LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbet kembegulin per perkujtimin e viktimave ne ish-Jugosllavi

12 Gusht 2015, 14:01, Kosova & Bota CNA

Serbia nuk do të heqë dorë nga nisma për caktimin e një dite të përbashkët për përkujtimin e viktimave të konfliktit në hapësirën e ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo nismë është hedhur poshtë nga liderë të tjerë të rajonit, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për rajonin dhe jo një dredhi e marketingut.

?Nuk jam zmbrapsur nga përgjigjet negative dhe do të vazhdoj të këmbëngul në këtë. Na takon neve që të japim gjithçka nga vetja dhe të bëjmë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon?, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq ka shprehur bindjen se kjo ide ?në fund, do të mbështetet nga të gjithë?.

Më 8 gusht, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet, nuk është njerëzor dhe nuk i shërben pajtimit?.

Edhe kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, ka thënë se nuk mund të pranojë propozimin e Vuçiqit.

15:50 Kosova & Bota

Të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tr...

Lajmet e fundit nga