Connect with Us

Flet Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë

Intervista

Flet Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë

Publikuar

-

/

Tek pragu i shtëpisë së shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, të pret bashkëshortja e tij, Sadija, e cila, me bujarinë tipike të shkodranes, të fton që të futesh brenda. Në dhomën e mbushur me pikturat e dhuruara nga artistët, qëndron i ndezur një televizor plazma, që bën kontrast me orenditë e vjetra të shtëpisë. Përveç punës së përditshme, të hedhjes në letër me anë të makinës së shkrimit, çifti Agolli kalon kohën duke ndjekur aktualitetin politik, kulturor dhe social të vendit përmes televizionit.

Për gjithçka kanë një mendim të tyrin, gati në sinkron të plotë me njëri-tjetrin. Çifti Agolli i kthehet kohës së artë, kur kalonin ditë dhe netë të gëzuara me miq të veçantë që i vizitonin. Rugova, Azem Shkreli, Ali Podrimja, janë disa prej të shumtëve që ishin të ftuar të çiftit. Por edhe akademiku i shquar kosovar Rexhep Qosja. Për të gjithë e ka një vlerësim, por edhe vërejtje, siç është debati që rindizet herë pas here mes Qosjes dhe Kadaresë, lidhur me pushtimin osman, çfarë solli dhe mori ai dhe pse Shqipëria është pjesë e Perëndimit.

Si ishin takimet me akademikun Rexhep Qosja?

Herën e fundit u takuam kur morëm medalje nderi nga Presidenti i Republikës. Qosja duhet të jetë një pikë referimi për studiuesit e rinj. Mendimet e tij të hedhura në letërsi dhe në albanologji, janë të pakrahasueshme dhe të paarritshme. Dhe mendimet që ai jep për aktualitetin janë të qëlluara. Është këshillues i mirë. Edhe kur flet dhe jep këshilla për ngjarje dhe situata politike është racional, dhe për më tepër i thotë me një leksik të pastër gjuhësor dhe letrar. Duhet të dëgjohen mendimet e tij, është një intelektual që nuk e ndesh shpesh. Është një njeri që i ka dhënë shumë Shqipërisë, veçanërisht trevave të Kosovës, me veprën e tij të madhe.

Jo vetëm veprën që analizon traditat tona, rilindësit etj, por edhe me polemikat e tij të forta me serbët, me historianët e tyre, me shkrimtarët e huaj, jo vetëm të Ballkanit. Ka qenë në krye, në fillim të viteve ’80-të, edhe më përpara, të kësaj polemike. Rexhep Qosja, është një njeri me përvojë të madhe dhe një njeri me kulturë të gjerë. Është personalitet, që çdo komb tjetër po ta kishte, do të krenohej me të. Sado që të hidhet baltë mbi këto personalitete të larta të kulturës sonë, nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Nuk mbulohet Mali i Sharrit, me një grusht dhe.

Po Kadareja?

Edhe Ismail Kadare është një personalitet i dalluar. Veprat e tij kanë folur për ‘të më shumë se kushdo. Ai është një përfaqësues i denjë i vendit në botë. Ndërsa sa i përket kritikave ndaj tij unë jam i mendimit që asnjë kritikë nuk mund të dëmtojë imazhin e tij. Kadareja nuk mund të dobësohet nga kritikët e ndryshëm. As Qosjen dhe as Kadarenë nuk e dëmtojnë kritikat, nga kushdo që të vijnë ato. Janë personalitete të shquara të kombit. Veprat e tyre kanë mbetur pjesë e kulturës sonë dhe ne duhet t’i vlerësojmë dhe t’i lartësojmë ato.

Z.Agolli çfarë mendimi keni për debatet mes akademikut Qosja dhe shkrimtarit Kadare?

Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë. Ose jam dakord me të dy, sepse dhe Qosja ka të drejtë kur ngulmon se shqiptarët kanë marrë dhe përfituar shumë nga 500 vite të sundimit otoman, siç kanë pasur dhe shumë pasoja nga prapambetja që na ka lënë pushtimi i tyre. Po ashtu dhe ngulmimi i Kadaresë se ne duhet të shohim drejt Perëndimit është i drejtë, aspiratë e hershme e shqiptarëve, që u nis nga princat shekuj më parë. Por nga ana tjetër nuk mund të kemi kompleks veset dhe zakonet që kemi marrë nga bashkëjetesa e detyrueshme me sunduesit otomanë dhe nga të gjithë popujt e tjerë.

Popujt vazhdimisht kanë marrë nga njeri-tjetri. Lindja nuk është krejt zi. Ka vlera pa fund dhe ne disa prej tyre i kemi marrë. Pastaj ne kemi vlerat tona. Një shqiptar, siç thoshte dhe Konica, edhe po të jetojë në Perëndim për shumë vjet, dallohet që është nga vendi i shqipeve në mënyrën se si ecën duke u tundur nga pak. Sikur ndjek ritmin e daulleve të valleve të burrave. Ne identifikohemi kollaj. Kemi identitetin tonë dhe duhet ta ruajmë me fanatizëm. Nga ana tjetër e kam thënë edhe më herët, që kjo polemikë i dha rezultatet e saj, sepse u diskutua për disa probleme tepër të ndërlikuara, megjithë përdorimin e gjuhës edhe jo të këndshëm, të atyre që ndërhynin në këtë polemikë dhe që ishin tepër të ashpër.

Të ndërhyrjeve të të tjerëve e them, jo të dy personazheve, që e diskutuan këtë gjë. Ne duhet të mësohemi të diskutojmë në mënyrë letrare dhe të mos imitojmë politikanët në debate nëpër kuvende. Sepse, politikanët flasin me gjuhë tepër të ashpër, tepër ofenduese. Kurse shkrimtarët, duhet të flasin më me gjakftohtësi, më me argumente dhe pa u nxehur. E kam thënë dhe me një intervistë më herët që shkrimtari veprën e tij kur e nxjerr në botim, ose kur hedh një shkrim në shtyp për diskutim, ajo që shkruan nuk është më pronë e tij.

Ajo është pronë e të gjithëve. Nuk është pronë, që ta mbrojë medoemos ai. E mbron lexuesi. Kushdo mund të reagojë dhe të përfshihet. Çdokush ka të drejtë të thotë atë mendon për atë. Edhe rilindësit tanë edhe pas kaq vitesh komentohen. Një pjesë e vogël edhe mund t’i kritikojë por janë lexuesit e tjerë që i dalin në mbrojtje. Kështu që, mendoj se duhet të ndryshojë mënyra dhe stili i polemikave tona.

Dritëroi: Ishte vera më e vështirë që kemi kaluar

Dritëro Agolli thotë se bashkë me Sadijen janë të detyruar të nisin dhe mbyllin ditën me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Jeta dhe krijimtaria letrare e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli

“Preokupimi ynë i përditshëm, siç po e shihni, është shëndeti. Jemi të ngujuar. Gjendja shëndetësore na ka bërë të strukemi në shtëpi”-thotë shkrimtari që prej disa dekadash banon në katin e katërt, të një pallati të vjetër, afër qendrës së Tiranës. “Këtë verë, për herë të parë, nuk lëvizëm dot për në Tushemisht dhe mezi e kemi përballuar vapën. Atje është freskët dhe kalohet kollaj vapa. Ishte një nga verat më të nxehta dhe më të vështirat që kemi kaluar.

Sadija gjithë ditën merret me mua. Është e përkushtuar dhe e lidhur me gjendjen time, siç ka qenë gjithë jetën. Por këto kohë gjendja ime e ka e munduar. Më duket sikur e kam lodhur, edhe pse ajo kurrë nuk ankohet. Ndërsa pjesën tjetër të ditës Sadija merret me punët e shtëpisë. Një pjesë të kohës na e zë dhe biseda që bëjmë, duke kujtuar të kaluarën tonë. Kemi episode të bukura. Pastaj janë miqtë që na kujtojnë dhe kjo na bën të ndjehemi të lumtur. Pastaj, në orare të caktuara të ditës, kur Sadija më heq oksigjenin, presim ndonjë të afërm të familjes. Po ashtu gjatë këtyre ditëve jemi marrë me përmbledhjen e librit që kemi në dorë. Të shkruar së fundmi”-thotë Dritëroi.

Sadije Agolli, që i qëndron prej vitesh afër të shoqit, e ndihmon, veç të tjerash, edhe për të vijuar krijimtarinë letrare. “Dritëroi nuk arrin të shkruajë dhe na duhet që të përfshihemi të dy. Në fillim i kemi shkruar në letër dha tani jemi në fazën e shkrimit në letër me makinë shkrimi. Kjo do kohën e vet. Ia rilexoj Dritëroit, para se t’i shkruaj. Është proces i ngadaltë dhe na merr një pjesë të mirë të ditës”-thotë Sadija.

Z.Dritëro, thatë se shtëpia juaj ka qenë një derë e hapur për miqtë…?

Gjendja e rënduar shëndetësore më ka detyruar që të mos pres dhe aq shumë miq sa dikur. Por ngrohem kur dëgjoj nga Sadija se mori filani në telefon dhe na dërgoi të fala. Është kënaqësi kur dëgjon se njerëzit kujtohen për ty. Sidomos në këtë moshë. Na marrin të njohur, artistë të ndryshëm, shkrimtarë nga të gjithë trojet e deri te njerëzit e thjeshtë që nuk i njohim. Na vjen keq që nuk i ftojmë në konakun tonë të gjithë për shkak se gjendja ime e rënduar na pret hovin dhe dëshirën. Ne jemi mësuar që shtëpia jonë të jetë plot. Këtu kanë bujtur miq nga të gjithë trojet. Mikpritja e mikut është dhe ka qenë një nga zakonet më fisnike të të gjithë krahinave. Ne e kemi trashëguar. Dhe në familjen e Sadijes, shtëpia ishte gjithmonë plot dhe me miq.

Me çfarë e prisnit mikun?

Sadija na bënte hyzmet (shërbim) dhe pastaj uleshin të gjithë duke kuvenduar. Pinim ndonjë gotë dhe kemi kënduar deri vonë me disa prej miqve që kanë kemi pasur nderin t’i kemi në shtëpi. Disa prej tyre nuk janë më. Me Poradecin, Petro Markon, Fatos Kongolin, kemi ndarë pafund kohë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Nuk shkulen nga mendja miqtë e mirë. Edhe shkrimtarët jashtë Shqipërisë zyrtare i kam patur miq në shtëpi. Ali Podrimja, vigani i poezisë shqipe, ka qenë disa herë. Edhe publicistin Ramiz Kelmendi e kam mik të mirë. Gëzohem kur përmendet shpesh edhe emri i Azem Shkrelit në media. E kam pasur mik të ngushtë. Një javë para se të vdiste, ishte te unë në shtëpi. Azem Shkreli, ka qenë edhe përpara dhe ka fjetur në shpinë time afro 10 ditë, bashkë me Ali Podrimjen. Tani që po e mendoj, edhe i ndjeri Ibrahim Rugova ka fjetur në shtëpinë tonë. Të shumtë kanë qenë personalitetet që kemi pasur mundësinë t’i kemi mysafirë.

Cilin nga politikanët e brezit të ri vlerësoni?

Albin Kurtin. Është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet.

Si ishte Rugova?

Atë e kam njohur qysh herët. Ishte njeri i urtë, dhe shumë i mendueshëm kur fliste. Në çdo takim që kam pasur,  kemi diskutuar për çështjen shqiptare, por dhe letërsinë në përgjithësi. Njihte letërsinë botërore, franceze dhe atë ballkanase. Kishte kulturë të gjerë. Dinte të dëgjonte dhe kjo ishte një armë e fortë e tij. Disa herë që e kam takuar kemi diskutuar, përveç letërsisë, edhe për situatën në Kosovë. Më ka treguar shumë gjëra për Kosovën e asaj kohe. Nuk kishte shumë informacion se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe pse unë vazhdimisht kam pasur takime me shkrimtarë të Kosovës dhe më njoftonin.

Kisha merak situatën atje, por e dija se e UÇK-së do ta çlironin. Tani kënaqem kur shikoj në televizion ndonjë emër të ndonjë personaliteti që njoh në Kosovë. Disa prej tyre kanë shkelur në shtëpinë time, dhe sot janë në poste drejtuese. Por ajo që më shqetëson janë ngjarjet e fundit që po ndodhin. Po na tregonte një mik që kemi në Skënderaj, se ata që luftuan, nuk kanë vepruar siç duhet në politikë. Në atë kohë më pëlqente entuziazmi i tyre, por sot në politikë kur dëgjoj se disa prej tyre kanë bërë dhe gabime nuk më vjen mirë. Nuk duhet të kishin shkelur mbi idealet e dikurshme. Rasti i Gjykatës Speciale është një nga gabimet e fundit. Nuk duhej ta mbështesnin këtë Gjykatë, ata që bënë luftë të pastër për lirinë e popullit. Shqiptarët nuk kanë bërë asnjëherë krime ndaj popujve të tjerë.

Shekulli

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Policia “me dorë të hekur”/ Qindra gjoba për këmbësorët dhe heqeje patentash për shoferët

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

– Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

– Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.
Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

LEXO EDHE:  Andrea Stefani e ka me Dritëro Agollin: Ato që thua janë servilizëm dhe shkërdhatokraci

LEXO EDHE:  Zbulohet deputeti i Ramës që di mbi 20 vjersha të Dritëro Agollit përmendësh!



Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 109 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

LEXO TE PLOTE

Intervista

“Europa po merr tatëpjetën”/ Aktori i njohur francez flet “pa doreza”, ç’mendon për Ramën

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Gjatë qendrimit në vendin tonë, Depardieu u takua e me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurtin, që pritet të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Aktori është shprehur se i pëlqeu Rama por nuk folën për politikë.
Sipas tij është është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë.

Depardieu u shpreh se Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë.



“Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë’, u shpreha aktori një intervistë për A2.

Intervista e plotë:

Mirëserdhët në Shqipëri dhe faleminderit për këtë bisedë. Besoj që e vizitoni vendin tonë për herë të parë…
Po është hera e parë që vij në Shqipëri. E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e monstrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë.
Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika. Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit.
Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë.
Çfarë mund të na thoni për karakterin tuaj në filmin që po xhironi?
Ai është një avokat, por duhet të pyesni Arbenin se çfarë do të bëjë me këtë personazh. Sepse ai e ka jetuar luftën e Kosovës, dhe periudhën pas lufte. Ajo që nuk kuptoj unë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri, edhe tani pas lufte, është se nuk mund ta lënë pas atë që ndodhi dhe të bashkohen, ndoshta edhe në një union ballkanik siç thashë më herët. Është njëlloj si historia e Nazizmit, e gjermanëve apo idetë diktatoriale sovjetike. Këto janë biseda diktatoriale, të dala nga moda. Janë njëlloj nazizmi, diktatura, apo njëlloj si konfliktet e besimeve fetare. Prandaj është mirë që të gjejmë filozofinë në besimin që kemi.
Meqenëse jemi duke folur për politikën, gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë, jeni takuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Për çfarë u fol në Kryeministrinë shqiptare?
Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.
Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu.
Ju zgjodhët që të bëheshit rus, pak vite më parë. Ishte një zgjedhje për të qenë më i lirë?
Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem I lirë.
Pra, kjo ka qenë një zgjedhje e juaja për të qenë më i lirë si qytetar?
Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat. Unë mund të them se nuk jam dakord me Erdogan, pasi mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës.
Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë.
Ju keni braktisur shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u larguat nga shtëpia për të shkuar në Paris kur ishit vetëm 16 vjeç. Një ditë në një sallë teatri ju vendosët të bëheshit aktor. Çfarë ndjesie ju ka shtyrë drejt aktrimit?
Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.
Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm.
Mendoj se një nga filmat më të mirë që keni realizuar është “Green Card”. Mendoj se pjesa ku ju luani piano është skena më e fuqishme që mund të realizojë një aktor. Në fillim nuk doni të luani në piano dhe unë si publik gjendem në një gjendje ankthi. Sapo personazhi, George, nis të luajë, pa diskutim shkakton të qeshura. Por, menjëherë pas kësaj George nis të luajë piano dhe të recitojë. Këtu nis përlotja. Në një skenë që zgjat më pak se 5 minuta publikun e ushqeni me 3 gjendje të ndryshme emocionale…
“Green Card” është vërtet një nga filmat specialë të Peter Ëeir, një regjisor australian që nuk i pëlqente shoqëria amerikane, madje as klasa e mesme e kësaj shoqërie. As unë nuk e dua shoqërinë amerikane. Janë gati të akuzojnë për çfarëdolloj gjëje, shumë aktorë kishin një jetë të shthurur, gratë pinin shumë. Janë një shoqëri pa histori.
Unë kam dashur gjithnjë të ndryshoj fundin e filmit “Konti i Monte Kristos”. Ju ka ndodhur të dëshironi një fund tjetër për ndonjë nga filmat ku luani?
Jo tamam ndryshimin e një filmi. Do të doja të kishte falje. Alexander Dumas e ka përshkruar Kontin e Monte Kristos shumë të nxirë, të veshur jo mirë, duke tymosur, një figurë e nxirë… gati për hakmarrje dhe hakmarrja është shumë e bukur për kinematografinë, por mënyra më e mirë për të jetuar është të falësh dhe të jetosh i qetë. Këtë do ndryshoja. Sa më shpejt të mbyllësh hesapet me hakmarrjen, është më mirë. Dashuria është zgjidhja. Pas hakmarrjes duhet të mbetet veç dashuria për të filluar një jetë të re.
Ju vetë besoni vetë në një Zot?
Jo, nuk besoj. Unë besoj se Zoti është brenda secilit prej nesh. Unë mendoj se filozofia e hebrenjve, unë bëhem zot i vetes, është e sakta. Kabhal thotë kështu. Unë mendoj se ka një fuqi, por nuk besoj në Zot.
A jeni penduar për ndonjë gjë në jetë?
Jo, edhe nëse jam penduar për ndonjë gjë ndonjëherë, unë nuk jam kthyer pas. Sepse nëse pendohesh atëherë t’i mbetesh në të shkuarën dhe unë nuk i jam kthyer asnjë pendese. Unë jam optimist. Kaq.
Keni pasur shumë të dashura, jeni martuar tre herë…
Jam martuar vetëm një herë zyrtarisht, por kam pasur tri marrëdhënie serioze.
Cila është gruaja juaj ideale?
Të gjitha femrat janë ideale.

LEXO TE PLOTE

Intervista

Agron Gjekmarkaj “shuplaka dhe ledhatime” Lulzim Bashës/ Tjetër thotë, e tjetër bën, por ka një bonus përballë Ramës

Publikuar

-

Nga

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një intervistë të tij ka komentuar edhe opozitën e Lulzim Bashës. Ai e shikon ate shpesh inkoherente, dhe nxjerr jo pak problematika dhe arsye që e kanë dëmtuar këtë opozitë, por thekson dhe gjerat që, sipas Gjekmarkajt, opozita i ka bërë mirë.

“Këtë opozitë e kanë demtuar shpesh inkoherencat! Mosperputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund te perkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam pare me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike te krijoje hapësirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato jane të pastra e të dobishme per vendin, të shohë perpara pa harruar çka qenë!

 

Opozita e Lulit shume zhurmë për asgjë?

Opozitën mund ta shajmë sa të duam , mund ti bejmë verejtje pa fund nëse e gjykojme atë nga e djathta apo te tjerë nga e majta! E përseris Qeveria është problemi! Ka 6 vjet që hame bukë e televizor, bukë e rrena, bukë e tallje, bukë e arrogance!

Le ti themi gjërat që Opozita ka bërë mirë ! Ligji i dekriminalizimit dhe e gjithë beteja për të, shndërrimi i reformës në drejtësi nga një traktat ideologjik në diçka të pranueshme, denoncimet të cilat e kanë bërë më të vetëdijshme shoqërine për çka ndodh në vend, qasja ndaj dosjeve te cilat kanë bërë pis zgjedhjet si ajo e Dibrës dhe Durrësit, por edhe vendimet e guximshme për të mos qenë fasadë!

Por kete opozite e kanë dëmtuar shpesh inkoherencat! Mospërputhjet e fjalëve me aktet dhe ajo që mund të përkufizohet si arroganca e mosndryshimit! Ka patur përpjekje për të bërë  ndryshime ndonjë prej të cilave personalisht e kam parë me simpati, por ende të pamjaftueshme! PD e ka jetike të krijojë hapesirë për figurat politike, të japë garanci për karrierat kur ato janë të pastra e të dobishme për vendin, të shohë përpara pa harruar

lulzim basha republika e re

çka qenë! Në PD ka munguar gjithmonë kulti i garës , ndoshta ngaqë Sali Berisha ishte një lider karizmatik i padiskutueshëm dhe me mbeshtetje, por ka munguar dhe sot ku e ku ke tepër! Kulti i garës në Shqiperi urrehet teksa tentohet gjithmone kulti i Individit!

Opozita e Bashës per mua gjate ketyre muajve ka qenë më e vertete dhe me aktive së asnjeherë tjeter! Ka sakrifikuar, ka lëshuar pushtet, çdo gjë që ka pasur! Kjo mund të shërbeje për purifikim dhe rindertim të PD së ! Një mënyrë për tu afruar me njerzit! Por trasmetorët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pa domethënie! Ketu lind nevoja për figura politike me peshë dhe për elitën e vendit ! Opozita po lëviz dhe këtë e shoh me rëndesi! Nuk më duket bosh! Kjo levizje jep dobi për shoqerine e shpresoj edhe për politiken në teresi e PD në veçanti!



Banaliteti nuk prodhon gjenialitet! Vendit i duhen më të miret që të ketë normalitet! Dhe e fundit per këtë pyetje , kushtet gjermane për qeverinë tonë e çertifikuan krizën, e quajten të rënde, kërkuan që ajo të zgjidhet, I kerkuan të dënojë hajdutet e zgjedhjeve, vuri në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve lokale, kthimin e gjykatave, gjithësa ka ndodhur edhe falë përpjekjeve të opozitës

PD e lodhur apo pa ide?

PD në optikën time ka nevoje për një detante të madhe si fillim nëse pretendon pushtetin! Ajo duhet të nxitet dhe me i interesuari që ta kërkojë do duhej të ishte Basha! Një detante që i ben bashkë të gjithe faktorët historikë dhe intelektualë, cdo njeri që ka mbeshtetje, 10 , 100 apo 1 mije vota e më tepër! Votat e djathta ekzistojnë po duhet një farë pune per ti kompaktesuar mbi të gjitha vullnet! Natyrisht idetë janë themelore, po duhen përcaktuar ato prioritare e mbi te gjitha koherenca !! Pastaj idetë duan shpatullat që ti mbajne!

LEXO EDHE:  “Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli”/ Mitro Çela rrëfen historinë e panjohur

LEXO EDHE:  Poeti i dashurisë që i dha emrin kohës/ Sot, 90- vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli

Basha ka bere disa propozime me interes për ndryshimin e sistemit, por ai së pari nëse do të behet i besueshëm

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha

duhet të kerkoje publikisht, nepermjet reformes zgjedhore, që të marrë fund emërimi i deputeteve në lista! Preferencat duhet ti caktojë elektorati jo Kryetari i partisë! Keshtu një parti behët më atraktive pse jo edhe më demokratike! Kesisoj puftet humbasin rrol perballë atyre që kanë nje cv dhe një perballje me opinionin publik! PD nuk më duket e lodhur po as shumë e freesket jo!  Nuk është pa ide, por ende ska precizuar gjithë  ato baziket ! Ajo për rrogat psh me duket shume e mirë! Qytetarët te xhepi janë të ndjeshëm dhe meritojne më shumë! Tani opozita nuk ka shumë kohë qofte nëse kemi zgjedhje të kohshme e aq me tepër nëse i kemi të parakohshme! I duhet revolucion i  brendshëm dhe shpejte! Populli po pret opoziten më 30 qershor ja dergoi asaj këtë mesazh.

Çfarë i mungon Bashës?

Basha ka cenet dhe virtytet që zoterojne shumica e shqiptarve! Ka nje bonus të madh përballë kryeministrit ka mbajtur larg botën e krimit! Nuk duket arrogant dhe shfaq aftësi komunikative normale pa pretenduar që është mesianik së paku në dukje! Për mua i mungon kurajo për tu rrethuar me personalitete të forta një handikap që duhet ta superojë! Nuk mjafton të thuash njerzit e mi nuk kanë lidhje me krimin, sepse edhe mediokriteti është një sëmundje e rrezikshme!

Ka marrë vendime të forta si askush tjeter ndaj duhet të tregohet i fortë  per tu shtrire dorën te gjithve , edhe atyre qe i konsideron kundërshtar me kushtin që këta ta duan bashkim pajtimin për të kompaktësuar të vetet, militancën, pastaj dorën ta qesë përtej gardhit dhe të kërkojë personalitetet që mund ti japin nje dore ketij vendi!

Basha duhet ta kuptoje se njerzit kanë alergji nga partite ndaj ai PD duhet ta ofrojë si laborator ku shoqëria të realizoje qëllimet e veta! Ai duhët te jetë garanti! Shoqëria nuk ka nxitim për të bërë Bashën Kryeminister ajo ka nxitim për të përmirësuar jetën e vet si dhe standartet! Basha ketë duhet ta lexojë mirë e me vëmendje! Shoqëria po e vrojton dhe teston atë ndërkohë që pret që ai ta kapë këtë vështrim! Deri tani i ka munguar aftesia të bëjë koncensione! Shpresoj ta gjejë këtë aftësi jetike si brenda ne PD si jashte saj! Në çdo rast unë besoj që rrotacioni është i dobishëm për aq kohë sa pushtetet nuk marrin fytyrën e njeri-tjetrit! Për fat të keq kjo kohë është e shkurtër në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: