LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj kerkon ndihme nga qytetaret per te rregulluar cerdhet e Tiranes

14 Gusht 2015, 13:25, Sociale CNA

Në kushtet e pamundësisë financiare për shkak të borxhit të trashëguar nga administrata e kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli sot nismën ?Adopto një çerdhe?, duke kërkuar mbështetje për kthimin në funksionalitet të plotë të tyre. Përmes një thirrje publike pas inspektimit të çerdhes nr. 54 në Tiranë, e cila aktualisht ndodhet në një gjendje të mjerueshme, Veliaj kërkoi nga qytetarët që të ndihmojnë me bujarinë tyre riparimin e 31 çerdheve të kryeqytetit. ?Nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë edhe 31 qytetarë, biznese, fondacione apo organizata, që të adoptojnë një çerdhe. Për shkak të buxhetit të rrënuar dhe borxhit që na ka zënë frymën, e kemi të pamundur që vetëm në një javë të prokurojmë, tenderojmë apo të gjejmë financat e nevojshme për riparimin e tyre. Ndaj, sot thirrja është shumë e qartë: ?Adopto një çerdhe??, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se administrata do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për projektet dhe për stafin, për t?u siguruar që 31 çerdhet që sot janë pa asnjë financim të kenë një fillim të mbarë të vitit, për të gjithë prindërit që duan dhe presin një çerdhe sa më dinjitoze për fëmijët e tyre. ?Jam shpresëplotë se në të qytetin më të madh të shqiptarëve do të gjenden 31 njerëz bujarë, të cilët do të na shpëtojnë nga ferri financiar ku jemi sot?, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se do të çmojë jashtë mase çdo ndihmë dhe se stafi i bashkisë, së bashku me vullnetarët e çdo njësie, do të jenë në dispozicion. ?Borxhi që kemi në bashki është i përmasave të papërballueshme për qytetin e Tiranës. 28 milionë euro janë më shumë se sa gjysma e buxhetit faktik vjetor të Bashkisë?, tha Veliaj. Sipas tij, kjo do të thotë se në kushtet ku jemi, kur pushimet po mbarojnë dhe çerdhet duhet të funksionojë me kapacitet të plotë, Bashkia e ka të pamundur që të riparojë në kohë 31 çerdhet e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi paraditen e sotme çerdhen nr. 54 në rrugën ?Mihal Grameno? në Njësinë nr. 2, ku pa nga afër gjendjen në të cilën ndodhet ky objekt. ?Tani duhej të ishim duke mbyllur punimet dhe jo duke folur për borxhin dhe ferrin financiar ku ndodhet bashkia, por nuk jam këtu të gjej fajtorin sepse atë e dinë të gjithë. Jam këtu për të bërë një apel publik, sepse besoj se në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, ku është përqendruar gjysma e ekonomisë së vendit dhe ku operojnë 100 kompanitë më të mëdha në vend, do të ketë vullnet për t?iu përgjigjur thirrjes tonë?, përfundoi Veliaj.

Lajmet e fundit nga