LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutohet shnderrimi i rruges Egnatia ne risi turistike

18 Gusht 2015, 16:45, Kulturë CNA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj priti sot një grup profesorësh- kërkues shkencorë dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Venecias, të cilët i janë bashkuar projektit për rivitalizimin e Rrugës antike Egnatia dhe kthimin e saj në një produkt të rëndësishëm turistik, një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Ministri Ahmetaj vlerësoi iniciativën në fjalë dhe theksoi se shumë shpejt Rruga Egnatia do të kthehet në një produkt të standardizuar turistik dhe kulturor, duke iu shtuar gjithë gamës së produkteve që vendi ynë ka mundësi të afrojë. Ministri shprehu bindjen se viti 2015 është viti më i mirë për turizmin, me një rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë dhe me sinjale pozitive të rritjes së numrit të turistëve në tremujorin e tretë. ?Shqipëria ka nevojë për larminë e këtyre produkteve, në mënyrë që të mos afrojmë vetëm një lloj turizmi dhe të mos afrojmë vetëm turizëm gjatë sezonit të verës, por të afrojmë një turizëm 12-mujor, ku të kemi një paketë të plotë, të kemi detin, të kemi malin, historinë, antikitetin, kulturën dhe pse jo ushqimin, aq më tepër që jemi futur në hartën e kulinarisë evropiane më atë që afron Shqipëria?, u shpreh Ministri. Lidhur me projektin e bashkëpunimit me Universitetin e Venecias, Drejtori i AKB, Auron Tare tha se ai ndërthur këndvështrimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit për zhvillimin e kësaj rruge si një produkt turistik me angazhimin e Universitetit të Venecias për identifikimin e trashëgimisë kulturore, peizazheve historike, gjithë komponenti turistik, të cilin do ta sjellin pas këtij udhëtimi në një libër, në një volum të veçantë, për t?ia bashkëngjitur idesë  së rivitalizimit të Via Egnatias si një produkt i rëndësishëm turistik. Profesorët e Universitetit të Venecias shpjeguan se ata kanë punuar me qeveritë lokale në Spanjë, Francë e Itali, duke zhvilluar udhëtime të ngjashme me atë Rrugës Egnatia që do të zhvillojnë në Shqipëri. Gjatë udhëtimit ata bëjnë disa analiza mbi problematikat dhe çështjet e territorit, mbi bazën e të cilave sugjerojnë mënyra të reja planifikimi dhe menaxhimi, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe ekonomik, në ruajtjen e historisë dhe kulturës. Përfaqësuesit e Univeristetit të Venecias, shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, gjatë katër javëve të qëndrimit të tyre në Shqipëri, do të përshkojnë rrugën prej gati 263 km nga Durrësi në Manastir (Maqedoni), udhëtim gjatë të cilit do të evidentojnë pjesët e trashëgimisë kulturore, turizmit historik etj, si pjesë e projekt-idesë së qeverisë shqiptare.

Lajmet e fundit nga