LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haradinaj akuzon per kufirin me Malin e Zi: Po humbim 10 mije ha te Kosoves

13 Gusht 2015, 13:30, Kosova & Bota CNA

Haradinaj konsideron se aprovimi i vijës së kuqe në kufi me Malin e Zi ka kaluar në abuzim dhe se bëhet fjalë për 10 mijë hektarë të Kosovës, e siç thotë ai, jo për milimetra.

?Aleanca edhe Kosova konsiderojnë Malin e Zi një fqinjë të mirë. Komisioni për demarkacion i ka propozuar qeverisë një vendim të gabuar. Jam i shqetësuar me këtë vendim të qeverisë që e ka aprovuar qeveria për vijën e kuqe në kufi me Malin e Zi. E kam thirrë këtë konferencë mi thanë kryeministrit ndaluni se jeni gabim, ndaluni vet me mirë se populli mundet me ju ndal. Kjo gjë ka kaluar në abuzim, bëhet fjalë mbi 10 mijë hektarë te Kosovës e jo për milimetra?, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se nëse aprovohet kjo vijë e kuqe, askush nuk do të shpëtojë pa marrë ndëshkim nga populli.

?Nuk mendoj që krejt kjo gjë është burim i një kualiteti të brendshem që buron nga një komision që udhëhiqet nga një njeri i korruptuar, askush nuk ka gisht tjetër këtu. Në rast se bëjën këtë gabim askush nuk do të shpëroj pa marrë ndëshkim nga populli. Nuk e pranoj këtë vi kufitare?, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet ta vizitojë atë pjesë dhe pastaj të shohë se çka po bënë.

Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se nëse AAK-ja e sheh se procesi po shkon në mënyrë të gabuar, edhe për këtë çështje do të jenë kundër.

Lajmet e fundit nga