LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konferenca e plotë për shtyp e kryetarit të PD, Lulzim Basha

12 Gusht 2015, 17:07, Politikë CNA

?Shifrat dhe gjendja reale e ekonomisë nuk gënjejnë dhe çdo rast janë aleati më i mirë i qytetarëve, i të vërtetës, ndaj dhe i opozitës. Shifrat nuk e lënë Edi Ramën të ndërtojë pa fund kështjella e tij të rërës me gënjeshtra të propagandës dhe me mashtrime, sepse shifrat e vetë qeverisë tregojnë 134 milion dollarë defiçit në dogana dhe në tatime në gjashtë mujorin e parë. Këto janë shifrat e qeverisë sepse shifrat e vërteta tregojnë një defiçit prej më shumë se 160 milionë dollarë.

-Sigurisht që këto para nuk kanë avulluar, sepse paratë nuk janë ujë që të avullojë, por kanë përfunduar në konto bankare, në vila me pishina, në kështjella, në pasuri luksi, brenda dhe jashtë Shqipërisë të qeveritarëve dhe klientelës së tyre të korruptuar, të ciles i shërben ditë e natë dhe që është aktorja dhe përfituesja kryesore e evazionit dhe kontrabandës.

-Kemi të bëjmë me një klan politiko-oligarkik të lidhur ngushtë me interesat financiare evazioniste, korruptive dhe kriminale. Pra nuk kemi të bëjmë me një qeveri që qendron përballë evazionit, por me një qeveri që e nxit evazionin sepse përfiton nga evazioni, sepse përfiton nga 160 milionë dollarët që i mungojnë qytetarëve shqiptarë sot, sepse i  njeh dhe i shet si mallra dhe të ardhura të veta dhe jo si një e mirë publike, e cila me ligj i takon qytetarëve dhe jo Edi Ramës, as Ilir Metës, as evazionistëve as kontrabandistëve të mëdhenj, të lidhur me ta.

-Sigurisht, gropa është shumë më shumë se sa 160 milionë dollarë që u mungojnë tatimeve dhe doganave. Kjo është gropë korrupsioni. Eshtë produkt i një qendrimi të amalgamës Rama-Meta ndaj parave të publikut, një korrupsioni galopant të shtrirë, siç thonë raportet ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e qeverisjes, që do të thotë nga taksidari më i ulët deri tek kreu i qeverisjes, se ska si të jetë ndryshe. Në këtë kokteil gjenden edhe elementët e kriminalitetit e të botës së krimit, të cilët fërkojnë duart dhe janë përfituesit kryesorë të kontrabandës, evazionit dhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme siç është trafiku i narkotikëve, mbjellja e të cilit këtë vit ka shënuar rekordin e vetëm në Shqipëri.

-Ne si opozitë, përveç denoncimit me fakte dhe argumente, përveç qendrimeve që kemi mbajtur bashkë me qytetarët, kemi shpallur edhe alternativën tonë. Po përgatisim së bashku me ekipin tim ekonomik në Partinë Demokratike një platformë të plotë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me një pakete emergjente të shpëtimit kombëtar si shtegu i vetëm për ndaljen e përkeqësimti të rrokullisjes dhe për nxjerrjen e vendit nga gremina e mjerimit, papunësisë, ku e kanë zhytur Edi Rama dhe Ilir Meta.

-Në themel të kësaj platforme qendron besimi ynë i patundur në lirinë ekonomike, në lirinë e individit, në një ekonomi transparente dhe konkuruese dhe jo një ekonomi monopolesh, kontrabandistësh, evazionistësh, dhe klientelistësh. Një taksë të sheshtë më të ulëtën në ballkan si parakusht për konkurueshmërinë në thithjen e investimeve, sepse vetëm duke thithur investime do mund të hapim vende pune. Po në favor të konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, një dalje nga rekordi i çmimeve më të larta të naftës dhe energjisë elektrike në rajon dhe ndër më të lartat në Europë. Shikoni grafikun të datës 10 gusht (sipas Global Petrol Prices), Shqipëria është ndër 10 vendet në Europë me çmimin më të lartë të naftës. Ka shkuar deri në 190 lekë para dy apo 3 ditësh dhe jemi në listë për çmimin më të lartë të naftës me Irlandën, Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Islandën, Italinë, Zvicrën, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe. Për këtë të krenohet kryeministri. Këtë ka bërë.

Heqjen e taksës ?Rama? për karburantin që sot është 240 lekë për litër që u merret nga xhepat e shqiptarëve dhe që nuk përfundon në të mira publike dhe shërbim ndaj shqiptarëve. Heqja e taksës Rama është dhe mbetet përkushtimi im kryesor dhe hapi i parë që do të hedhim për normalizimin e tregut të hidrokarbureve, të gjakut të ekonomisë duke e ndjekur edhe me masa të tjera të forta për të luftuar evazionin dhe kontrabandën në këtë sektor. E njëjta gjë për energjinë elektrike. Çmimi i së cilës u rrit me heqjen e fashës për mbi 70% të shqiptarëve dhe në fakt është një kular i madh jo vetëm në qafën e të pamundurve por edhe në qafën e ekonomisë. Eshtë një pengesë e madhe që ekonomia të gjenerojë vende pune. Ndaj, ulja e çmimit të energjisë është një nga pikat kryesore të platformës që ne po përgatisim.

Ndërkohë heqja e TVSH-së për mallrat e shportës mbetet një emergjencë për dhjetra mijë familje shqiptare që sot luftojnë për bukën e gojës së dhe kjo nuk është metafortë. Luftojnë për bukën e gojës. Heqja e TVSh-së do të japë mundësinë për një ulje deri në 20% të miellit, sheqerit, orizit, vajit, mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tij. Për këto familje dhe fëmijët e tyre që luftojnë ditë për ditë për bukën e gojës.

Ju thirra për këtë bashkëbisedim në lidhje me temat kryesore të aktualitetit, ku temë mbi temat është çështja e ekonomisë. Ka qenë gjatë këtyre dy viteve, temë e përmuajshme e përjavshme e përditshme e opozitës dhe e imja, sepse që nga fillimi kemi denoncuar me fakte me argumenta mungesën e vizionit dhe programit të kësaj qeverie në raport me ekonominë, paaftësinë e tyre, nëpërmjet rritjes së taksave , të ashtuquajturës platformë e taksës progressive, që ka çuar në rrënimin e biznesit të vogël, në rrënimin e biznesit të mesëm; ka çuar drejt një evazioni dhe korrupsioni galopant në raport me të ardhurat publike, ka çuar drejt largimit të një pjese të investitorëve të mëdhenj të huaj, por dhe të brendshëm. Kanë falimentuar ose kanë reduktuar praninë e tyre në ekonominë në tregun shqiptar dhe kanë frenuar deri në zero, deri në minus investimet qoftë të brendshme qoftë të huaja që janë jetike për të mbajtur ekonominë shqiptare në këmbë, për të hapur vende pune për të siguruar punësim të ri, për të siguruar mirëqënie.

Kësaj sigurisht në harkun e dy viteve i është shtuar dhe një rekord në kuptimin e plotë të fjalës, një rekord korrupsioni në dogana dhe në tatime. Ju si askush tjetër keni qenë jo vetëm dëshmitarë por dhe përcjellësit e këtij shqetësimi e këtyre qëndrimeve të opozitës në hapësirat publike dhe para qytetarëve. Por po kështu, keni qenë dhe dëshmitarë edhe të fabulës së qeverisë të Edi Ramës dhe Ilir Metës: punët po shkojnë në rregull, ekonomia po rritet, kemi 104 mijë të punësuar dhe asnjë fjalë për dështimet e faktuara në dogana dhe në tatime, në mbledhjene të ardhurave, të cilat nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, nuk kanë përfunduar në shkolla, në shëndetësi, në rroga të ritura, në pensione, në kompensime për të përndjekurit, për pronarët, siç është premtuar, siç dëshmohet e zezë mbi të bardhë në programin e qeverisë, por kanë avulluar. Sigurisht që nuk kanë avulluar, sepse paratë nuk janë ujë që të avullojë, por kanë përfunduar në konto bankare, në vila me pishina, në kështjella, në pasuri luksi, brenda dhe jashtë Shqipërisë të qeveritarëve dhe klientelës së tyre të korruptuar, që i shërben ditë e natë dhe që është aktorja dhe përfituesja kryesore e evazionit dhe kontrabandës.

Shifrat dhe gjendja reale e ekonomisë nuk gënjejnë dhe çdo rast janë aleati më i mirë  i qytetarëve, i të vërtetës, ndaj dhe i opozitës. Shifrat nuk e lënë Edi Ramën të ndërtojë pa fund kështjella e tij të rërës me gënjeshtra të propagandës dhe me mashtrime, sepse shifrat e vetë qeverisë tregojnë 134 milion dollarë defiçit në dogana dhe në tatime në gjashtë mujorin e parë. Këto janë shifrat e qeverisë sepse shifrat e vërteta tregojnë një defiçit prej më shumë se 160 milionë dollarë.

Imagjinoni në çdo kategori pensioni, rrogash shëndetësi, shkollë, shkolla të reja, kopshte, çerdhe, investime, rrugë, kanalizime, investime në bujqësi, ujësjellës, se çfarë mud të arrihej me 160 milionë dollarë që kanë avulluar.

Unë e kam denoncuar dhe kam pritur përgjigje nga kryeministri, që nuk përgjigjet. Sot dua ta përsëris se pjesa kryesore e këtyre të ardhurave që mungojnë, janë vjelë drejtpërdrejt nga kontrabanda dhe korrupsioni dhe evazioni. Kryesisht në fushën e duhanit dhe të naftës. Sikundër dua të përsëris sot se qeveria i ka këto fakte, nga një shtet fqinj janë dhënë raporte të hollësishme në rrugë ligjore për kontrabandën e duhanit në shifrën e 50 milionë dollarëve. Edi Rama hesht, ka vendosur të heshtë, pyetja shtrohet pse hesht kur këto  para i mungojnë buxhetit? Tashmë e konstaton dhe vetë qeveria, ministria e fincave, drejtoria e tatimeve , drejtoria e doganave. Ne kemi katër muaj, pesë muaj që denoncojmë ditë për ditë, faktet janë dhënë në mënyrë zyrtare nga shtetet fqinje; Edi Rama hesht. Pse hesht? Në pikëpamjen time por jo vetëm  timen, por për çdokënd që di të lidhë një edhe një bëjnë dy, hesht sepse është dorëbrenda. Sepse ka të paktën një pakt ose pazar me kontrabandistët; e njëjta gjë me naftën , me kontrabanën kolosale të naftës së virgjër; e keni denoncuar ju, e kemi denoncuar ne.

Prapë hesht. FMN foli për kontarabandë dhe korrupsion në dogana dhe në tatime. Opozita ka muaj e muaj që flet për to. Ju si media keni pasqyruar, qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre, shoqëria civile po kështu;  të vetmit që heshtin janë qeveria është Edi Rama.

Kjo shpalos edhe problematikën të cilën e kemi denocuar që nga fillimi. Kemi të bëjmë me një klan politiko-oligarkik të lidhur ngushtë me interesat financiare evazioniste, korruptive dhe kriminale. Pra nuk kemi të bëjmë me një qeveri që qëndron përballë evazionit, por me një qeveri që e nxit evazionin sepse përfiton nga evazioni, sepse përfiton nga 160 milionë dollarët që i mungojnë qytetarëve shqiptarë sot, sepse i njeh dhe i shet si mallra dhe të ardhura të veta dhe jo si një e mirë publike, e cila me ligj i takon qytetarëve dhe jo Edi Ramës, as Ilir Metës, as evazionistëve as kontrabandistëve të mëdhenj, të lidhur me ta.

Tani si do të dalë nga kjo situatë?? Edhe për këtë duket se ka ndërmened të bëjë atë që bëri me CEZ. Bëri Pazar me CEZ i fali 600 milion euro, bëri Pazar, i fali  apo i ndau 600 milion euro fatura të njohura dhe miliarda të tjera plotësisht të fitueshme me instance ndërkombëtare të arbitrazhit, e çfarë bëri? Rriti çmimin e energjisë, nxori kërbaçin mbi njerëzit. Të njëjtën gjë premton të bëjë që nga shtatori. Nuk do të prekë kontrabandistët nuk do të prekë evazionistët, nuk do të prekë ata që kanë vjedhur miliona e milliona euro, dollarë, miliarda lekë nga arka e shtetit, por do të godasë sipërmarrësit e zakonshëm, duke i çuar në zgrip të falimentimit ata që s?kanë falimentuar akoma. Se kjo është më e thjeshtë se të godasësh kontrabandistët, miqtë e tu, malavitën, të godasësh  personat me rekorde kriminale, që jo vetëm i ke pasur ortakë por zgjodhe ti fusësh dhe në Parlament i  ke bërë dhe drejtorë të përgjithshëm, pra i ke varur ujkut mëlçitë në qafë

Gjendja është alarmante dhe pa perspektivë me këtë qeveri. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rreze dritë dhe asnjë shans që të mund të dalë nga ky rreth vicioz i përkeqësimit i rrokullisjes i gremisjes së ekonomisë shqiptare. Dhe kush e ndjen? E ndjejnë qytetarët. E ndjejnë pamundësinë e tyre për të mbyllur muajin, e ndjejnë mijëra të papunë për të gjetur një vend pune, e ndjejnë pasigurinë ata që kanë një vend pune dhe nuk e dinë a do ta kenë nesër apo jo, si në sektorin publik ashtu dhe në sektorin privat.

Përballë kësaj, siç e thashë, qendron një qeveri e mashtrimit dhe një kryeministër i mashtrimit i cili nuk e ka për turp të gënjejë mbarë popullin në një kohë konferencë apo në një monolog 2 orësh siç bëri para një jave e gjysëm. E pastaj të kërcasë e të ikë pa asnjë llogaridhënie. Me 30 korrik, ka mbajtur konferencën për shtyp ku ekonomia shqiptare është në rritje, borxhet janë në rënie, kreditimi për ekonominë është në rritje, kursimi është në rritje. Por ndërkohë kishte urdhëruar rishikimin e kuadrit buxhetor afatmesëm. Ju e keni në dorë këtë dokument, apo jo?! Eshtë publik, nuk është sekret. E keni ju dhe e konsulton çdo qytetar shqiptar në faqet përkatëse të internetit apo ata që marrin mundimin të ndjekin edicionet e lajmeve. Po çfarë thotë?! Ulet me 10 % parashikimi për rritjen ekonomike të vitit 2015, nga 3 %, në 2.7 %. Por rritja nuk është as gjysma e kësaj. E thonë shifrat e tyre. I ka ulur parashikimet edhe për vitet 2016, 2017 dhe për vitin 2018.

Pra e gjithë retorika që kishte më datën 30 korrik u përgenjeshtrua nga VKM-ja që miratoi të nesërmen me 31. VKM që e përgënjeshtroi. Çfraë qendrimi është ky? Të dalësh para qytetarëve e të deklarosh do kemi rritje ekonomike 3%, kam inflacionin sipas parashikimit, kam punësimin rekord dhe të nesërmen me shkrim të përgenjeshtrosh veten tënde. Çfarë kryeministri është ky?! Apo për çfarë i merr shqiptarët?! Niveli i borxhit, se diku këto lekë do të dalin, Shqipëria do të vazhdojë të jetojë duke marrë borxh. Ky që do të ulte borxhin. Vazhdon të marrë borxh. Jo për të ndërtuar autostrada, as ura, as shkolla, as hidrocentrale. Jo jo. Por për të mbyllur vrimën e korrupsionit dhe evazionit që ka shkatërruar klientela e tij, kontrabandistët dhe evazionistët me të cilët është lidhur. Dhe ku ka shkuar borxhi?! E ka rritur parashikimin për vitin aktual në 72.2 nga 71.8 që ishte, për 2016 e ka rritur me 2.4 %, sigurisht sepse do merren më shumë borxh në 2016 sepse do bëhen gati thasët me para për zgjedhjet. Atë që ekonomia nuk e prodhon përmes rritjes reale, atë që ndërmarrjet e vogla, të mesme, të mëdha, nuk e prodhojnë për shkak të kularit që i ka hedhur ne fyt kjo qeveri, përmes kërbaçit, përmes rritjes pafre të taksave e tatimeve, përmes arbitraritetit, përmes pasigurisë juridike, atë do ta marrë borxh në emrin e çdo shqiptari, madje edhe të palindur akoma, para që do t?i shpenzojnë prapë në mënyrën më të papërgjegjshme. Ndërkohë, po i bëjnë gropën ditë për ditë ekonomisë kombëtare dhe ekonomisë familjare individuale të çdo shqiptari, nga më i varfri tek më i kamuri.

Pagat i ka parashikuar të ngrira për të gjithë periudhën dhe sigurisht që ndjeshmëria për pagat e shqiptarëve nuk mund të jetë virtyt i atyre që vetëm me pagat nuk jetojnë. Pagat i kanë shpenzimet e një dite. Pagat ngelen të ngrira. Parashikon indeksimin sipas normës së inflacionit për pensionet gjë për të cilën nuk e ka bërë, ndonëse e ka detyrim ligjor, jo angazhim politik.

Të dhënat e tjera për këtë muaj i keni parë. Inflacioni 1.3% që edhe njëherë bashkë me treguesin tjetër të nivelit të TVSH-së tregon fare qartë se se si gënjen Rama për rritjen ekonomike dhe për rritjen e konsumit. Nuk ka rritje, por rënie të konsumit. Dhe kjo, jo se e themi ne, por e thoni ju, e thonë qytetarët, e thonë dyqanxhinjtë e lagjeve, e thotë biznesi i vogël, i mesëm dhe i madh, por e vërteton me shifra vetë Banka e Shqipërisë me normën e inflacionit, dhe vetë drejtoria e Tatimeve me mosmbledhjen e TVSh-së që parashikon një rënie të konsumit në nivele prej qindra milionë dollarësh në 6 muaj e parë.

Siç paralajmëruam para dy javësh, gropa është qepur me aktin normativ me anë të cilës përpiqen të legalizojnë vjedhjen në dogana e tatime dhe ato para që u mungojnë qytetarëve thjesht u kanë vënë gërshërën investimeve, rrogave, pensioneve, shpërblimeve dhe me anë të shkurtimeve duan të mbyllin këtë gropë. Sigurisht, gropa është shumë më shumë se sa 160 milionë dollarë që u mungojnë tatimeve dhe doganave. Kjo është gropë korrupsioni. Eshtë produkt i një qendrimi të amalgamës Rama-Meta ndaj parave të publikut, një korrupsioni galopant të shtrirë, siç thonë raportet ndërkombëtare, në të gjitha nivelet e qeverisjes e do të thotë nga taksidari më i ulët deri tek kreu i qeverisjes, se ska si të jetë ndryshe. Në këtë kokteil gjenden edhe elementët e kriminalitetit e të botës së krimit, të cilët fërkojnë duart dhe janë përfitues ndër më kryesorët të kontrabandës, të evazionit dhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme siç është trafiku i narkotikëve, mbjellja e të cilit këtë vit ka shënuar rekordin e vetëm në Shqipëri.

Kam bërë publike para disa ditësh në facebook, dhe ju e keni reflektuar, se si bien gërshërët e qeverisë ku bien në fondin e pagave, për arsimtarët, mjekët, inferemierët, për të gjithë punonjësit e administratës publike, për policët, për ushtarakët, minus 960 milionë lekë ose minus 74%. Bien mbi asistencën për të papunët 20%, 200 milionë lekë shkurtime. Shkurtohen 2 miliardë lekë kreditim për energjinë ndërkohë që situata energjitike në këtë sezon turistik është për ibret. Katastrofë. Shkurtohen 2.7 miliardë lekë në ujesjellës e kanalizime, ndërkohë që thatësira ka pllakosur rrubinetat, lavamanët, shtëpitë e shqiptarëve. Shkurtohen 1.8 miliardë lekë investime në rrugë, afro 8.7% duke bërë të pamundur në vigjilje në vitin e tretë në qeverisje qoftë edhe 1 investim të ri në infrastrukturën rrugore kaq shumë të nevojshme për vendin, për ekonominë, dhe për konkurueshmërinë e e vendit dhe të ekonomisë tonë kombëtare.

Këto janë rekordet e zeza, ky është realiteti me të cilin përballemi dhe pasojat e saj kanë muaj që ndihen në arenën ndërkombëtare. Korriku kapi një tjetër rekord në Gjermani, me 7 mijë shqiptarë që kërkojnë azil. Në dijeninë time ky është rekordi i këtyre 6 muajve dhe të jeni të sigurtë se përqindja e atyre që regjistrohen nga Ministria e Brendshme federale si azilkërkues, është vetëm maja e ajsbergut, e shqiptarëve që ditë për ditë po lënë vendin e tyre. Po marrin borxh para, për të blerë pasaporta, marrin fëmijët në krah e po largohen. Edhe për këtë nuk flet Edi Rama. Madje me heshtjen e tij duket sikur po e aprovon. Kjo është receta që u ofron shqiptarëve. Të pamundurve që u premtoi 300 mijë vende pune, sot u thotë plaçkat në shpinë dhe largohuni prej vendit tuaj.

Dështimi i qeverisë në rrafshin ekonomik tashmë nuk është thjeshtë një pretendim i opozitës apo një pasqyrim mediatik, analitik apo empirik siç e provojnë vetë qytetarët në lëkurën e tyre. Eshtë edhe një konstatim i vetë qeverisë e cila çfarë deklaron ditën e parë përgenjeshtron ditën e dytë, me një skizofreni politike të pashembullt jo vetëm sot por do të thoja në 80 vite histori politike të Europës. Ku e vënë bastin këta që i trajtojnë shqiptarët si dele?! Që del sot e thotë gënjeshtër e më pas nesër e përgenjështron të zezë mbi të bardhë. Bastin e vënë tek shitblerja e votës. Bastin e vënë që çfarëdo zullumi të bëjnë, kur të vijë dita e gjykimit popullor, këta mund dhe do ti ikin gjykimit duke manipuluar votën, duke blerë votën, duke goditur dhe plagosur votën me falangat e krimit dhe me paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve. Prandaj nuk u bëhet vonë, prandaj as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen. Por hesapet i kanë bërë pa hanxhi, i kanë bërë pa popullin dhe pa opozitën. Rritja e taksave dhe tarifave, rritja e korrupsionit, bashkëjetesa dhe bashkëqeverisja me krimin janë arsyet që e kanë sjellë vendin dhe e kanë katandisur ekonominë kombëtare dhe familjare të shqiptarëve në këtë derexhe. Janë arsye se pse shqiptarët kërkojnë punë dhe nuk gjejnë punë. Janë arsyeja se pse shqiptarët nuk mbyllin dot muajin, mbi 80% e tyre. Nuk u rrokullisëm këtu aksidentalisht. Qeveria e Edi Ramës dhe Iir Metës zgjodhi ta rrokulliste vendin këtu. Sigurisht ne si opozitë, përveç denoncimit me fakte dhe argumente, përveç qendrimeve që kemi mbajtur bashkë me qytetarët, kemi shpallur edhe alternativën tonë. Vazhdimisht, dy herë e kemi çuar në Parlament e ndërkohë përgatisim së bashku me ekipin tim ekonomik në Partinë Demokratike një platformë të plotë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke filluar me një pakete emergjente të shpëtimit kombëtar si shtegu i vetëm për ndaljen e përkeqësimit dhe të rrokullisjes dhe për nxjerrjen e vendit nga gremina e mjerimit, papunësisë, ku e kanë zhytur Edi Rama dhe Ilir Meta.

Në themel të kësaj platforme qendron besimi ynë i patundur në lirinë ekonomike, në lirinë e individit, në një ekonomi transparente dhe konkuruese dhe jo një ekonomi monopolesh kontrabandistësh, evazionistësh, dhe klientelistësh. Në taksë të sheshtë më të ulëtën në ballkan si parakusht për konkurueshmërinë në thithjen e investimeve, sepse vetëm duke thithur investime do mund të hapim vende pune. Po në favor të konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare, një dalje nga rekordi i çmimeve më të larta të naftës dhe energjisë elektrike në rajon dhe ndër më të lartat në Europë. Shikoni grafikun të datës 10 gusht (sipas Global Petrol Prices), Shqipëria është ndër 10 vendet në Europë me çmimin më të lartë të naftës. Ka shkuar deri në 190 lekë para dy apo 3 ditësh dhe jemi në listë për cmimin më të lartë të naftës me Irlandën, Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Islandën, Italinë, Zvicrën, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe. Për këtë të krenohet kryeministri. Këtë ka bërë.

Heqjen e taksës ?Rama? për karburantin që sot është 240 lekë për litër që u merret nga xhepat e shqiptarëve dhe që nuk përfundon në të mira publike dhe shërbim ndaj shqiptarëve. Heqja e taksës Rama është dhe mbetet përkushtimi im kryesor dhe hapi i parë që do të hedhim për normalizimin e tregut të hidrokarbureve, të gjakut të ekonomisë duke e ndjekur edhe me masa të tjera të forta për të luftuar evazionin dhe kontrabandën në këtë sektor. E njëjta gjë për energjinë elektrike. Çmimi i së cilës u rrit me heqjen e fashës për mbi 70% të shqiptarëve dhe në fakt është një kular i madh jo vetëm në qafën e të pamundurve por edhe në qafën e ekonomisë. Eshtë një pengesë e madhe që ekonomia të gjenerojë vende pune. Ndaj, ulja e çmimit të energjisë është një nga pikat kryesore të platformës që ne po përgatisim.

Ndërkohë heqja e TVSH-së për mallrat e shportës mbetet një emergjencë për dhjetra mijë familje shqiptare që sot luftojnë për bukën e gojës së dhe kjo nuk është metafortë. Luftojnë për bukën e gojës. Heqja e TVSh-së do të japë mundësinë për një ulje deri në 20 % të miellit, sheqerit, orizit, vajit, mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tij. Për këto familje dhe fëmijët e tyre që luftojnë ditë për ditë për bukën e gojës.

Megjithatë, këto pika të platformës, që ne po përgatisim dhe sigurisht që do t?i kosnultojmë ngushtë me qytetarët shqiptarë me të gjithë grupet e interesit, dhe do ta bëjmë pjesë të betejës tonë politike në parlament, në komisionet parlamentare por edhe në sheshet e protestës qytetare popullore në qytetet dhe fshatrat tona, këto pika pra kërkojnë jetësimin e një kulture të re politike në vend që nis me refuzimin kategorik së bashkëjetesës së krimit me politikën, të bashkëqeverisjes së krimit në Shqipëri, atë që shqiptarët e njohin tashmë si procesin e dekriminalizimit. Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi me një zotim madhor para shqiptarëve për të shporrur njëherë e mirë personat me rekorde kriminale nga politika, nga vendimmarrja, nga kjo qeverisje, dhe për t?ia mbyllur njëherë e mirë derën në Partinë Demokratike po se po, por edhe anembanë në sferën e jetës publike. Së dyti, një angazhim të vërtetë dhe jo me fjalë kundër korrupsionit që është rikthyer si gangrena më e zezë e qeverisjes Rama-Meta. Them rikthyer sepse, dyshen Rama-Meta shqiptarët e mbajë mend, nuk është dyshe dhe çift i ri, pavarësisht prej divorceve. Shqipërinë e viteve 2000 dhe nivelet e korrupsionit edhe për ata shqiptarë që ndoshta i kanë harruar, se njerëzit kanë biologjikisht të ndërtuar instrumentin e harrimit të gjerave të këqia, e keni në raportet ndërkombëtare. Por tani që u bënë dhe njëherë nuse apo dhëndër, po i shikojmë se si po dhëndërrojnë.  Po shikojmë që nivelet e korrupsionit në vend dhe sofistikimi i mekanizmave të korrupsionit është padyshim ndër më të lartit në rajonin e korruptuar balkanik. Edhe këtu padyshim, jemi lider. Prandaj s?na afrohet asnjë  por përkundrazi po largohen investimet e huaja. Prandaj ekonomia është në rënie, prandaj edhe shqiptarët e ka gjithmonë e më të vështirë të gjejnë vende pune.

Emergjenca e ekonomisë kërkon veprim të shpejtë ndaj alternativa jonë do të ketë edhe një fazë emergjente të cilën do të përqiqemi ta arrijmë me të gjitha mjetet siç e thashë, parlamentare dhe ekstra parlamentare. Nuk ka kohë dhe nuk mund të pritet asnjë vit, as dy vite, shembja totale e kësaj ngrehine të korruptuar të dyshes Rama-Meta sepse hallet e shqiptarëve nuk presin. Çfarë të presin?! Të boshatiset Shqipëria?!  Imazhi i së cilës ka rënë përtokë si në ditët më të zeza të këtyre 25 viteve tranzicion për shkak të dhjetra mijë shqiptarëve që vërshojnë në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së për shkak të pamundësisë për të siguruar një jetë këtu. I patë besoj fotot e bashkëatdhetarëve tanë në mes të refugjatëve të dëshpëruar afrikanë që kishin kaluar tunelin e kanalit të Lamanshit. Ky është imazhi i vërtetë i vendit. Nuk janë qeveritarët që kapardisen mes luksit. Ky është imazhi i vërtetë i vendit. E paimagjinueshme për një vend që 6 vjet më parë u bë anëtar i NATO-s, e paimagjinueshme për një vend që një vit më parë fitoi statusin e vendit kandidat. Kush ka pasur rastin të udhëtojë në muajt e fundit dhe të shikojë ndryshimin e sjelljes së rojeve kufitare të zonës Shengen në raport me qytetarët shqiptarë e kupton se ku e katandisur imazhin e shqiptarit Edi Rama dhe Ilir Meta.

Sigurisht ky është një shqetësim i madh dhe një poshtërim i madh që ne nuk e pranojmë por puna duhet filluar me barkun bosh në tavolinat e boshatisura të shqiptarëve, me ekonominë individuale familjare, me ekonominë kombëtare dhe me ndaljen e kësaj çmendurie të taksave të larta dhe të evazionit e korrupsionit të lartë ndaj dhe kjo është thirrja parë, këmbana e parë e alarmit për sezonin që sapo nis dhe është prioritet i prioriteteve së bashku me dekriminalizimin dhe betejen e krihimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për Partinë Demokratike, për opozitën dhe për mua si kryetar i saj.

Bashkëbisedimi i plotë me gazetarët, pyetje-përgjigje

Pyetje: Do të nisem te ajo që ju thatë në fund. Thatë që do të synonit shembje të dyshes Rama-Meta. Deri ku synoni ose si do ta bëni këtë shembje të dyshes Rama-Meta? Revolucion popullor, siç ka thënë kryeministri Berisha? Folët ose bëtë një analizë të rekordeve negative të kësaj qeverie siç thatë ju, por mesa duket qytetarët shqiptarë nuk mendojnë njësoj si ju, e votëbesuan këtë qeveri në zgjedhjet lokale, nuk ishin zgjedhje politike, por e votbesuan me votë duke e rimandatuar në një farë mënyre. Kur do ta bëni ju analizën e Partisë Demokratike dhe të humbjes së këtyre zgjedhjeve z.Basha apo vazhdoni të jeni me pushime duke qënë se është muaji Gusht? Kur do të nisë ky proces? Ndoshta është me pak interes dhe fakti që ju keni dorëzuar tashmë Bashkinë e kryeqytetit, Bashkinë e Tiranës që drejtuat për katër vite. Z.Veliaj ka premtuar ose është angazhuar për rikthimin e projektit Rama për bulevardin dhe nuk e di keni një opinion për të ndarë me këtë dhe cila është gjendja financiare që latë në Bashkinë e kryeqytetit në këto momente?

Basha: Po e nis me këtë të fundit. Gjendja financiare është bërë publike nga ish-zv.kryetari z.Bozdo, një gjëndje financiare tërërisht e paparaleltë me atë që la z.Rama 4 vite më parë, me rrogat e dy muajve në fondin e Bashkisë dhe mjaftueshëm para për të operuar më tej. Sigurisht kjo nuk është garanci. Kjo kërkon një administrim të përgjegjshëm dhe administrimi i përgjegjshëm fillon me mbështjen tek e vërteta dhe jo tek gënjeshtra dhe të gjithë e dimë këtu, dhe shumë që na ndjekin e dinnë pavarësisht ju pëlqen apo jo, që e vërteta është një problem i madh i kryebashkiakut të ri të Tiranës. Megjithatë, kjo është një çështje që do të ndiqet hap pas hapi, jam i sigurt që do ta ndiqni dhe ju. E njëjta gjë vlen edhe për ilustrimin që dha. Kush prej jush e ka parë projektin Rama për bulevardin? Sepse nuk ka një projekt Rama për Bulevardin. Ka një plan francez që mbaronte tek stacioni i trenit. Megjithatë këto janë çështje që ju i investigoni shumë më mirë, sesa një polemikë këtu për këtë çështje. Investigoni dhe gjeni kush e ka projektin Rama për Bulevardin, sepse ju e dini shumë mirë që nuk ka. Nuk ekziston një projekt për bulevardin. Ka një plan francez që mbaron te stacioni i trenit. Kam qënë 4 vjet Kryetari i Bashkisë, e di këtë.

Tani të vijmë te çështjet kryesore. Fola për një shembje të sistemit, të korrupsionit dhe të kriminalizimit të politikës. Ky sistem ka nisur të shembet, edhe me kontributin e opozitës, edhe me kontributin e qytetarëve, por mbi të gjitha sepse është një sistem i cili nuk mund të qëndrojë në këmbë. Parimet e këtij sistemi që lidhin në bashkëqeverisje Edi Ramën dhe Ilir Metën janë parime të vetë shërbimit dhe jo shërbimit ndaj qytetarëve. Dhe si të tilla janë të destinuara të mos prodhojnë as rritje rrogash, as rritje pensionesh, as investime, as ulje të borxhit, as punësim, por të prodhojnë ngrirje të rrogave, pensione nën indeksin e inflacionit, shkurtim të investimeve, papunësi masive, eksod. Të vetmit që përfitojnë janë dyshja Rama-Meta dhe klientela e tyre. Pra, në vetvete ky është një sistem autodestruktiv, problemi është me çfarë kosto me çfarë fature dhe çfarë qëndrimi duhet të mbajë opozita dhe qytetarët? Të rrijmë duar kryq e të presim të enjten në parlament për të thënë të vërtetat tona? Ti japim alternativën tonë siç e kemi dhënë dhe të shohim kartonat e verbër dhe të shurdhër që votojnë kundër interesave të zgjedhësve të tyre? Apo të shikojmë sesi Edi Rama dhe Ilir Meta, pasi kandidojnë persona me rekorde kriminale që tashmë i njeh gjithë bota për kryetarë bashkie, trafikantë droge si Elvis Roshi, Artur Bushi me shokë, sepse këta të dy u publikuan por kanë dhe dhjetra të tjerë, u dalin dhe në krah. Shkoi dhe për pushime në Kavajë, s?mund të rrijë pa i dalë në krah trafikantit, sepse janë pjellë e tij. Jo trafiku, por futja e tij në politikë. Nuk ka qënë anëtar i Partisë Socialiste Elvis Roshi. As Artur Bushi. I ka sjellë Edi Rama. I ka gërmuar dhe i ka sjellë me rekorde kriminale. Pra të presim që këto banda kriminale që e treguan se kush janë në zgjedhjet e 21 Qershorit, bashkë me paratë e korrupsionit të sigurojnë deformimin për herë të dytë të votës së shqiptarëve? A mendoni ju, a mendojnë qytetarët shqiptarë se kjo është përqasje që e bën opozitën shqiptare konstruktive dhe europiane? Për mendimin tim jo. Për mendimin tim kjo e bën opozitën bashkëfajtore, në mihjen e varrit të Demokracisë problematike, tranzitore shqiptare dhe bashkë me të, të ekonomisë së vendit, të ekonomisë familjare, individuale të çdo shqiptari. Ndaj, rruga për të dalë nga kjo gjendje është beteja, është përballja. Eshtë alternativa dhe bashkëpunimi me çdo forcë politike dhe jo vetëm që sheh përpara drejt një Shqipërie pa korrupsion apo me luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, me instrumenta dhe rezultate të matshme, të një Shqipërie që nuk bashkëqeveriset nga kriminelët, të një Shqipërie të taksave të ulëta, të ekonomisë transparente, të konkurencës së vërtetë dhe të një qeverie, që në vend ti plasë shpirtin qytetarëve me kërbaç në rrugë dhe propagandë në televizion orë e minut, të bëjë punën e vet, të bëjë punën, të jetë në krye të detyrës për të siguruar shtet ligjor, siguri juridike për qytetarët dhe për faktorët ekonomikë dhe siç e thashë transparencë dhe konkurencë të ndershme për këdo. Mundësi të barabarta për çdo shqiptar, që sigurisht çdo shqiptar ti shfrytëzojë sipas kapaciteve dhe aftësive të veta. Për këtë fola, kjo është shembja dhe mbi shembjen ka një ndërtim të ri të standardit modern europian që meritojnë shqiptarët në 2015 e më tutje dhe jo të këtij prapaktheu të shëmtuar në ditët më të zeza të korrupsionit dhe të krimit që na ka ofruar çifti i rimartuar Rama-Meta.

Pyetje: Z.Basha për të qendruar te ajo që ju quani martesë Rama-Meta, ish-kryeministri e quante prostitucion, megjithatë a ka gjasa që në të ardhmen siç përflitet në qarqe mediatike, që të ketë një martesë mes jush dhe një prej anëtarëve të këtij koalicioni Metës ose Ramës apo ajo që thoni ju, shembja, a ka gjasa që njëri prej tyre të sakrifikohet, ndërkohë që njëri mund të ringrihet? Pra një koalicion i majtë me të djathën.

Basha: Faleminderit! Unë e kuptoj tundimin mediatik që shpesh herë kthehet dhe në një opinion publik, për të rendur drejt sensacionit dhe personalizimit. Ky nuk është vetëm një ves do ta quaja, apo një zakon, mos të jem moralizues shqiptar apo dhe mesdhetar, ndryshe, vendet me efiçente të Europës janë ato që në vend të personalizimit merren me thelbin e çështjes, dhe thelbi i çështjes është që Shqipëria sot është katandisur në një vend të kategorisë së fundit në Europë, për shkak të kriminalizimit të vendimmarrjes, ngritjes së korrupsionit në sistem duke kapur edhe një herë çdo hallkë të qeverisjes, siç thotë raporti i Departamentit të Shtetit dhe humnerës ekonomike ku e kanë sjellë Edi Rama dhe Ilir Meta dhe prokuopimi im si Lulzim Basha, Kryetarit të Partisë Demokratike, Kryetarit të opozitës, nuk është aspak as individi Edi Rama, as individi Ilir Meta, por është qytetari shqiptar, hallet dhe problemet e tij. I gjithë fokusi im është t?u ofrojë së bashku me qëndresën opozitare që është detyrë e imja, edhe alternativën dhe rrugën e daljës nga kjo situatë. Ju siguroj që kjo rrugëdalje nuk ka mundësi të kalojë nga arkitektët e kriminalizimit dhe të vendimmarrjes së qeverisjes në Shqipëri dhe nga personat në të cilët korrupsioni po kap maja të panjohura edhe për Shqipërinë në këto 20 vite. Nuk ka asnjë mundësi, në qoftë se pyetja është thjeshtë një pyetje teorike cinike, a është Partia Demokratike e gatshme të bëjë një koalicion për hir të pushteteve të karrigeve, përgjigjia është e prerë, JO. JO, por është e gatshme për një betejë frontale me korrupsionin dhe me krimin, frontale me çdo çmim dhe me çdo kosto dhe pa asnjë kompromis. Pa asnjë kompromis, pa asnjë kompromis. Ta keni 3 herë që ta ruani dhe në arkivë. Pa asnjë kompromis me krimin dhe korrupsionin. Të gjithë shqiptarët meritojnë më mirë, edhe socialistët Shqiptarë meritojnë më mirë. Ky është qëndrimi im.

Pyetje: Ju folët për rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A ka parashikuar deri tani Partia Demokratike se si do të përfshihet në reformën zgjedhore, kur ajo mund të bëhet pas rekomandimeve të 2013 dhe 2015. A do të kërkoni ndryshim të sistemit zgjedhor dhe në rast se do të preket Kushtetuta për shkak të rofrmës në Drejtësi?

Basha: Së pari, problemi i zgjedhjeve të 21 Qershorit nuk ishtë problem ligji zgjedhor. Ishte një problem vullneti politik. Ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Shqipërisë, në mënyrë kategorikë ndalojnë, dhe shpirti kushtetues ndalon shit-blerjen e votës, kërcënimin e votuesve, kapjen e institucioneve zgjedhore, përdorimin e policisë. Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, e rendit ndër krimet më të rënda angazhimin e bandave me armë të paligjshme në brez, 10 metra nga sytë e policisë, për të kërcënuar zgjedhësit, 10 km nga kryeqyteti, në Vorë, e jo më pastaj në vende të tjera në qytete dhe Bashki të tjera të vendit. Nuk është problem ligjor, ndonëse ka vend, edhe për përmirsim ligjor, kandidimi i personave me rekorde kriminale, poshtërimi i Shqiptarëve duke kandiduar tutorët dhe trafikantët e drogës. Janë qëndrime politike, ky është Edi Rama dhe Ilir Meta, kjo është fytyra e tyre, kjo është mendësia e tyre, këtë dijnë të bëjnë ata për vendin, këtë i ofrojnë ata vendit. Këtë dinë të bëjnë dhe këtë dinë ta bëjnë shumë mirë. Prandaj, problemi në thelb nuk është një problem ndryshimesh ligjore. Natyrisht, në kuadër të një oferte, të një platforme, të një përfaqësimi sa më të mirë të shiptarëve, të dëgjimit sa më të mirë të zërit të qytetarëve të Shqiptarëve, jo vetëm në ditën e votimit, por çdo ditë. Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar për të parë së çfarë përmirësimesh mund të kemi dhe në kuadër insitucional e ligjor. Fakti që shumica në Parlamentin Shqiptar, sillet si një masë amorfe nënpunësish gojëkyçur të kryeministrit dhe jo gardianë të interesit publik, është një këmbanë alarmi për funksionalitetin e këtij konstrukti në kushtet aktuale, të cilat janë ndër më të zezat, por këto janë ato që testojnë sistemin. Kryesore dhe vendimtare për ne mbetet beteja pa kompromis kundër dy aspekteve më kryesorë që shkatërruan zgjedhjet e 21 Qershorit, kriminalizimit të politikës dhe korrupsionit si burim i parave me të cilat u blenë votat e shqiptarve.

Pyetje: Meqënëse mbuloj edhe sektorin e ekonomisë, ju folët edhe pak më parë edhe për ekonominë. Në shtator kryeministri Rama ka deklaruar se do të nisë një luftë të ashpër ndaj informalitetit. Pra për të realizuar edhe të ardhurat, por dhe për të luftuar informalitetin. Ju si e komentoni këtë veprim që do të ndërmarë qeveria? Banka e Shqipërisë përpara disa ditësh deklaroi se ekonomia në 6-mujorin e dytë të vitit do të ulet për shkak të krizës greke. Mendoni se është kriza greke shkak i rënies së ekonomisë? Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi të ndalojë apo të bllokojë për një vit ndërtimet në të gjithë Shqipërinë. Në fletoren zyrtare është botuar edhe vendimi duke përjashtuar 14 bashki nga ky rregull, 12 prej te cilave janë të majta. Ju si e mendoni këtë veprim?

Basha: E fundit flet vetë besoj. Ndonëse u largua nga vota e qytetarëve nga godina e Bashkisë së Tiranës, shpirti i kryeministrit mbeti aty dhe tani është rikthyer me atë që faktikisht është zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është Edi Rama. Mos të kemi asnjë iluzion për këtë. Dhe prapa kësaj skene padyshim qëndron pasioni i vjetër i Edi Ramës për ta parë urbanistikën dhe zhvillimin urban të qytetit të Tiranës dhe sot kryeqytetit të gjithë Shqipërisë, jo si një impuls zhvillimi ekonomik, por si një bankë personale pushteti dhe të ardhurash. Në thelb reflekton mentalitetin antidemokratik sepse pushteti vendor është një pushtet autonom, i pavarur nga pushteti qendror i varur nga pushteti i qytetarëve. Reflekton shpërfilljen e madhe që ka ndaj shtetit ligjor sepse ka një vendim të gjykatës kushtetuese, i cili është shprehur fare qartë duke ndaluar dhe hedhur poshtë mashën qeveritare mbi kompetencat e pushtetit vendor. Diçka për të cilën dikur Edi Rama mobilizonte deputetët te Zogu i Zi, në qoftë se e mbani mend. Por në valën e problematikës që ka kapluar vendin, kjo nuk është gjë tjetër përveçse pjesë e mozaikut të arbitraritetit, paligjshmërisë, dhe korrupsionit politik si forma më e lartë e korrupsionit dhe financiar që karakterizon qeverinë e Edi Ramës. Përndryshe, lufta ndaj informalitetit duhej të kishte filluar që ditën e parë, siç u betua edhe përpara gazetarit të BBC, por në vend të luftës kundër informalitetit, nisi një luftë e paprinciptë, kundër joklienteles qeveritare. Çdo kush i cili nuk i bindej tekave së dyshes Rama-Meta zhvendosej me forcë nga fusha të veçanta të biznesit dhe veprimtarisë ekonomike. Eshtë një nga fenomenet më të shëmtuara të tipit mafioz. Pse?! Që të vinin Hasanët dhe Hysenët e Metës dhe të Ramës? Ortakët e tyre, të cilët në vend të sipërmarjes ekonomike si një qëllim fisnik në vetvete dhe si burim kryesor i punësimit për shqiptarët, kishin si synim kryesor kapjen e degëve të ekonomisë dhe kanalizimin e të ardhurave në xhepat e tyre dhe padronëve të tyre. Çfarë do të thotë luftë ndaj informalitetit? Do të thotë që miqtë e tu që drekojnë e darkojnë edhe sot në pushime, edhe pse i fshihen objektivave të kamerave, që janë përgjegjësit kryesorë të evazionit fiskal, të naftës, të cigareve, do të ndalohen në Shtator ? Absolutisht jo. Do të ndodhë edhe ajo që ju thashë në raport me energjinë elektrike. I vunë kularin shqiptarëve me rritjen e çmimit të energjisë. Korrupsioni, taksat e larta, akcizat e larta, arbitrariteti, mungesa e sigurisë juridike, qendrimi ndaj sipërmarrësve të vegjël, të mesëm, të mëdhenj si lopë për tu mjelur për xhepat e qeveritarëve, janë thelbi i rrokullisjes dhe i falimentimit të ekonomisë shqiptare. Natyrisht fakti që në Greqi ka një krizë ekonomike nuk i ndihmon gjërat, por nuk është kriza ekonomike në Greqi, shkaku i kësaj gjendje, janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Shkaku i papunësisë janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Shkaku që shqiptarët kërkojnë punë dhe nuk gjejnë, janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Shkaku që shqiptarët marrin rrugët e kurbetit janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Arkitektët e krimit dhe korrupsionit janë Edi Rama dhe Ilir Meta. 2 vjet janë mëse të mjaftueshëm për të parë të vërtetën në sy. Detyra ime si kryetar i Opozitës është që ta them me zë të lartë, detyra juaj si media është ta pasqyroni sa më besnikërisht, e di që e keni të vështirë, gjithmonë e më të vështirë, por në fund të fundit qytetarët janë ata që vendosin e do të vendosin ose me një sistem të rregullt zgjedhjesh të lira e të ndershme, ose përndryshe me forcën e vërtetë që çdo sovran ka në Demokraci. Një gjë është e sigurtë. Shqipëria nuk do të kthehet në një oligarki të dyshes Rama-Meta. Unë jam i bindur që shqiptarët e nëpërkëmbur, të braktisur, të zhgënjyer, të çdo kategorie, votues tanë apo votues të tyre, do ta gjejnë forcën për tu ngritur së bashku me ne, së bashku me mua për të kthyer vendin në binarët e ligjit, transparencës, konkurencës së ndershme të një Shqipërie, mundësisht të barabarta për çdo shqiptar, pavarësisht moshës, bindjeve politike apo prejardhjes gjeografike, ekonomike apo shoqërore.

Pyetje. Z.Basha, ta nisim nga protestat. A duhet të përfytyrojmë në shtator një opozitë që është edhe në parlament edhe në protesta?

Basha: Ne e kemi shpallur parlamentin si arenën tonë kryesore të betejës politike dhe sigurisht parlamenti do të vazhdojë të jetë arenë e betejes politike. Por duke nisur nga shtatori, Partia Demokratike dhe unë personalisht do të angazhohemi në një bashkëbisedim, dialog, dëgjim, bashkëveprim me qytetarët në të gjitha formatet. Kudo që ata janë. Për të parë së bashku dhe për të korigjuar së bashku me ta edhe shënjestrën tonë politike, për të parë sa thellë shkojnë problemet që ne kemi denoncuar. Për të gjykuar së bashku me ta zgjidhjet dhe për të vendosur bashkë me ta rrugët e zgjidhjeve. Formati i këtyre takimeve dhe i protestës si një mjet legjitim demokratik do të përcaktohet qartësisht nga mundësia apo pamundësia e këtyre që janë përgjegjësit që kanë çelësat e qeverisjes sot, për të dëgjuar zërin e bashkuar të qytetarëve shqiptarë dhe të opozitës shqiptare

Pyetje: Do të thotë që s?do të ketë protesta?

Basha: Nëse doni kalendarin e Partisë Demokratike jashtë Parlamentit, do e keni edhe atë por bëni durim.

Pyetje: Pyetja ime ishte tek filozofia e opozitës nëse do të ketë protesta paraprakisht. A ka vendosur opozita të bëjë protesta apo jo?

Basha: Filozofia e opozitës nuk kërkon vendimarrje formale do të ketë apo jo protesta. Partia Demokratike ka një marrëdhënie të shenjtë dhe të palëkundur me qytetarin shqiptar. Dhe sa herë që protesta, si mjeti me demokratik, më sublimi i demokracisë, vjen dhe thirret në skenë si një mjet komunikimi ndaj autoriteteve, ndaj qeverisë, do të përdoret plotësisht si një mjet legjitim nga Partia Demokratike, nga unë sëbashku me qytetarët.

Pyetje: Këmbëngula tek kjo pyetje sepse PD-ka ka dy vjet që ka provuar dhe tentuar të arrijë diçka me protesta siç ishte për votën në Korçë, njëherë për gjendjen e ekonomisë, njëherë për narkotrafikun, por asnjëherë nuk e ka arritur shënjestrën e vetë?

Basha: Nuk do të thoja kështu, sepse shkalla e ndërgjegjësimit qytetar dhe tashmë ndërkombëtar për problemet e mëdha të qeverisjes Rama-Meta në raport me krimin në pushtet dhe cënimin e votës dhe me korrupsionin, janë dëshmues i qendrimeve të drejta dhe taktikave të drejta të Partisë Demokratike. Sigurisht komunikimi me qytetarët ka pothuaj një pafundësi mënyrash por protesta ka qënë një nga mjetet më të sukseshme të mobilizimit, jo vetëm të zërit qytetar që mbështet opozitën, por të ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë në tërësi.

Pyetje: A qendron protesta si një mjet për të arritur diçka me këtë qeveri?

Basha: Absolutisht po.

Pyetje: A do të riktheheni në komisionin e reformës në drejtësi?

Basha: Kjo varet tërësisht nga vullneti i maxhorancës e cila nga njëra anë është zotuar para partnerëve ndërkombëtarë se do të ndërtojë një frymë konsensusi me opozitën për reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër që në mbledhjen e parë i ka rënë me shkelm këtij angazhimi. Ne presim që ti përmbahen angazhimit dhe sigurisht nëse nuk i përmbahen, ne fasadë nuk bëhemi, nuk jemi bërë dhe nuk do të bëhemi.

Pyetje: Një pyetje për të shuar kureshtjen nëse ka pasur ndonjë tentativë për t?iu joshur ju si opozitë, për të mos u hedhur fajin mediave më pas?

Basha: Më vjen keq por unë nuk ua hedh fajin mediave dhe s?mund ta bëj. Fola për personalizimin. Për mua është parësore në kuptimin e qendrimeve politike, qytetare, por nuk është momenti për ta diskutuar. Duhet të shikojmë thelbin e gjësë dhe jo personin. Eshtë e pamendueshme të pyesësh Lulzim Bashën pas dy vitesh luftë kundër kriminalizimit të politikës, pas një qendrimi të përsëritur kundër zhytjes së vendit në ngrehinën më të rëndë të korrupsionit, a do bësh koalicion me njërin apo tjetrin nga bashkëqeverisësit, apo bashkëkeqqeverisësit e Shqipërisë.

Pyetje: Historia ka provuar të kundërtën?

Basha: Secili përgjigjet për historinë e vet. Unë mendoj që në qendrimet e mia kam qënë koherent dhe lehtësisht i zbërthyeshëm. Të paktën ky është qëndrimi im ndaj publikut.

Pyetje: Por ju keni bashkëqeverisur me z Meta?

Basha: Sikundër kemi mbajtur qendrimet tona për fenomenet që kanë dëmtuar atë qeverisje, së fundmi në analizën që kemi bërë para një viti të rezultatit të 23 Qershorit.

Pyetje: Gjatë kësaj kohe, a ka pasur ndonjë tentativë pas zgjedhjeve, për ndonjë marrdhënie që nuk e dimë, për ndonjë koalicion mes PD dhe PS apo mes PD dhe LSI-së?

Basha: Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk ka patur dhe nuk pranon të angazhohet në asnjë kulisë politike apo parapolitike që synon të largojë në mënyrë të dëshpëruar vemendjen nga keqqeverisja e dyshes Rama-Meta dhe ta bëjë Partinë Demokratike, nga shpresën gjithmonë e më të madhe të shqiptarëve për zgjidhje, ta kthejë atë në një patericë të problemit. Kjo nuk ka ndodhur e s?ka për të ndodhur.

Pyetje: Z Basha dua t?u pyes si ish kryetar i Bashkisë. Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim ndaj jush për dhënien e 129 lejeve të ndërtimit me shkeljen e ligjit. Keni firmosur ju në kundërshtim me ligjin? Dhe diçka tjetër për kureshtje meqë folët për demokracinë dhe Shqipërinë Europiane. A do të kishte qënë një element demokratik edhe dorëzimi i detyrës për pasardhësin?

Basha: Detyra i është dorëzuar në mënyrën më transparente dhe më të plotë, dhe kjo është bërë me urdhërin tim dhe mbikqyrjen time. Do të kisha pasur dëshirë ti dorëzoja personalisht detyrën cilitdo kryetar të bashkisë së Tiranës që do të zgjidhej në krye të bashkisë pas një procesi me të vërtetë të panjollosur. Nuk besoj se ky ka qënë rasti. Megjithatë, pavarësisht prej bindjes time personale në qendrimin tim si kryetar në detyrë, detyra i është dorëzuar në mënyrë ekzemplare të pandodhur më parë në bashkinë e Tiranës, me dosjet e plota, me nënkryetarin e Bashkisë në detyrë, vënien në dispozicion të gjithçkaje. Pyetja tjetër, kam përshtypjen është përsëri një investim politik i dëshpëruar për të larguar vemendjen nga problemet e mprehta të vendit. Nuk ka një hetim të Prokurorisë që ka nisur dje, por ka një padi të Edi Ramës që ka nisur prej një viti dhe në dijeninë time, Prokuroria prej një viti ka marrë të gjitha hapat për të verifikuar, siç është rasti, kur ka padi të tilla nëse ka apo jo diçka në këtë padi. Sigurisht që, bashkia e Tiranës nën drejtimin tim ka vepruar në bazë të ligjit dhe vetëm ligjit. Dhe në raport me veprimtarinë e urbanistikës ekziston dhe një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili është publik dhe mediatik, merreni dhe studiojeni. Pjesa tjetër pastaj, siç e thashë, është një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës për të larguar vemendjen nga problemet kapicë, autori i të cilave është ai bashkë me ortakun e tij politik.

Pyetje: Z.Basha, plaformën tuaj do ta paraqisni si oponencë ndaj aktit normativ të buxhetit apo si projektligj më vete?

Basha: Për modalitetet dhe transparencën si në konsultim ashtu edhe në shpalljen e platformës tonë, sigurisht që ne do të jemi shumë të hapur dhe bashkëpunues me ju dhe me qytetarët. Thelbi është ai që ju thashë.

Pyetje: Z.Basha, si i shihni zërat kritikë Brenda PD-së, kam parasysh zonjën Topalli, për humbjen e zgjedhjeve të 21 Qershorit?

Basha: Si kryetar i Partisë Demokratike unë kam një zotim publik që ditën e parë dhe do t?i rri besnik në çdo çast, lirinë e shprehes së çdo anëtari të Partisë Demokratike, mendimin e lirë të çdo anëtari të Partisë Demokratike. Kjo është një nga shtyllat, një nga kordonët e ADN-së së Partisë Demokratike.

Pyetje: Meqë jemi në Shkodër, z Basha ka raportime në media se z.Çobaj dhe znj. Ademi kanë konflike në lidhje me ndarjen e drejtorëve në bashki. A ka pasur dje një takim?

Basha: Mashtrim 100%. Jo 99 por 100% mashtrim.

Pyetje: Z.Basha, ka pasur një deklararë nga kreu i PD-së në Gjirokastër se një ish ministër demokrat ka investuar në fushatën e së majtës. E keni ndjekur këtë reagim?

Basha: Çdo anëtar i Partisë Demokratike është i lirë të shprehë mendimet e tij. Sigurisht bashkë me shprehjen e mendimeve vjen edhe përgjegjësia. Ky është qendrimi im.

Pyetje: z Basha, në zgjedhjet e fundit, PD-ja kandidoi figura me integritet të lartë por që nuk dolën fitues qoftë edhe për shkak të kandidatëve të inkriminuar. Flas edhe për z.Kosova në Tiranë dhe figura të tjera në rrethe. A do ti përfshijë Partia Demokratike këta persona në platformën e vet që do të nisë nga shtatori dhe nëse po deri në çfarë nivelesh?!

Basha: Potencialet e jashtzakonshme të Partisë Demokratike që u angazhuan ose si kandidatë ose me detyra të tjera në fushatën e kaluar elektorale, sigurisht nuk e kanë mbyllur karrierën e tyre politike me 21 Qershor. Përkundrazi, kanë fituar një përvojë të çmuar të cilën në qoftëse janë të gatshëm ta vendosin në funksion të Partisë Demokratike, unë kam vullnetin e dëshirën dhe inkurajimin e plotë që të vazhdojnë të jenë asete të çmuara të rrugëtimit të Partisë Demokratike drejt rikthimit si forca që ka besimin më të madh me votë të shqiptarëve.

Lajmet e fundit nga