

I dyti, pasi PD humb zgjedhjet dhe mer detyrën e dhuruar të kryetarit, vepron shtruar, dhe ngadalë rrethohet nga servilat dhe hijenat që kërkojnë shpëtim tek godina e re e PD-së,  ish-SHQUP-i. Basha lëviz ngadalë shumë ngadalë. Një hije e lehtë që nuk zhduket kurrë. Nga afër ka hijen e rëndë të Berishës. Nuk del në teren, pret dhe vetëm pret. Në nentor të 2013 ka sfidën e parë me votën e lirë. Përsëri opozita dilte në protesta pas emisionit FIKS Fare, vetë PD në 3 muaj nuk kishte bërë thuajse asgje. Opozita dështon për të marë nën kontrroll një nga protestat më të mëdha qyteteare, atë kundër armëve kimike. Basha foli dhe veproi me vonesë. Koha ikën vetëm lëvdata kryetarit të ri dhe përplasje në bazë, servilët pinë gjithë kopenë. Ditët dhe muajt ikin. Basha vazhdon i qetë të mos bëjë asgjë, thjesht të ideojë skemën për  kongresin e partisë. Berisha flet në parlament për avionë me drogë, një prej tyre pëson defekt. Kauza është gati, prapë në protestë. Por partia prapë lëngon, këto protesta nuk e mbushin dot.
Fillojnë zgjedhjet në bazë. Basha shkon vetëm në kuvende, hyn me vonesë dhe del i pari pasi flet. Zgjedhjet në degë bëhen një lëmsh i vërtetë. Koordinatorët recitues dhe ata manipulues fillojnë coptimin e bazës. Zgjedhje fiktive, seksione që nuk ekzistojnë. Basha flet nga Tirtana ata vazhdojnë punën. Zgjidhen kryesitë dhe kryetarët e degëve. Të gjithë kanë një passion dhe një ëndër të kandidojnë për bashkinë apo për deputetë. Ëndër normale në politike. Disa kishin humbur si kandidatë në bashki apo si deputetë, kishin garuar edhe nga forca të tjera, por duheshin kryetarë për të marë shpërblimin e një pazari që filloi në korrik 2013.

Zhvillohet një kuvend, ka një ndjesë, por Këshilli Kombëtar mbushet me servila, strategët e korrupsionit janë aty, lista fituese ndryshohet, ndjesa ngelet një fjali dhe disa duartrokitje.

Opozita e Bashës morri rrugën, Basha zgjedh stafin e tij. Me votim kuptohet. Kryesia del një amalgam që as ai vetë nuk e priste. Shumica fasadistë, teoricienë, vetëm llafollogë, për punën janë pak, shumë pak. PD funksionon part time. Zgjedhjet lokale trokasin, kandidatë, fushatë entuziaste.

Zgjedhje 2015 dhe më tej

paloka basha 2PD nëpërmjet Palokës shpall fitoren duke deklaruar, ? PD ka fituar pritet vetëm certifikimi i rezultatit, mazhoranca tentoi manipulimin, ne nuk i lejuam?. Të njëjtën gje pak a shumë tha edhe Jorida Tabaku, dhe me rradhe drejtuesit që shpallnin fitore. Sekretarja e Mardhënieve me Publikun Grida Duma, ishte më entuzjastja. Në orën 20.00 deklaron fitoren ne Durrës, ku kandidoi për bashkinë, të nesërmen në të njëjtën orë ishte 5 mijë vota prapa. Edmond Spaho, stafi I UET, disa servilë të Bashës dhe kreu i PD në Durrës kishin dështuar në mënyrë spektakolare. Fatin e Gridës e gjeje kudo në Shqipëri, kudo ku kishe kryetarë qokash. Nga Korca në Vlorë apo nga Durrësi në Gjirokastër.

Opozita tani del qartaz, fillojmë protestat, kuptohet pas ?Fitores?, në zgjedhjet lokale, njësoj si Rama në vitin 2009. Paloka dekaroi live në media se ne nuk jemi Rama të shpallim fitore dhe më pas të protestojmë. Në fakt Paloka, tani po flet për vjedhje dhe manipulime, Përpara për Protesta.

Këto paralele të kohëve të afërta i shtrova për të thënë se midis aksionit të Ramës dje dhe aksionit të Bashës sot, ka disa ngjasime. Por, Rama mori një parti që e braktisi lideri dhe kur ai u kthye  nuk kishte nga të hynte. Basha ka mbi kokë një lider që hyn nga dera dhe e nxjer jashtë në cdo cast.

Më tej mund të themi se ngjasimet në levizje, shpallje fitoresh, pastaj protesta janë aksion politik që vjen për të bashkuar militantët dhe bazën kur ajo është copë e cikë. Së treti Rama dhe Basha ngjasojnë tek afrimi i të rinjve servilë, ata të Ramës janë bërë ministra e kryetarë bashkish, këta të Bashës ngrohen në diell dhe ëndërojnë. As këta nuk ngjasojnë.

Basha nuk po kopjon dhe nuk ngjason aspak me Ramën.  I pari mori një parti të madhe, e bëri të tijën, nuk tentoi ta ndryshonte në thelb, e përdori, luajti politikisht sot është kryeministër. Lulzim Basha se ka ende partinë e tij. Bbasha polloasha po kërkon të bëjë partinë e tij brenda PD-së, fakt që duket se nuk po i ngjit dhe ai po humbet çdo durim të militantëve. Lëvizjet sa andej-këndej, janë kaq banale sa ndoshta dhe Genc Pollos që i ideon, i janë mërzitur.

PS është armatë e trashëguar, arnuar me një tufë të re, LSI është çeta e pangopur e Ilir Metës, PD-ja që ka Basha, nuk është parti armatë e trashëguar, as çetë, nuk arnohet me recitues dhe kokboshër, vetëm sepse i bëjnë hije kryetarit.  Ata të Ramës vraponin në beteja, këta pinë kafe në klubet e PD-së, duke vështruar kur vjen kryetari që t?ju dhurojë një buzëqeshje dhe atëherë e kanë bërë punën.

Basha nuk po kopjon Ramën, dhe ai është i qartë në veprimet e tij. Lulzim Basha kërkon të ketë PD-në e tij, mos ketë zëra kundër, të mos jetë në tension në mbledhjet e grupit, të mos ketë rivale nesër po të humbë zgjedhjet e vitit 2017.  Basha nuk është në panik. Ai po kërkon të bëhet kryetar partie dhe të pastrojë rrugën e tij, me apo pa servile e recitues kokëboshër. Ai do presë, duke shpallur fitore, pastaj aleanca, pastaj protesta, gjoja analiza, dy protesta në vjeshtë erdhi dimri. I fusim dhe dy në pranverë, fillojmë takimet në bazë, erdhi vjeshta tjetër gati për zgjedhjet e ardhshme. Jemi 18 muaj larg. Tërhiq e mos e këput ikën dy vjet ja sikur ikën edhe këto muaj.

Servilët, recitonjësit dhe kokboshët presin të jenë në lista dhe e ardhmja e Bashës, ai vetë pret fitoren të zbresë nga qielli, pasi me ata dhe ai e di nuk duket asnjë fije shpresë në horizont.

 

 

 

Lajmet e fundit nga