LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egjipt, ISIS ekzekuton pengun e radhes, kroatin Salopek

12 Gusht 2015, 13:11, Kosova & Bota CNA

Dega e Shtetit Islamik në Egjipt, Provinca e Sinait, që shtrihet në gadishullin e Sinait, ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pengun kroat, Tomislav Salopek, 31 vjeç, duke publikuar një foto, në të cilët pretendohet të shfaqet trupi i tij pa kokë, në llogarinë e grupit xhihadist në Twitter.

Një ish-punonjës i një kompanie franceze, Salopek ishte marrë peng më 22 korrik në rrugë, teksa gjendej në jugperëndim të Kajros. Ditën e premte të javës së kaluar, grupi kërcënoi se do ta vriste pengun brenda 48 orëve, nëse qeveria egjiptiane nuk do të lironte gratë myslimane të burgosura në Egjipt.

15:50 Kosova & Bota

Të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tr...

Lajmet e fundit nga