Connect with Us

Një qytet në Gjermani mirëpret refugjatët

Bota

Një qytet në Gjermani mirëpret refugjatët

Publikuar

-

Një qytet i vogël braktisur në Gjermani është bërë strehë e përkohshme për azilkërkuesit që largohen nga lufta për një jetë më të mirë. Qyteti fantazmë Kerpen-Manheim, i braktisur me synimin për të ndërtuar një minierë, strehon tani përkohësisht 80 refugjatë nga Somalia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.

Sulmet me zjarrvënie dhe protestat e zhurmshme kundër 450,000 refugjatëve që kanë arritur në Gjermani këtë vit kanë dominuar titujt e medias. Por në Gjermani po ndodh diçka tjetër së cilës nuk po i kushtohet shumë vëmendje:

Janë miliona gjermanë të cilët po hapin shtëpitë e tyre për të ndihmuar refugjatët e lodhur që vijnë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika për të gjetur strehë dhe ndoshta një jetë të re në një vend, i cili bën çdo gjë për të shprehur pendesë për të kaluarën naziste.

Autoritetet lokale kanë dhënë me qira disa prej ndërtesave tashmë të pabanueshme për të strehuar refugjatët derisa të shqyrtohen rastet e tyre, proces që mund të kërkojë muaj apo edhe vite.

Azilkërkuesi 18-vjeçar Leonardo Spasiç, tha se ndihet i sigurt në shtëpinë e tij të re, ndërsa pret t’i shqyrtohet kërkesa.

“Ndihem mirë këtu. Nuk më bëhet vonë nëse kam fqinjë apo jo. Kam një vend për të fjetur, dhe nuk do të fle në rrugë. Jam shumë mirënjohës për atë që kam gjetur këtu, jam i gëzuar që mund të jetoj në paqe këtu me familjen time.”

Banorja vendëse, 75-vjeçarja Angelika Gurdon, u mëson gjermanishten dy vajzave armene.

Ajo thotë se komuniteti i qytetit është duke bërë mjaft përpjekje për integrimin e të ardhurve.

LEXO EDHE:  A ka ndonjë lidhje mes azilkërkuesve, dhe kërcënimit nga emigrantët?

“Kemi shumë refugjatë në Manheim që kanë nevojë për ndihmë, por nuk vijnë këtu. Nuk e di pse nuk vijnë. Ka njerëz që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, ka disa nga Ballkani që ndoshta mendojnë se ata do të deportohen së shpejti dhe prandaj nuk ka vlerë të mësuarit e gjuhës gjermane. Ne jemi duke bërë mjaft përpjekje,” thotë zonja Gurdon.

Gjermania ka tashmë traditë në mirëpritjen e refugjatëve, pjesërisht si reagim ndaj së kaluarës së saj nën Rajhun e Tretë, kur u deportuan 500.000 hebrenjve dhe të tjerë të perndjekur nga nazistët. Ata gjetën strehim në më shumë se 80 vende të botës. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania pranoi rreth 13 milionë njerëz të zhvendosur dhe të tjerë të arratisur në perëndim nga Evropa Lindore.

Në qytetin Kerpen-Manheim, udhëheqësi i komunitetit, Wolfgang Esser, ka mbledhur mobilje, veshje dhe sende shtëpiake të dhuruara nga qytetarë të tjerë për t’ua shpërndarë refugjatëve.

“Ka njerëz të tjerë që ndihmojnë vetë me mobilje. Kam marrë telefonata nga njerëz që duan të ofrojnë sende të ndryshme. Problemi i vetëm që kemi është transporti. Sepse gatishmëria për të ndihmuar ekziston, edhe jashtë Manheim,” thotë zoti Esser.

Pamja e azilkërkuesve të qeshur, hipur në biçikleta, ose duke pritur autobusin në rrugët bosh të Kerpen-Manheimit, shënon një kontrast të dukshëm me skenat e djegieve në qendrat e refugjatëve në qytete të tilla si Troeglitz dhe Remchingen, ku këtë vit janë sulmuar rreth 150 strehimore të sapongritura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet frikshëm shifra/ Arrin në mbi 900 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në mbi 900, ndërsa sot për herë të parë që nga shpërthimi i epidemisë, Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi një lagje të Pekinit dhe një spital për trajtimin e presonave të prekur nga virusi. Ndërkohë, rritja e rasteve në Britani bëri që qeveria e këtij vendi ta shpallë virusin një “kërcënim serioz” për shëndetin publik.

Zyrtarët kinezë të shëndetit raportuan 97 vdekje të reja të dielën. Kjo e çon në 908 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë janë raportuar 3.062 raste të reja të virusit, duke i dhënë fund prirjes shumë ditëshe të rënies së numrit të rasteve që kishte sjellë shpresat se masat e kontrollit do të funksiononin.

Me një maskë në fytyrë, Presidenti kinez Xi Jinping bëri një paraqitje publike për herë të parë pas shpërthimit të koronavirusit, duke vizituar një lagje dhe një spital në Pekin. “Duhet të kemi besim. Ne do ta mposhtim këtë epidemi”, tha presidenti kinez.

Britania raportoi të hënën katër raste të reja, duke e sjellë në gjithsej tetë numrin e personave me koronavirus. Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock shpalli virusin një kërcënim për publikun për t’i dhënë qeverisë më shumë fuqi për të izoluar të sëmurët në përpjekjen e saj për të shmangur përhapjen e tij të mëtejshme.

Në Japoni, një anije turistike mbetet në karantinë në Yokohama me 66 raste të reja të raportuara të hënën, më shumë sesa dyfishi i numrit të rasteve të njohura në bord.

Anija Diamond Princess (Princesha e Diamantit) u urdhërua të mbetej në karantinë javën e kaluar pasi një pasagjer i saj, i cili zbriti nga anija në Hong Kong rezultoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Epiqendra e shpërthimit të koronavirusit është në provincën Hubei të Kinës, ku miliona njerëz vazhdojnë të jenë të izoluar. Në zonat e izoluara njerëzit po ankohen për mungesa ushqimore.

LEXO EDHE:  Klosi: Mbështetje azilantëve të kthyer me ndihmë ekonomike

LEXO EDHE:  Gjermania dëbon gjithnjë e më shumë të huaj/ Zbardhen shifrat  

Zyrtari kinez i tregtisë Ëang Bin tha të dielën se ka mungesa në logjistikë, rritje të çmimeve dhe mungesë të krahut të punës. “Është e vështirë që furnizimi i tregut të arrijë nivelet normale,” tha ai. Aktualisht, ai tha se ka një furnizim pesë-ditor të mishit të derrit dhe vezëve, dhe furnizim tre-ditor të perimeve.

Banka Qendrore e Kinës vuri në dispozicion 300 miliardë juanë (43 miliardë dollarë) për të ndihmuar bizneset e përfshira në luftimin e epidemisë. Joseph Eisenberg, profesor i epidemiologjisë në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin e Miçiganit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ishte shumë herët për të thënë nëse epidemia ka arritur kulmin për shkak të paqartësisë mbi numrin e rasteve.

“Edhe nëse rastet e raportuara mund të kenë arritur kulmin, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh me rastet e paraportuara,” tha ai. “Kjo është veçanërisht një çështje problematike në disa nga zonat më rurale”, tha zoti Eisenberg.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong. /VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Tërmet” politik në Gjermani/ Pasardhësja e Merkelit merr vendimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së.

Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë javën e kaluar, ku një kryeministër liberal (FDP) u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD dhe u dorëhoq pak ditë më vonë, kryetarja e partisë kristian-demokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj. Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidiumi i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.

Kramp-Karrenbauer, tha në presidium, citon dpa,se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së, me AfD dhe Të Majtët”. A

LEXO EDHE:  Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

LEXO EDHE:  Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

jo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë, që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet në 811 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Në Kinë numri i persona që kanë gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit prej momentit të shpërthimit deri më sot ka arritur në 811, duke e kaluar numrin e vdekjeve në nivel botëror të shkaktuar nga virusi SARS.

Shumë prej qyteteve janë shdërruar në qytete fantazmë gjatë dy javëve të fundit pas urdhrit të autoriteteve për t’i izoluar ato, bllokuar fluturimet dhe mbyllur fabrika e shkolla. Edhe të hënën një numër i madh vendesh pune e shkollash, do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në total numri i personave të prekur nga virusi në Kinë njoftohet se është 37,198 persona. Virusi është përhapur në të paktën 27 vende e rajone të ndryshme të botës duke infektuar më shumë se 330 njerëz.

Ndërkohë autoritetet kineze njoftuan se po rritet numri i pacientëve me koronavirus që po shërohen. Sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetit, numri i përgjithshëm i personave që janë shëruar prej shpërthimit të infeksionit viral është 2649 persona. Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet në mbarë Kinën.

Në provincën Anhui në lindje të Kinës, 12 persona u liruan nga spitali ditën e shtunë në disa qytete, duke e çuar në 59 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

“Një numër i madh i pacientëve janë larguar nga spitali këto dy ditë, mesatarisht dy ose tre në ditë. Kjo rrit besimin tek mjekët. Shpresojmë që e gjithë shoqëria të mbështesë punën tonë për parandalimin dhe kontrollin. Kemi besim se do ta fitojmë betejën kundër epidemisë”, thotë Yang Dexiang, mjek i rrugëve të frymëmarrjes në spitalin e qytetit Tongling.

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Ja sa shqiptarë presin një përgjigje kampeve të Europës

LEXO EDHE:  Vala e refugjatëve vazhdon të përmbytë Evropën

Një pacient i cili kishte ardhur në spital në gjëndje të rëndë në provincën Heilongjiang në verilindje të Kinës, la spitalin pasi testet e fundit rezultuan negative. Në qytetin Zunyi të provincës Guizhou, një pacient u largua nga spitali të shtunën pasdite pas trajtimit 13-ditor.

Lajme inkurajuese vijnë gjithashtu edhe nga provinca ishull Hainan, e cila raportoi për tre raste pacientësh të shëruar të shtunën duke e çuar në 14 numrin e përgjithshëm të tyre. Në qytetin lindor Liaocheng, të provincës Shandong, pacienti i parë u lirua nga spitali të premten.

Rajoni autonom Ningxia Hui, raportoi të shtunën 10 raste të tjera pacientësh që e kanë marër veten, duke e çuar kështu në 13 numrin e përgjithshëm të tyre. Sipas shifrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në të gjithë Kinën deri ditën e shtunë, rezulton të jetë 2,649 persona. /VOA 

LEXO TE PLOTE